7 Shkurt 2025, 07:37
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% vlerësohet se kishte njohuri mesatare në vitin 2023, evidentojnë të dhënat statistikore të Fondit Europian të Trajnimeve (ETF) një njësi që operon me financime të KE-së për politika që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor në vendet europiane që nuk janë ende pjesë e BE-së.
Vetëm një pjesë, 18.1% e popullsisë mbi 15 vjeç kishin arritje të larta arsimore. Sipas ETF-së, kjo do të thotë se gati gjysma e popullsisë së Shqipërisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje të lexojë dhe të shkruajë një deklaratë të shkurtër të thjeshtë për jetën e përditshme dhe ta kuptojë atë. Gjithashtu ata nuk është në gjendje të bëjnë llogaritje të thjeshta në aritmetikë. Me këto aftësi, popullsia e Shqipërisë nuk mund të prodhojë forcë të aftë pune që mund të çojë vendin në nivele të tjera të zhvillimit.
Tani kur popullsia e vendit po plaket me shpejtësi dhe revolucioni teknologjik kërkon përditësimin të aftësive, Shqipëria mbetet shumë pas. Sipas INSTAT në vitin 2024, shkalla e pjesëmarrjes në arsimin dhe trajnimin formal dhe joformal në popullsinë 25 deri në 34 vjeç qëndron në 1.8% dhe nën 0.5% për kategoritë e tjera mbi këtë moshë. Ky rezultat është shumë larg mesatares së BE-së, duke nënvizuar nevojën për të rritur mundësitë për aftësimin dhe trajnimin e të rriturve, rekomandon ET-ja.
Mirëpo vendit tonë i mungojnë shkollat e veçanta dhe qendrat e tjera burimore për aftësimin e popullsisë së rritur. Sakaq Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjet e asocimit për Programin e Europës Digjitale. Bizneset dhe administrata publike do të kenë akses në thirrjet e programit me buxhet prej 7.5 miliardë euro deri në vitin 2027 për të gjitha vendet. Qeveria shqiptare ka marrë disa angazhime që synojnë të zbatohen në vijim. Psh këtë vit pritet të përfundojë një studim fisibiliteti për dhe një udhërrëfyes për të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Vendi ynë duhet të zhvillojë përveç ambienteve edhe platforma të posaçme për zhvilluar mësime ndaj popullsisë së rritur. Ndryshimet demografike me plakjen e shpejtë dhe normat e larta të emigrimit, paraqesin sfida të mëdha. Popullsia e Shqipërisë po plaket dhe po përqendrohet në Tiranë, ndërkohë që shumica e rajoneve përballen shpopullim. Sistemi arsimor po lufton me rënien e numrit të nxënësve, veçanërisht në arsimin profesional dhe nga ana tjetër ekziston një nevojë kritike për zhvillimin nismave të të mësuarit gjatë gjithë jetës./ Monitor
fondi europian i trajnimeve
Aktualitet
7 Shkurt 2025, 07:33
E. D
fotot ilustruese
KORÇË- Autori që plagosi 26-vjeçarin Kostandin Ziu, është identifikuar nga policia. 22-vjeçari&nb...
Aktualitet
7 Shkurt 2025, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- E gjithë Europa i ka dhënë përparësi ndërtimit të hekurudhave si një mjet më eficient ...
Aktualitet
7 Shkurt 2025, 07:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi se investitorët privatë që duan të hyjnë në marrëdh&eu...
Aktualitet
7 Shkurt 2025, 07:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kt...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 22:19
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Konstantin Ziu është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Korçë. Ziu u paraqi...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 22:14
N.F
Anastasia Sadiku, motra e 12-vjeçarit
TIRANË- Dhimbja i lexohej në sy, e megjithatë me gjithë forcë, me duart që i dr...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 22:11
N.F
Anastasia Sadiku
TIRANË- Një rast tronditës u shënua më 8 Janar të këtij viti kur Leo, vetëm 12 vjeç, humbi...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 22:00
N.F
Anastasia Sadiku
TIRANË- “Dua drejtësi për vëllain tim”, kështu është shprehur mes lotësh motra e 12 vj...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 21:33
N.F
Arben Frroku
STRASBURG- Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vlerësuar se procesi gjyqësor kundër Arben Frrokut, ...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 21:41
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vilson Gjata një qytetar nga Tirana tregon se është banor në njësinë numër 4 dhe ka një...