LIVE UPDATES
Aktualitet

Trefishohen në 5 muaj kalimet e parregullta të emigrantëve për në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor

Sipas Raportit të fundit të Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare Europiane, FRONTEX, në pesë muajt e parë të këtij viti u regjistruan 40,675 kalime të paligjshme të kufirit nga rruga e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Evropian, gati tre herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

14 Qershor 2022, 22:36 Nga DOSJA
Trefishohen në 5 muaj kalimet e parregullta të emigrantëve
Oficerët e FRONTEX-it në Shqipëri

TIRANË- Rruga e Ballkanit Perëndimor po shërben si një nga rrugëkalimet më të rëndësishme të emigrantëve të parregullt drejt Bashkimit Evropian. Sipas Raportit të fundit të Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare Europiane, FRONTEX, në pesë muajt e parë të këtij viti u regjistruan 40,675 kalime të paligjshme të kufirit nga rruga e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Evropian, gati tre herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Vetëm gjatë muajit maj të këtij viti u shënuan sipas FRONTEX-it rreth 12 mijë kalime të migrantëve të paligjshëm përmes Rrugës së Ballkanit Perëndimor. Sipas agjensisë FRONTEX, Rruga e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria përbën gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të rreth 87 mijë kalimeve të paligjshme të kufijve të BE-së nga janari deri në maj të këtij viti.

Sipas FRONTEX-it, vendet kryesore të origjinës së emigrantëve të parregullt janë Siria, Afganistani dhe Turqia. FRONTEX tha se shumica e emigrantëve të parregullt kishin qenë në Ballkanin Perëndimor për disa kohë përpara se të kërkonin të hynin në vendet e Bashkimit Evropian. Raporti i FRONTEX-it flet edhe për një rritje të kalimeve në të dy anët e Kanalit të La Manshit me 122% për periudhën janar-maj të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.  Sipas FRONTEX-it, bazuar në të dhënat historike, periudha e pikut në këtë itinerar zgjat nga qershori deri në nëntor, dhe në vitin 2022, mbi 46 kombësi të ndryshme janë regjistruar në kalimet e paligjshme në Kanalin e La Manshit ku vihet re një rritje e theksuar e shtetasve shqiptarë.

Prej tre vitesh, Roja Europiane e Kufijve FRONTEX është përfshirë në patrullimin e përbashkët të kufirit shqiptaro-grek dhe ka vendosur gjithashtu një avion për të kontrolluar hapësirën detare të detit Adriatik dhe detit Jon. Sipas agjencisë, 132 oficerë të trupave FRONTEX nga vendet europiane ofrojnë njohuritë dhe ekspertizën e tyre për të ndihmuar autoritetet shqiptare në kryerjen e patrullimeve dhe mbikëqyrjes kufitare me përdorimin e 21 makinave patrulluese. FRONTEX punon në kufi me policinë shqiptare si në mbledhjen e informacionit nga intervistat me emigrantët, përgatitjen e raporteve të situatës, kontrollimin e automjeteve që kalojnë kufijtë shqiptarë, si dhe shqyrtimin e dokumenteve dhe zbulimin e rasteve të krimit ndërkufitar.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës