“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
U arrestua ditën e djeshme nga Operacioni i RENEA-s në Orosh/ Kush është Erzen (Hamza) Uka, ish-komando në focat paqeruajtëse në Irak! U dënua në 2020 për terrorizëm
Në shtator 2020, Gjykata e Tiranës e dënoi me 3 vite burg për akuzat e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për veprat me qëllime terroriste”, si dhe për “Mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
25 Nëntor 2025, 09:43Nga M.L
PUKË- Erzen Uka, i njohur edhe si Hamza, është i njohur për policinë shqiptare. Ai ka shërbyer si komando në trupat paqeruajtëse në Irak. 35 vjeçari ka qenë më herët i dënuar për “nxitje urrejtjeje dhe grindjesh”. Mësohet se dyshimet për aktivitet të dyshimtë të tyre ishin monitoruar prej kohësh nga strukturat e Antiterrorit.
Në shtator 2020, Gjykata e Tiranës e dënoi me 3 vite burg për akuzat e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për veprat me qëllime terroriste”, si dhe për “Mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Uka, ish-pjesëtar i trupave paqeruajtëse shqiptare në Irak, është përfshirë më herët në një çështje të bujshme në vitin 2015, kur u arrestua i dyshuar për rekrutimin e të miturve për t’iu bashkuar organizatës ISIS, një proces që solli përplasje të forta në gjykatë me gjyqtarin Bibë Ndreca.
Ndërsa prej 1 muaji së bashku me Juljan Cumrakun banonin në shtëpinë e braktisur në Orosh. Cumraku është nipi i pronarit të banesës, Mehill Cumraku.