LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e ambasadës në Sarajevë! Do mbrojmë interesat e Kosovës

•Sot është dita e dytë e turit ballkanik të kryeministrit Edi Rama, në kuadër të Procesit të Berlinit. • Rama ishte i pranishëm në Bosnje Hercegovinë, ku u takua me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjes, me të cilën mbajti edhe një konferencë për mediat. •Gjatë fjalës së saj, Kristo ka deklaruar se marrëdhëniet mes 2 shteteve janë të mira dhe se po punohet që këto raporte të intensifikohen dhe më tej. •Rama deklaroi se Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës. •Ai foli edhe lëvizjen e lirë vetëm me kartë identiteti mes vendeve të Ballkanit, gjë të cilën Bosnje-Hercegovina nuk e aplikon për shqiptarët e Kosovës. •Në lidhje me samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, Rama theksoi se 6 vendet e Ballkanit do të kërkojnë që të marrin më shumë mbështetje financiare nga Bashkimi Europian. •Rama do vijojë turin edhe në vende të tjera. •Ai do të pritet nga kryeministri i Malit në Zi, Dritan Abazoviç dhe do ketë një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, që është parashikuar të mbahet në orën 16:00. •Turi do të përmbyllet në Serbi në një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç në orën 19:30 për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Pas Borjana Kristos, Rama takohet me presidentin e Bosnje-Hercegovinës

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e
Edi Rama dhe Denis Beçiroviç

BOSNJE HERCEGOVINË- Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviç.

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar disa foto nga takimi me presidentin Beçiroviç.

Më herët gjatë ditës së sotme, Rama u prit nga Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.

 

3 VITE ME PARE

“BE të na mbështesë më shumë”- Rama bën thirrjen: Na jepni provën që sjellja e mirë shpërblehet

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e
Edi Rama

SARAJEVË- Kryeministri Rama i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për më shumë mbështetje. Gjatë konferencës së shtypit me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo, Rama u shpreh se BE duhet t'i mbështesë duke i dhënë prova se sjellja e mirë shpërblehet.

“Nga ana tjetër erdha këtu për ta informuar kryeministren për atë që duam të bëjmë në Samitin e Berlinit në Tiranë në tetor dhe se si duam të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët të të 6-shtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për ta shfrytëzuar Samitin e Tiranës, ku të marrë jetë plani i një financimi të ri dhe mbështetje të re ekonomike nga BE për këto 6 vende.

Qysh nga dita e parë e çeljes së negociatave e kemi nisur këtë përpjekje dhe na vjen mirë që në nivelin e Komisionit Europian ka një ndjeshmëri dhe ka një proces i cili është lajmëruar nga presidentja Von Der Leyen, për një mbështetje të re në funksion të rritjes së bashkëpunimit

BE duhet të na mbështesë edhe më shumë duke na dhënë provën se sjellja e mirë shpërblehet, vullneti për të ndërtuar paqen shpërblen për ta lënë pas të shkuarën shpërblehet.

Kryeministrja po ashtu u informua se së shpejti, në mes të korrikut do të organizoj një takim informal mes liderëve të rajonit për të mbajtur një qëndrim për Procesin e Berlinit'- tha Rama./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama nga Bosnje-Hercegovina: Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e
Edi Rama

SARAJEVË- Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama në Sarajeë gjatë konferencës së shtypit me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo.

“Dëshirojmë t’i forcojmë marrëveshjet me Bosnje-Hercegovinën dhe jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë. Në Bosnje Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen mirë të them që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare që janë të garantuara në Kushtetutë në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë”.

3 VITE ME PARE

Kryetarja e Këshillit të Bosnje-Hercegovinës: Nuk jemi ende gati për lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregun e përbashkët

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e
Borjana Kristo

SARAJEVË- Kryetare e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatit ti paraqesë Këshillit Evropian. Kristo tha se po punojnë që të aprovojnë lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët.

"Kemi parashikuar 5 çështje që duhet të paraqiten që t’i paraqiten Këshillit Europian. Bashkëpunimi rajonal dhe theks të veçante për Procesin e Berlinit. Lidhur me këtë ne kemi informuar presidentin për iniciativat që kemi ndërmarrë për procesin e Berlinit dhe takimit që do të zhvillohet në Tiranë. Dy iniciativa nuk jemi të gatshëm që t’i aprovojmë lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët po punojmë që të bëjmë lëvizje të lirë", tha ajo. 

3 VITE ME PARE

Rama në Bosnje dhe Hercegovinë: Të sigurohet lëvizja me ID e qytetarëve të Kosovës

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e
Konferenca

SARAJEVË- Kryeministri Edi Rama kërkoi që Bosnje dhe Hercegovina të lejojë qytetarët e Kosovës të hyjnë me karte identiteti në vend. Kjo kërkesë u bë gjatë konferencës së shtypit me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo.

“Lëvizja me ID e qytetarëve të Kosovës të sigurohet, sepse është e pakuptimtë të kemi kështu problemesh”.

Po ashtu, Rama ka bërë të ditur se do të diskutohet hapja e ambasadës shqiptare në Sarajevë. 

“Ne dëshirojmë të forcojmë marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën, jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Sarajevë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare, që janë të garantuara në kushtetutën e Shqipërisë”.

/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Konferenca në Bosnjë-Hercegovinë/ 'Gafa' e Borjana Kristos, e quan Ramën 'President' (VIDEO)

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e
Edi Rama dhe Borjana Kristo

SARAJEVË- Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Në përfundim të fjalës së saj, teksa tha se po punohet për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, Kristo i kaloi fjalën Ramës por duke iu drejtuar si 'President'. 

"Lidhur me masat e marra ne kemi iformuar presidentin dhe iniciativat që kemi marrë lidhur me procesin e Berlinit dhe me takimin i cili do të zhvillohet në Tiranë. Dy iniciativa nuk kemi arritur t'i bëjmë dhe nuk jemi ende të gatshëm për t'i aprovuar. Lidhur me lëvizjen e lirë ndërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët dhe jemi duke punuar që këto iniciativa të bëhen aktuale. Dhe pas këtij takimi do të punojmë në intensivitetin e marrëdhënieve mes dy shteteve ashtu edhe në rajon. Urdhëroni fjalën president Rama", tha ajo. 

3 VITE ME PARE

Rama në Sarajevë, Borjana Kristo: Bashkëpunimi mes dy shteteve duhet të jetë konsensus! Kemi 14 çështje për KE

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e

BOSNJE HERCEGOVINË- Borjana Krishto, kryetare e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatit ti paraqesë Këshillit Evropian.

Kristo tha se po punojnë që të aprovojnë lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët.

“Në këtë takim e informova Ramën lidhur me situatën politike. Bashkëpunimi mes dy shteteve duhet të jetë me konsensus dhe të ketë dialog të mirë dhe shpresoj se në dy shtete do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Kemi parashikuar 5 çështje që duhet të paraqiten që t’i paraqiten Këshillit Europian. Bashkëpunimi rajonal dhe theks të veçante për Procesin e Berlinit. Lidhur me këtë ne kemi informuar presidentin për iniciativat që kemi ndërmarrë për procesin e Berlinit dhe takimit që do të zhvillohet në Tiranë. Dy iniciativa nuk jemi të gatshëm që t’i aprovojmë lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët po punojmë që të bëjmë lëvizje të lirë” – tha Kristo.

3 VITE ME PARE

Turi ballkanik/ Rama në Bonje Hercegovinë, takohet me Borjana Kristo (FOTOT)

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e
Edi Rama dhe Borjana Kristo

BOSNJE HERCEGOVINË- Kryeministri Edi Rama është takuar në Sarajevë me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo. 

Rama ka mbërritur në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, në Sarajevë, teksa po zhvillon ditën e dytë të turit ballkanik, në kuadër të përgatitjes për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti.

3 VITE ME PARE

Rama mbërrin në Sarajevë, pritet nga ministri i Jashtëm

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e
Edi Rama

BOSNJE HERCEGOVINË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës për vizitën e tij të radhës në turin e Ballkanit.

Rama është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës. Kryeministri i Shqipërisë do të takohet me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjes, Borjana Kristo në orën 10:55.

Ndërsa në orën 11:40 do të ketë një konferencë të përbashkët.

3 VITE ME PARE

Nuk u takua me Kurtin! Pas përfundimit të vizitës, Rama: Një përshëndetje për krejt Kosovën

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Rama zhvillon sot ditën e dytë të turit të tij në Ballkanin Perëndimor. Pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës një ditë më parë, Rama do të shkojë sot në Bosnje-Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në fund do ta përmbyllë turin e tij në Serbi.

Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ai ka ndarë një foto ku përshëndet të gjithë qytetarët e Kosovës. 

'MIRËMËNGJES dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon'- shkruan Rama.

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e

3 VITE ME PARE

Dita e dytë e turit, Rama takim ‘tete a tete’ me Vuçiç (AXHENDA)

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e
Edi Rama

TIRANË- Sot është dita e dytë e turit ballkanik të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit. Një ditë më parë Rama kreu takime në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ndërsa sot do të jetë në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë për shtyp.

Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb./Dosja.al

Turi/ Rama në Bosnje-Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e

turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet