LIVE UPDATES
Aktualitet

"Trashëgoi" 1 mln euro nga gruaja e ndjerë angleze. Në Shqipëri ia bllokojnë për pastrim parash

16 Maj 2022, 16:35 Nga DOSJA
"Trashëgoi" 1 mln euro nga gruaja e ndjerë angleze. Në
Foto ilustruese

TIRANË- Një shqiptar i cili është vendosur nën hetim për pastrim parash nga prokuroria e Durrësit, ka dorëzuar një nga versionet më të pabesueshme përmes të cilit ai argumenton paratë e sekuestruara nga shteti shqiptar në vlerën e një milionë eurove. Siç iu tha Gazetës “Si” nga policia lokale që referoi më pas çështjen në prokurori, hetimi i nisur prej 2015-s vijon ende me vendime gjykatash e rikthime hetimesh, teksa 1 milionë eurot vijojnë të jenë të bllokuara. Ky shtetas vazhdon të jetojë me dokumenta të paligjshme në Londër dhe punon në të zezë, ndërsa në Shqipëri betejën ligjore po e çojnë përpara familjarët e tij.

Burimet i thanë Gazetës "Si" se është marrë rrëfimi i shtetasit K.T, që këmbëngul se në vitin 1996 kur u zhvendos në Britaninë e Madhe u martua me një grua të moshuar, e cila gjatë ceremonisë së dasmës ishte 65 vjeçe. Nga hetimet ka rezultuar se K.T. është martuar me shtetasen angleze Yeeta da Costa (Winterman) e datëlindjes 05.10.1935. Ky shtetas tregon se pas pesë vjetësh nga martesa, në 30 prill të vitit 2001, gruaja angleze ndërroi jetë. Duke qenë se ajo nuk kishte fëmijë dhe të afërm të saj, trashëgimtarë, e gjithë pasuria që ajo kishte, sipas legjislacionit vendas i kalon atij.

“Duke qenë se ajo nuk kishte fëmijë dhe të afërm të tjerë për trashëgimtarë, e gjithë pasuria që ajo kishte, sipas legjislacionit vendas, i kanë kaluar shtetasit K.T. Martesën e ka kryer në Londër, në zyrën e regjistrimit të martesave dhe ka jetuar me të në adresën "Lincoln House, Flat 2, 89 Westboume Tarrace W2 6QS". Pas vdekjes së saj, ky shtetas ka shitur shtëpinë ku kanë jetuar bashkë, me një vlerë prej 210.000 paundësh, por nga kjo shumë ka përfituar vetëm 70.000 paundë. Gjithashtu lidhur me burimin e të ardhurave të krijuara, shtetasi K. T. ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë emigrant ekonomik në Angli dhe se ka punuar pa qenë i regjistruar, pa dokumenta. Ai ka punuar si mjek popullor”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Durrësit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, thonë burimet në vazhdim të hetimeve, u ka përcjellë autoriteteve britanike dy letërporosi me anë të të cilave kërkohen marrja e provave dhe verifikimi i pretendimeve të paraqitura nga ky shtetas lidhur nga benefitet që ai fitoi nga martesa me anglezen.

“Është vendosur pezullimi i hetimeve të procedimit penal Nr.2185/2015 në pritje të letërporosisë së autoriteteve britanike dhe me Vendimin e datës 26.11.2015, është vendosur sekuestrimi në Bankat e Nivelit të Dytë të shumave të depozituara në llogarite rrjedhëse, nga shtetasi K. T dhe babai i tij S.E. Vendimi i mësipërm është marrë në funksion të sigurimit të provave të tjera dhe të zgjerimit të hetimeve lidhur me veprën penale të pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, që parashikohet dhe u është dërguar për veprim Bankave të Nivelit të Dytë,”- shkruhet në dosjen që iu tregua Gazetës "Si".

Por dosja tregon gjtihashtu edhe se familjarët e të dyshuarit kërkojnë heqjen e masës së sigurimit ndaj llogarive me vlerën e 1 milionë eurove, megjithëse është vlerësuar se sekuestrimi ishte kryer në mënyrën e duhur me prova.

Hetimet për transaksionet ngecën me mospërgjigjen e britanikëve - thonë burimet e Gazetës "Si" në qytetin e Durrësit - teksa kërkuesi këmbëngul se "po plaket dhe se i duhen paratë e tij që i trashëgoi nga ish-bashkëshortja angleze".

Autoritetet këmbëngulin se procedimi penal ka nisur “pasi ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova për veprimtari kriminale, ndaj janë sekuestruar llogaritë bankare". "Në emër të shtetasit K.T., në mënyrë periodike është mbyllur një shumë prej një milion eurosh, me përshkrimin të 'ardhura nga emigracioni'. Është bllokuar dhe llogaria në emër të familjarit të tij“, thuhet në dosjen hetimore. Sipas kësaj të fundit, në fillim babë e bir kanë pretenduar se paratë vinin nga shitja e mjaltit dhe shitja e një shtëpie.

Prokuroria i thotë Gazetës “Si” se “shuma e ngurtësuar nuk i përgjigjet burimit të të ardhurave dhe ka dyshime se këto të ardhura janë të djalit të të moshuarit që kërkon kthimin e 1 milionë eurove.” I riu që u martua me britaniken që ndërroi më pas jetë, vazhdon sipas Policisë së Shtetit të jetojë me dokumenta të paligjshme në Londër dhe punon në të zezë.

“Për shkak se informacioni për verifikimin e pretendimeve, duhej të merrej nga Mbretëria e Bashkuar për aktivitetin e këtij personi në këtë shtet, lidhur me faktin e të ardhurave që ka përfituar nga trashëgimia, akuza ka përcjellë dy letër porosi, por ende nuk janë marrë përgjigje zyrtare. Dhe sipas akuzës, për sa kohë nuk është zbardhur veprimtaria e këtij shtetasi për 13 vitet e fundit, ka dyshime se ai pastron para dhe se nuk ka trashëguar asnjë gjë nga ish-gruaja.

Familjarët ndjekin betejën Tiranë

Nga ana e kërkuesit Sh.T, në datë 17.12.2018 u paraqit kërkesa për heqjen e masës së sekuestrimit mbi depozitat bankare të vendosur me vendimin e datës 26.11.2015 të Prokurorisë. Gjykata në analizë të provave të administruara vlerëson se kjo kërkesë është e pabazuar dhe se vendimi i datës 26.11.2015 me të cilin është vendosur sekuestrimi (bllokimi) i shumave të depozituara në llogaritë (depozitat) nga kërkuesi Sh.T është bërë në përputhje me nenin 210 të K.Pr.Penale.

Mbi bazën e dyshimeve të krijuara për origjinën, burimin e këtyre shumave të depozituara referuar dhe veprimeve bankare të kryera si tërheqje apo depozitime të shpeshta të kryera në llogarinë e kërkuesit K.T është vënë sekuestro mbi këto depozita. Ky vendim nuk është nxjerrë në bazë të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë" por është marrë në zbatim të nenit 210 të K.Pr.Penale në funksione të një hetimi penal dhe jo hetimi administrativ-pasuror. Gjykata vëren po ashtu se shkaqet e ngritura dhe të parashtruara në gjykim nga kërkuesi nuk çojnë në pranimin e kërkesës së tij. Deri në këtë fazë të procesit, kërkuesi nuk justifikon ligjërisht shumën e depozituar në emër të tij në bankë. Sakaq, kërkesa e kërkuesit Sh.T gjendet e pabazuar në prova e ligj dhe si e tillë duhet rrëzuar, thotë Prokuroria./GazetaSi

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare