Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë takimit, Proda u kërkoi drejtorëve që të qëndrojnë në krye të shërbimeve për të parandaluar çdo krim zgjedhor të mundshëm.
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zhvilluar një takim me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë, drejtorët e drejtorive për kufirin dhe migracionin dhe drejtorët e departamenteve vetëm tre ditë para zgjedhjeve. Gjatë takimit, Proda u kërkoi drejtorëve që të qëndrojnë në krye të shërbimeve për të parandaluar çdo krim zgjedhor të mundshëm.
“Jemi përpara disa sfidave shumë të rëndësishme për imazhin e vendit, ndaj kërkoj nga gjithsecili, më shumë angazhim dhe përkushtim, që këto sfida t’i përballojmë me sukses dhe të përligjim besimin që qytetarët kanë te Policia e Shtetit.
Zbatoni ligjin dhe detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor, duke qëndruar të baraslarguar nga subjektet politike, si deri tani. Reagoni në kohë dhe me profesionalizëm, mos neglizhoni asnjë konflikt, sado i vogël apo i parëndësishëm qoftë në dukje, ndiqni në dinamikë çdo shqetësim të adresuar nga qytetarët apo nga përfaqësues të subjekteve politike dhe trajtojini ato ligjërisht, në bashkëpunim me Prokuroritë respektive. Punoni me inteligjencë policore, për të parandaluar dhe goditur krimet elektorale. Strukturat e Policisë të vijojnë monitorimin intensiv të rrjeteve sociale, për evidentuar shkeljet ligjore që cenojnë procesin zgjedhor dhe të identifikojnë shtetasit përgjegjës.
Porositni shërbimet që pavarësisht rrethanave apo situatave me të cilat mund të përballen, asnjëherë të mos harrojnë se janë punonjës police dhe të vetmen armë mbrojtëse kanë, ligjin, ta zbatojnë me gjakftohtësi, profesionalizëm dhe përtej çdo paragjykimi. Merrni masa që punonjësve të Policisë, pavarësisht planëzimit me shërbim, t’iu krijohet mundësia që të votojnë si çdo qytetar i këtij vendi.
Paralelisht me këto masa, në pikat e kalimit kufitar, të merren masa për të lehtësuar lëvizjen e shtuar të automjeteve dhe të qytetarëve, gjatë ditëve në vijim. Gjithashtu, të shtohen kontrollet në kufrin jeshil dhe në automjetet që do të kalojnë kufirin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.
Së fundi, Tirana, Elbasani, Durrës dhe Vlora, të koordinojnë veprimet me Departamentin e Rendit dhe Sigurisë, me Drejtorinë e Policisë Rrugore, Akademinë e Sigurisë dhe me Policitë Bashkiake, me qëllim që masat e marra të zbatohen me korrektësi në terren, për të mundësuar që aktiviteti ndërkombëtar “Giro d’Italia”, me impakt të madh për vendin, të zhvillohet në kushte të sigurta përsa i përket detyrave të Policisë, pavarësisht angazhimit dhe përkushtimit që Policia ka për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor, në zbatim të ligjit dhe të Kodit Zgjedhor” tha Proda.
Pikat e kërkimit BURREL-Prej 5 ditësh 29-vjeçari Ardit Beshiri është i zhdukur nën masivin e dheut që u shemb teksa po...
Foto ilustruese TIRANË- 39-vjeçari i dënuar nga GJKKO për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit, është...
Marvin Gjuzi IRLANDË- Policia irladeze ka raportuar humbjen e një 16-vjeçar shqiptar dhe bën apel për gjetjen e tij pë...
Foto TIRANË- Operatorët që zotërojnë ato që njihen si infrastruktura kritike duhet që të përmbushin kërke...
Policia TIRANË- Një 64-vjeçar është vënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme n&eu...
Pamje nga aksidenti ELBASAN- Një 32-vjeçarështë vënë në pranga pas aksidentit me një viktimë të re...
Foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke kanë vën në pranga dy ditë më parë një 25-vjeçar shqiptar të shpall...
Protesta TIRANË- Qytetarët e Vlorës dhe përfaqësues të organizatave mjedisore kanë protestuar ditën e sotme para Gj...
Ardit Beshiri BURREL-Prej 5 ditësh vijojnë kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri i cili u rrëmbye bashkë me...
Policia TIRANË- Një tragjedi është parandaluar në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Kus në Tiran&eu...