7 Maj 2025, 14:02
Nga N.F
Foto
TIRANË- Operatorët që zotërojnë ato që njihen si infrastruktura kritike duhet që të përmbushin kërkesat e reja që vendos rregullorja për sigurinë kibernetike ku disa ndryshime u miratuan së fundmi nga Enti Rregullator i Energjisë.
Vendimi tashmë i publikuar nga ERE qartëson se çfarë duhet të bëjnë konkretisht operatorët dhe afatet që duhet të respektojnë për këto kërkesa të reja. Përveç kompanive të sektorit energjetik rregullorja shton se ato që kanë detyrimin janë edhe kompanitë e sektorit të gazit.
Kështu në nenin 4 pika 6 rregullorja sanksionon se “Operator i infrastrukturës kritike të informacionit”: është një person juridik, publik ose privat, që administron infrastrukturën kritike të informacionit dhe operon në sektorin e energjisë elektrike OST sh.a., OSHEE sh.a., KESH sh.a”.
Në këtë pikë shtohen edhe kompani të tjera private të sektorit përveç atyre publike ekzistuese. Të tulla janë Kurum International sh.a. – Sistemi SCADA, Dragobia Energy – Sistemi SCADA, Prell Energy sh.p.k. – Sistemi SCADA, Power Elektrik Slabinje – Sistemi SCADA, Seka Hydropower – Sistemi SCADA, Devoll Hydropower sh.a. – Servera, switche, firewall- Sistemi SCADA, dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP) – Sistemi SCADA.
Rregullorja shton një pikë të re në nenin 4 siç është ajo 6.1 ku thuhet se ““Infrastrukturat e rëndësishme të informacionit” ; janë persona juridikë, publikë ose privatë, që administrojnë infrastrukturën e rëndësishme të informacionit dhe operojnë në sektorin e energjisë elektrike.
Këto përfshijnë: Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) me Data Center Primary, Data Center Disaster Recovery, Data Center Business Continuity, rrjetin midis Data Center PR, DR dhe BC, si dhe rrjetin midis qendrës së të dhënave dhe pikave të komandimit; Termocentralin Vlorë sh.a me Sistemin DCS; dhe HEC Vlushe me Sistemin SCADA”.
Një tjetër element që shton rregullorja është certifikimi ku në nenin 10 nënvizohet se duhet të bëhet certifikim me standardin e sigurisë ISO 27001” për kompanitë e energjisë por duke shtuar tashmë edhe ato të gazit.
“Operatorët e Infrastrukturave Kritike në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror të pajisen me certifikimin me standardin e sigurisë ISO 27001 brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje” thuhet në pikën e rishikuar.
Në paragrafin 2 të nenit 10 shtohet se Operatorët e Infrastrukturave Kritike të Informacionit, përfshirë Kurum International sh.a, Dragobia Energy, Prell Energy sh.p.k, Power Elektrik Slabinje, Seka Hydropower, Devoll Hydropower sh.a dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP), detyrohen të pajisen me certifikimin sipas standardit të sigurisë ISO 27001 brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve të rregullores.
Ndërkohë që një tjetër paragraf, ai 3 shton se Operatorët e Infrastrukturave të Rëndësishme të Informacionit, përfshirë Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Termocentralin Vlorë sh.a dhe HEC Vlushe, detyrohen të pajisen me certifikimin sipas standardit të sigurisë ISO 27001 brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve të rregullores./ Monitor
siguri kibernetike operatore te energjise certifikim
Aktualitet
7 Maj 2025, 13:34
M.L
Policia
TIRANË- Një 64-vjeçar është vënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme n&eu...
Aktualitet
7 Maj 2025, 12:41
N.F
Pamje nga aksidenti
ELBASAN- Një 32-vjeçarështë vënë në pranga pas aksidentit me një viktimë të re...
Aktualitet
7 Maj 2025, 12:34
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanë vën në pranga dy ditë më parë një 25-vjeçar shqiptar të shpall...
Aktualitet
7 Maj 2025, 11:49
I.A
Protesta
TIRANË- Qytetarët e Vlorës dhe përfaqësues të organizatave mjedisore kanë protestuar ditën e sotme para Gj...
Aktualitet
7 Maj 2025, 11:50
N.F
Ardit Beshiri
BURREL-Prej 5 ditësh vijojnë kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri i cili u rrëmbye bashkë me...
Aktualitet
7 Maj 2025, 11:02
I.A
Policia
TIRANË- Një tragjedi është parandaluar në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Kus në Tiran&eu...
Aktualitet
7 Maj 2025, 10:34
N.F
Foto
HAS- Një 21-vjeçare është vënë në pranga nga policia pas një konflikti të regjistruar ditën e djes...
Aktualitet
7 Maj 2025, 09:24
N.F
Takimi dhe Vezaj
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj përmes një postimi në "Facebook" ka ironizuar takimin e djeshëm të kreut t&eum...
Aktualitet
7 Maj 2025, 07:32
N.F
Foto
TIRANË- Individët e punësuar dhe personat fizikë nga zbritja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve të moshë...
Aktualitet
7 Maj 2025, 07:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ ...