All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Tymnajë e panevojshme," MEKI: Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit nuk kanë për qëllim modifikimin e memories historike! Do ruhet gjendja sa më origjinale

Në reagim theksohet se plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar të pasurisë kulturore, të vlerave dhe statusit të saj të ruajtjes. Sipas MEKI përmes përafrimit me rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit, vizioni është që Spaçi të vazhdojë të jetë një vend i kujtesës dhe reflektimit personal dhe kolektiv.

6 Qershor 2025, 09:43 Nga N.F
“Tymnajë e panevojshme," MEKI: Ndërhyrjet në
Pamje nga vendi i ngjarjes
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar së fundmi në lidhje me ndërhyrjet që po kryhen në ish-burgun e Spaçit. Ministri Blendi Gonxhja ka ndarë reagimin publik ku theksohet se së fundmi është krijuar një “tymnajë” e panevojshme në lidhje më këto ndërhyrje teksa shtoi se shtoi se janë sajuar fabula mbi prishje të kujtesës historike. 

Në reagim theksohet se plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar të pasurisë kulturore, të vlerave dhe statusit të saj të ruajtjes. Sipas MEKI përmes përafrimit me rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit, vizioni është që Spaçi të vazhdojë të jetë një vend i kujtesës dhe reflektimit personal dhe kolektiv.

Më tej theksohet se qëllimi në lidhje me ndërtesat e ish-burgut është ruajtja e tyre në gjendjen sa më origjinale, duke ndalur përkeqësimin e shpejtë të tyre, duke i ruajtur ato në mënyrë të tillë që të dëshmohen tre dekada. Sipas tyre degradimi aktual përbën edhe një rrezik eminent për humbje të pakthyeshme të kësaj kujtese prandaj do të ndërhyhet më kujdes në këtë objekt.

Reagimi i plotë;

REAGIM PUBLIK nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbi ndërhyrjen në ish-burgun e Spaçit dhe projektin filmik mbi Revoltën e vitit 1973. Së fundmi është krijuar një “tymnajë” e panevojshme në lidhje me ish-burgun e Spaçit, duke injoruar jo vetëm degradimin ekstrem fizik por duke sajuar fabula mbi “prishje të kujtesës historike” apo “qoka” për hir të një filmi, çka është keqinformuese, por edhe dashakeqe në thelb.

Për të gjithë të shqetësuarit realisht mbi fatin e këtij vendi simbol të kujtesës kombëtare, dhe mbi aludimet e anatemimet e shprehura, sqarojmë disa fakte të rëndësishme: Prej më shumë se tre vitesh, regjisori Namik Ajazi së bashku me shkrimtarin Visar Zhiti, vetë i burgosur politik dhe dëshmitar i atij realiteti, kanë ngritur përpjekjen e një projekti filmik ambicioz, që ka për synim të sjellë në ekran një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri: Revoltën e të burgosurve të Spaçit në maj të vitit 1973.

Kjo revoltë, e ndërmarrë nga njerëz që kishin përjetuar tejkalimin e çdo caku të dhunës shtetërore, që kishin humbur lirinë, familjen dhe jetën, mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të shpirtit të pamposhtur të njeriut. Sjellja e kësaj historie në ekran, me vërtetësi artistike dhe etike, është detyrim moral dhe kulturor, si ndaj të kaluarës, ashtu edhe ndaj brezave që vijnë.

Vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi. Nga ana tjetër projekti i Qeverisë Shqiptare për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës, të hapur e të aksesueshëm për të gjithë, ka nisur prej kohësh. Ish-burgu dhe kampi i punës së detyruar i Spaçit është vendi më simbolik i kujtesës së mizorisë së regjimit komunist në Shqipëri dhe të akteve të shumta të rezistencës së qytetarëve shqiptarë.

Vende të ndryshme që kanë përjetuar regjime autoritare po merren me trashëgiminë materiale të së kaluarës së tyre të vështirë dhe nismat për të shndërruar ish-burgjet në muze, memorialë apo qendra kulturore po rezultojnë të frytshme për shoqërinë civile dhe institucionet për të kuptuar, përpunuar dhe përballur me të kaluarën që kjo lloj trashëgimie përfaqëson. Duke pasur parasysh rëndësinë e tij të jashtëzakonshme, ka ardhur momenti që Spaçi t'u kthehet qytetarëve shqiptarë dhe ndaj është punuar, prezantuar dhe miratuar në vitin 2024 plani i menaxhimit, zbatimi i të cilit do të mundësojë realizimin e vizionit për të ardhmen e Spaçit.

Plani i menaxhimit, është konceptuar pas një analize të detajuar të pasurisë kulturore, të vlerave dhe statusit të saj të ruajtjes, si dhe pas një raundi konsultimesh me grupet e interesit që përfshinin më shumë se 58 individë në konsultimin paraprak: ish të burgosur politikë; profesionistë të institucioneve të ruajtjes së kujtesës, advokimit dhe kërkimit në Shqipëri; drejtorë të muzeve dhe zonave muzeale brenda dhe jashtë vendit, përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit të Mirditës, artistë dhe profesionistë të kulturës, mësues e profesorë historie.

Përmes përafrimit me rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit, vizioni është që Spaçi të vazhdojë të jetë një vend i kujtesës dhe reflektimit personal dhe kolektiv. Qëllimi në lidhje me ndërtesat e ish-burgut është ruajtja e tyre në gjendjen sa më origjinale, duke ndalur përkeqësimin e shpejtë të tyre, duke i ruajtur ato në mënyrë të tillë që të dëshmohen këto tre dekada në të cilat shoqëria shqiptare është përpjekur të reflektojë mbi historinë e saj të fundit dhe të dhimbshme, në të cilën shenjat e kalimit të kohës mbi ndërtesa janë gjithashtu një metaforë për një distancim nga kujtesa e hidhur e vendit. Por degradimi aktual përbën edhe një rrezik eminent për humbje të pakthyeshme të kësaj kujtese.

Detaje të mëtejshme mbi ndërhyrjet e sugjeruara të ruajtjes, rikrijimin e mundshëm të elementëve kyç, rikuperimin e shtigjeve dhe hyrjeve në tunelin e minierave dhe strategjitë e interpretimit të trashëgimisë kulturore janë paraqitur po ashtu në këtë plan, sipas të cilit do të ndërmerren procedurat e nevojshme për ngritjen e Muzeut të Burgut dhe Kampit të Punës së Detyrueshme, një muze dedikuar rezistencës ndaj diktaturës komuniste. Fokusi i muzeut do të jetë në përpjekjet dhe historitë e vuajtjes, mundimit dhe rezistencës që kanë ndodhur në Spaç, që nga episodi themelor i Revoltës së Spaçit në 1973, deri te aktet dhe gjestet e shumta të përditshme të mbijetesës deri te humbja e humanizmit, dinjitetit dhe solidaritetit që iu imponua të burgosurve. Informacione të mëtejshme mbi koleksionin e parashikuar të Muzeut, mbi hapat e nevojshëm për krijimin e tij dhe mbi strategjinë specifike të funksionimit do të paraqiten në vijim dhe do konsultohen hap pas hapi publikisht.

Megjithatë, duhet të kuptohet se koha e nevojshme për realizimin e një muzeu të tillë, me të gjitha standardet që kërkohen, e tejkalon afatin kohor të fillimit të xhirimeve, i cili është i përcaktuar tashmë në një mundësi historike bashkëprodhimi me një studio prestigjioze italiane. Për këtë arsye, kërkuam që brenda projektit të madh të rehabilitimit, të shihej me prioritet realizimi i disa ndërhyrjeve konservuese dhe përforcuese të pjesshme, duke parë edhe riskun e lartë për aksidente në sit, që do të mundësonin sigurinë fizike dhe rikrijimin e atmosferës së vitit 1973 me ndihmën e efekteve speciale dhe skenografisë, me një buxhet dhe ndërhyrje minimale. Përse nuk u protestua vite më parë për dritaret blu, për rrënimin e dhjetra monumenteve e strukturave, për rrëshqitjet e erozionin prej lënies në mëshirë të fatit, për rrëzimin e trarëve e soletave, për zhdukjen e artefakteve e të materialeve, për rrezikun ndaj vizitorëve? Mjaft të shikohen fotot! Dhe krejt papritmas lajmi i një filmi po rrezikon Spaçin?

Ndërhyrjet nuk kanë për qëllim modifikimin e memories historike, përkundrazi, janë të menduara me kujdes për ta ruajtur dhe pasuruar atë. Në fillesë të punimeve, shenjat e rehabilitimit qenë të dukshme, por ato integrohen dhe harmonizohen përmes teknikave skenografike dhe restauruese, duke përngjasuar sa më afër gjendjes origjinale të kohës.

Ky projekt filmik, që do të sjellë në ekran një histori të jashtëzakonshme guximi, dhimbjeje dhe idealizmi, nuk është një nismë politike, dhe as një manovër jotransparente, por një përpjekje e mundimtë dhe e sinqertë për të kujtuar dhe nderuar një kapitull të errët e heroik të historisë sonë.
Çdo zë që mundohet të përdorë këtë situatë për instrumentalizim politik apo për të nxitur dyshime dhe ndasi, në fakt po bie ndesh me përpjekjen për të dokumentuar një të vërtetë që për dekada u hesht dhe u mohua.

Projekti i këtij filmi, bën të padukshmen të dukshme, i jep zë atyre që nuk patën zë, dhe tregon për tërë botën atë që ndodhi në burgjet politike të diktaturës komuniste shqiptare. Ky është një borxh që historia na e ka lënë, dhe që arti ka fuqinë dhe përgjegjësinë ta shlyejë. Përsa i përket sitit të ish-burgut të Spaçit, ne jemi të ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë që ky sit ka dhe ku përmes planit të menaxhimit, janë parashikuar të gjitha konservimet dhe hapat e mëtejshëm që do të garantojnë mbrojtjen e kujtesës historike, integritetin e sitit dhe përdorimin e tij në funksion të edukimit publik, reflektimit qytetar dhe dokumentimit të së vërtetës historike. E kaluara jonë nuk mund të fshihet, nuk mund të ridizenjohet sipas interesave të çastit dhe as të lihet në harresë nga neglizhenca.

Çdo hap që ndërmerret në Spaç bëhet me ndjeshmërinë që kërkon një vend i ngarkuar me dhimbje dhe dinjitet, me vetëdijen se kujtesa nuk mbahet gjallë vetëm nga muret që qëndrojnë, por nga zërat që ngrihen për të treguar të vërtetën që ato mure kanë parë. Prandaj, ndërhyrjet konservuese dhe projekti filmik nuk janë dy rrugë të ndara, por dy shtylla të së njëjtës përpjekje fisnike për të mos lejuar harresën të bjerë mbi atë që ndodhi, për të mësuar nga plagët e historisë dhe për të ndërtuar mure mbajtëse e ura ndërgjegjësimi mes brezave, që të mos përsëritet më kurrë ai ferr!

E fundit, por jo nga rëndësia! Nuk duhet të harrojmë eksperiencat e “protestave” me kobure në brez për këndin e lojrave në Parkun e Madh të Liqenit dhe molotovët ndaj Bunkartit nga Sanço Pançot e politikës së vjetër! Le të distancohemi prej tyre!

meki burgu i spacit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit