LIVE UPDATES
Aktualitet

“Tregu i lirë” i lë në errësirë bizneset e Kosovës, mbi 90% shkëputen nga rrjeti elektrik

Qindra biznese në Kosovë janë përballur me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga data 16 gusht, pasi ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

18 Gusht 2025, 14:15 Nga DOSJA
“Tregu i lirë” i lë në errësirë bizneset e
Foto

KOSOVË- Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Kosovë ka bërë të ditur se ka filluar shkëputjen e bizneseve nga rrjeti, për shkak të përfundimit të afatit të përcaktuar që ato të lidhin marrëveshje me furnizues tjerë të energjisë. Deri tani janë shkëputur qindra njehsorë nga 1.400 në total që do t’i nënshtrohen këtij procesi.

Qindra biznese në Kosovë janë përballur me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga data 16 gusht, pasi ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë. Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka konfirmuar se mbi 90 për qind e mbi 1.400 njehsorëve të identifikuar si biznese tashmë janë shkyçur, ndërsa pjesa tjetër pritet të shkyçet ditëve në vijim nëse nuk arrijnë marrëveshje me furnizues privatë të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Shumica e mbi 1400 njehsorëve elektrikë, të identifikuar si prona të kompanive, janë shkyçur gjatë ditës së djeshme, janë diku 90 për qind e atyre janë shkyçur. Pjesa tjetër e mbetur do të shkyçen në ditët në vijim, nëse nuk arrijnë marrëveshje me ndonjë nga furnizuesit e licencuar nga ZREE-ja”, kanë treguar nga KEDS.

Sipas vendimit, kompanitë me mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit nuk mund të furnizohen më nga KEDS si operator publik, por janë të detyruara të lidhen me një nga 22 furnizuesit e licencuar në treg. Për dy muaj (qershor-korrik), Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte vepruar si Furnizues i Mundësisë së Fundit për të shmangur ndërprerjet, por ky afat ka skaduar më 31 korrik.

Aktualisht, në Kosovë janë të licencuara 22 kompani për tregtim me energji, ndërsa tre të tjera janë në proces të licencimit. Në mesin e tyre përfshihet edhe Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe KEK-u. Deri më 31 korrik, mbi 250 biznese private kanë nënshkruar kontratë me KESCO-n, ndërkohë që janë në pritje edhe dhjetëra kërkesa të tjera.

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka njoftuar bizneset që nuk kanë lidhur kontrata se do të detyrohen të zbatojnë vendimet duke paralajmëruar se mosveprimi do të rezultojë në shkyçje nga rrjeti duke filluar nga data 16 gusht.

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) dhe veprimeve të ndërmarra nga KEDS për ndërprerjen masive të furnizimit me energji elektrike ndaj bizneseve, duke theksuar ndikimin disproporcional që kjo ka tek bizneset në pronësi të grave.

Në reagimin zyrtar, G7 shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar. Sipas tyre, ky proces, i zbatuar në mënyrë të menjëhershme, shpeshherë në prani të forcave policore, ka krijuar një klimë pasigurie të thellë për sektorin privat dhe ka dërguar sinjale negative tek investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Sipas Dhomës, më së shumti të dëmtuara janë gratë sipërmarrëse.

“Veçanërisht të prekura nga kjo situatë janë bizneset në pronësi të grave, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë vendore”, thuhet në reagim.

G7 thekson se ato përballen me humbje të të ardhurave, dëmtim të zinxhirit të shërbimeve dhe prodhimit, si dhe rrezikim të vendeve të punës, “shumica prej tyre të mbajtura nga gra – si dhe mbyllje të mundshme të aktiviteteve ekonomike”.

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës gjithashtu thekson se kanë pranuar ankesa nga anëtaret për raste ku edhe bizneset me kontrata të vlefshme janë përballur me shkyçje, si dhe raste të tjera ku subjekte që nuk e plotësojnë kriterin ligjor për të kaluar në tregun e lirë janë përfshirë në këtë proces.

Sipas tyre, kjo dëshmon se “tranzicioni drejt tregut të lirë të energjisë është zbatuar në mënyrë të papërgatitur dhe pa analizë të plotë të implikimeve për ekonominë”.

Në reagimin e saj, Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 paraqet tri kërkesa konkrete:

-Që ZRrE dhe KEDS të pezullojnë menjëherë ndërprerjen e furnizimit me energji për bizneset dhe të sigurojnë një proces të drejtë, transparent dhe ligjërisht të qartë.

-Që të hapet një dialog i strukturuar dhe gjithëpërfshirës me odat ekonomike dhe organizatat e biznesit, në mënyrë që të hartohet një plan tranzicioni i arsyeshëm për daljen në tregun e lirë të energjisë.

-Që të krijohen mekanizma mbrojtës dhe lehtësues për bizneset e vogla dhe të mesme, me fokus të posaçëm tek ndërmarrjet në pronësi të grave, për të shmangur dëme të pariparueshme në aktivitetin e tyre ekonomik.

Edhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar me shqetësim të madh ndaj situatës së krijuar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ndërprerjen e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshëm dhe të dëmshëm për bizneset, ekonominë dhe qytetarët e vendit.

Në reagimin e saj, OEK ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa të shumta nga bizneset, të cilat raportojnë se zyrtarë të KEDS-it, të shoqëruar nga policia, kanë ndërprerë energjinë elektrike në objektet e tyre.

Kjo prani e forcave policore, sipas Odës, ka krijuar një imazh tepër negativ tek investitorët e huaj dhe ka ulur besimin për sjelljen e investimeve të reja në Kosovë.

“Ky veprim jo vetëm që ka dëmtuar bizneset dhe shpresat për investime të huaja, por ka penguar edhe zgjerimin e investimeve vendore. Për më tepër, kemi raste kur edhe bizneset me kontrata të vlefshme janë përballur me ndërprerje të energjisë, si dhe raste kur bizneseve që nuk plotësojnë kriterin ligjor për daljen në tregun e lirë u është ndërprerë furnizimi”.

OEK ka vlerësuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike nuk është menaxhuar siç duhet nga ZRrE, duke e cilësuar atë si të papërgatitur dhe arbitrar.

“Bizneset përbëjnë 60% të ekonomisë së Kosovës dhe punësojnë mbi 143 mijë qytetarë. Një vendim si ky i sotmi, u ka shërbyer vetëm armiqve të Kosovës”.

Kurse, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

“Ne ritheksojmë se forma e zgjedhur nga ZRRE, e përkrahur në heshtje nga të gjitha institucionet relevante, do të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë e vendit, përfshirë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike, rritje të çmimit të produkteve, rrezikimin e mijëra vendeve të punës, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet që po rriten çdo ditë dhe mbylljen e një numri të madh veprimtarish biznesore”.

Po ashtu edhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset, duke e cilësuar si të jashtëligjshëm, arbitrar dhe shkatërrues për ekonominë e vendit.

Sipas LBK-së, këto masa godasin rëndë prodhimin vendor, minojnë besimin e investitorëve të huaj, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Bizneset që përbëjnë 56% të ekonomisë dhe punësojnë mbi 140 mijë persona nuk duhet të përballen me masa të padrejta dhe të paarsyeshme. Ky vendim i sotëm nuk i shërben Kosovës – përkundrazi, i shërben interesave të individëve të caktuar dhe shteteve fqinje”.

Organizata i ka bërë thirrje spektrit politik, Presidentes dhe Kryeministrit në detyrë që të ndërhyjnë menjëherë, duke kërkuar: Formimin e institucioneve sa më shpejt, shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ndalimin e menjëhershëm të ndërprerjes së energjisë për bizneset.

“ZRRE me vendime arbitrare po shkatërron prodhimin dhe ekonominë e Kosovës. Kërkojmë ndaljen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe dialog me bizneset”.

Shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga KEDS e ka quajtur persekutim Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) teksa kjo parti i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucione siç janë Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe asessi të mos mbetet e pa ndëshkuar.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës shkyçjen e bizneseve nga rrjeti i energjisë elektrike e ka cilësuar si një katastrofë kombëtare ekonomike duke theksuar se kjo situatë rrezikon mbi 100 mijë familje në Kosovë, për shkak të mungesës së furnizimit me energji dhe ndërprerjes së aktivitetit ekonomik të bizneseve.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme. Në vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka filluar në fund të viteve ’90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. Në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër./ Fatos Shala, Monitor

kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje