LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestua në Gjermani për trafik droge, Prokuroria Korçë dërgon në gjyq dy të akuzuar për pasuri dhjetëra mijëra euro

Sipas njoftimit të prokurorisë, i pandehuri E.D akuzohet se ka kryer veprimtari kriminale të trafikut të drogës dhe paratë e përfituara i ka fshehur duke blerë një pronë me vlerë tregu 30.550.000 lekë të cilën e ka vendosur në emër të shtetases L.K e cila akuzohet si bashkëpunëtore e tij në pastrimin e parave të drogës. Më pas 61 vjeçarja L.K ia ka transferuar këtë pronë bashkëjetueses së 35 vjeçarit E.D.

24 Nëntor 2023, 11:18 Nga a.l
U arrestua në Gjermani për trafik droge, Prokuroria Korçë
Prokuroria në Korçë

KORÇË-  Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet e nisura në vitin 2020 dhe ka dërguar për gjykim dosjen për 2 persona të cilët akuzohen për pastrim parash të ardhura nga veprimtaria kriminale e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të prokurorisë, i pandehuri E.D akuzohet se ka kryer veprimtari kriminale të trafikut të drogës dhe paratë e përfituara i ka fshehur duke blerë një pronë me vlerë tregu 30.550.000 lekë të cilën e ka vendosur në emër të shtetases L.K e cila akuzohet si bashkëpunëtore e tij në pastrimin e parave të drogës. Më pas 61 vjeçarja L.K ia ka transferuar këtë pronë bashkëjetueses së 35 vjeçarit E.D.

Ky i fundit dyshohet se i ka investuar paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal edhe në blerjen e një apartamenti me vlerë 50 mijë euro dhe një automjet tip “BMW” të cilin e ka vendosur në emër të bashkëjetueses së tij E.M.

NJOFTIMI:  

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimin për çështjen penale nr. 880 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve E.D. dhe L.K. të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimi, rezultoi se i pandehuri E.D., ka kryer veprimtari kriminale në fushën e mbajtjes, tregtimit, trafikimit të lëndëve narkotike, që vërtetohet nga dënimi i tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe arrestimi nga policia federale gjermane për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Nga kjo veprimtari kriminale, i pandehuri ka krijuar pasuri të konsiderueshme, të cilat i ka fshehur duke kthyer në pasuri të paluajtshme, konkretisht ndërtesë trekatëshe në rrugën “Naum Kristo Voskopoja”, Korçë, i cili sipas akt ekspertimit të datës 9.1.2023, rezulton me vlerë tregu 30.550.000 lekë. Këtë pasuri e ka fshehur në emër të shtetases L. K., e cila së bashku me motrën e saj F. M., kanë kursime nga të ardhurat e ligjshme në masën 4 999 042 lekë. Pra vlera e pasurisë së paluajtshme nuk justifikohet me të ardhurat e pronares formale. Shtetasja L.K. është gjithashtu pronare e pasurisë me sipërfaqe 182 m2 ndërtim dhe 147m2 truall si dhe ka subjekt “Linja 150” në emër të saj.

Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale të të pandehurit E.D. është kryer me ndihmën e të pandehurës L. K., e cila ka vendosur në emër të saj pasurinë e paluajtshme dhe me kontratë huapërdorje ia ka dhënë shtetases E.M. e cila është bashkëjetuese e të pandehurit.

E. D. është gjithashtu bashkëpronar në pasurinë apartament me sipërfaqe 51.9m2, pronar i automjetit tip Toyota Rav 4, si dhe ka pasur në pronësi dy automjete të tjera.

Ndërsa shtetasja E. M. (bashkëjetuesja) disponon një apartament të blerë me vlerë 50 mijë euro dhe një automjet tip BMë në vlerën e 20.000 mijë euro. Këto pasuri, dyshohet se janë investuar nga shtetasi E. D.

prokuroria korce

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet