LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestua pak ditë më parë në Luksemburg, "zbërthyesi" i qelive fiton betejën në Gjykatën e Lartë, prishet vendimi për dënimin e tij me 14 vite burg

Gjykata e Lartë është shprehur me vendim për ta rikthyer edhe një herë çështjen ndaj tij në Apel.

7 Shkurt 2025, 10:45 Nga M.B
U arrestua pak ditë më parë në Luksemburg,
Edison Pula

TIRANA- Edison Pula, i arrestuari në operacionin e pak ditëve më parë në Luksemburg, ka fituar betejën ligjore në Gjykatën e Lartë, ku i është prishur vendimi i dënimit me 14 vite burg. Pula kishte kundërshtuar vendimin e Apelit që e dënoi atë në mungesë për veprat penale të vrasje me paramendim, mbajtje pa leje e armëve, shkatërrim prone, vjedhje, dhe largim nga vendi i qëndrimit. Gjykata e Lartë është shprehur me vendim për ta rikthyer edhe një herë çështjen ndaj tij në Apel.

Kush është Edison Pula?

Edison Pula, ka qenë në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie por edhe për grabitje, trafik droge dhe posedim lëndësh plasëse. Ai ka qenë pjesë e bandës së Niklës, e cila akuzohet për grabitje të dhunshme, rrëmbime si dhe atentat për vrasje. Pula akuzohet për shumë vepra penale si ‘tentativë vrasjeje’, ‘grabitje’ dhe ‘trafik droge’. 30-vjeçari ishte mbahej burg në zonën e Venetos në Itali pasi kishte kryer disa grabitje, por ai u arratis nga burgu pak kohë më vonë.  Konkretisht, Pula ka kryer një grabitje në Mogliano në nëntor 2021, ndaj italianit Luciano Miotto, ndërsa kërkohej së bashku me një bashkëpunëtor për plaçkitjen e shtëpive në Valbelluna. Ata renditen si grabitës diamantësh, florinjsh e kasafortash.

Arratisja nga Burgu italian në qershor 2022

Edison Pula, asokohe 27-vjeçari vuri në alarm autoritetet italiane pasi u arratis nga burgu në Treviso të Italisë. Ai është pjesë e bandës së Niklës që u shkatërrua në vitin 2016 në kuadër të operacionit “Shënjestra” që u zhvillua në Fushë Krujë. Pula u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë e të gjithë akuzoheshin se bënin pjesë në ‘bandës së tritolit’ dhe një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj me eksploziv ndaj ish-efektivit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në Larushk në të njëjtin vit. Por, edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie, Pula, në momentin që zbriti nga furgoni, mundi tu shpëtojë policëve dhe të arratiset nga komisariati i Fushë Krujës. Ai ka kapërcyer murin rrethues, duke u lënë me duar bosh efektivët që sapo kishin finalizuar aksionin e shkatërrimit të bandës së Niklës.

Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën, por pa sukses. Edison Pula udhëtoi edhe drejt Italisë ku vijoi jetën e tij për gjashtë vite me radhë, deri në shkurt të 2022. Të dy u dërguan në burgun e Trevisos në Itali, ku Pula u arratis. Ai preu hekurat e qelisë dhe bashkë me dy shqiptarë të tjerë që ndodheshin në të njëjtin burg, dolën nga burgu duke zbritur me çarçafë nga kati i tretë. Ndryshe nga 27-vjeçari, dy shqiptarët e tjerë nuk ishin edhe aq me fat. Ata ranë sërish në pranga e u rikthyen në qelitë e burgut në Itali, ndërsa Pula vijon arratinë. Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’.

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas

42-vjeçari Gentian Bejtja u ka shpëtuar dy atentateve me eksploziv. Në vitin 2016, Bejtja mbeti i plagosur sot pas një atentati me eksploziv që iu vendos në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikël, ku automjeti tip “Touareg” me targa AA 020 BH, në pronësi të Bejtjas i ishte vendosur lënda plasëse në pjesën e përparme. Për ngjarjen në fjalë u akuzua Edison Pula e banda e Niklës. Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje e Bejtja u plagos. Shtatë vitë më vonë, në vitin 2022, Bejtjas iu organizua një tjetër atentat.

Në janar të këtij viti Bejtja po udhëtonte me makinë, ku pasagjer ishte Klodjan Stafuka, 31 vjeç në momentin që iu zu pritë në afërsi të një karburanti në Larushk të Fushë Krijës. Drejt tyre u qëllua nga një makinë në lëvizje me kallashnikov, por plumbi kapi vetëm Bejtjen në njërin krah. Ndërsa Stafuka mori dëmtime në kokë e u plagos, pasi 41-vjeçari humbi kontrollit e mjetit e doli nga rruga pas plagosjes.

Emri i Gentianit është lakuar edhe gjatë hetimeve për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi ai u dyshua si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013. Si bashkëpunëtor u dyshua se kishte Enver Stafukën, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 2015.

edison pula

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje