LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ka të nxira te gishtat”, trondit motra e Leos: E mbajtën 7 orë, mjekët na thonin që është mirë!

Mjekët thanë se i mituri ndërroi jetë si pasojë e miokardit akut. Por ky version nuk bind familjarët.

6 Shkurt 2025, 22:11 Nga N.F
“Ka të nxira te gishtat”, trondit motra e Leos: E mbajtën
Anastasia Sadiku

TIRANË- Një rast tronditës u shënua më 8 Janar të këtij viti kur Leo, vetëm 12 vjeç, humbi jetën në spital. Mjekët thanë se i mituri ndërroi jetë si pasojë e miokardit akut. Por ky version nuk bind familjarët. E motra e të voglit, Anastasia Sadiku, ishte këtë të enjte në emisionin “Opinion” ku tha se gjithçka ndodhi si pasojë e neglizhencës së mjekëve.

“Neglizhencë totale nga mjekët për simptomat që ai kishte. Neglizhencë totale. Ekzaminimet i kemi çuar jashtë. Vëllai im ka pasur infeksion bakterial, jo virozë. Ata e trajtuan vëllain për një virozë. Tirana e mbajti 7 orë aty vëllain tim dhe ne familjarët na thonin që gjendja është e mirë mos u shqetësoni, do kalojë”, u shpreh Anastasia.

Ajo tha se pasi u kurua fillimisht në Korçë, mjekët e sollën në Tiranë, por edhe këtu nuk është ekzaminuar siç duhet. Pavarësisht se e ëma i ka thënë doktorëve që djalit kishin nisur t’i nxihen gishtat dhe se këmbët e duart i kishte të ftohta, Leos nuk i janë bërë analizat siç duhet.   

“E priti si fillim urgjenca pediatrike [në Tiranë]. Kemi pritur për rreth 20 minuta në hollin e urgjencës pediatrike që të kalonte nga urgjenca pediatrike në pavijonin e endokronologjisë. Aty vëllait tim nuk i është bërë asnjë lloj ekzaminimi përveç një grup analizash gjaku dhe matje diabeti. Kaq. Mami gjithmonë insistonte. Në orën 5:00 ka thënë ka të nxira te gishtat, këmbët i ka të ftohta, duart i ka të ftohta dhe ato thonin i ka të ftohta se i mban jashtë se s’ka ngrohëse spitali”, tha Anastasia.

Më pas Leo ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të datës 8 Janar.  

“Nga ora 4:00 deri në orën 12 të natës ka qenë në pavijon dhe nga 12 e natës deri në orën 1:45 në reanimacion”, tha motra e tij.

Anastasia Sadiku u shpreh se prokuroria ka nisur hetimet dhe familja e Leos kërkon drejtësi.

“Unë dua drejtësi për vëllain tim ishte 12 vjeç, kishte gjithë jetën para. Drejtësi, në një mënyrë apo tjetër unë drejtësinë për vëllain tim do e kërkoj”, tha e reja.

“Nuk kanë bërë asgjë. Si mund ti venë diagnozë miokardit akut kur nuk kanë bërë as një EKG, as një matje tensioni, as një lloj gjëje. Si mund të nxjerrin ata atë diagnozë. Edhe nëse e ka pasur miokardin akut, çfarë bënë ata? Ata nuk bënë asgjë, asnjë përpjekje. Nuk bënë asnjë lloj gjëje”, shtoi më tej ajo referuar mjekëve./ Tv Klan

anastasia sadiku

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion