LIVE UPDATES
Aktualitet

Për 9 ditë që kaloi afati i pagesës së taksës së makinës, pagoi vitin 2 herë

Pano Soko ekspert ekonomie shpjegon se taksat parapaguhen dhe nuk mund të jenë për vitin paraardhës. Nëse viti kalendarik quhet nga Janari deri në Dhjetor, nuk ka asnjë kuptim që të paguhet taksa për një vit që ka kaluar.

6 Shkurt 2025, 21:39 Nga r.ll
Për 9 ditë që kaloi afati i pagesës së taksës
foto ilustruese

TIRANË- Arben Gosturani tregon se në datën 22 Dhjetor 2024 kishte ditën për të paguar taksat e makinës, por nuk mundi të shkojë për shkak të disa problemeve.

“Përshëndetje jam Arben Gosturani, kam një automjet dhe kam pasur probleme me pagesën. Në vitin 2024, më 22 Dhjetor kam pasur për të bërë pagesën e taksave dhe nuk kam shkuar për arsye të ndryshme. Shkova më 10 Janar 2025. Dhe në Janar më thonë që paguash dyfish taksa. Taksat që kisha për të paguar 231 mijë Lekë të vjetra dhe më thanë që do të paguash dhe të tjera. Kjo është pagesa për vitin 2025 dhe më thonë që duhet të paguash dhe për një taksë tjetër sepse të ka kaluar viti dhe sistemi. Po paguaj dy herë vitin 2025, sepse nuk e kam paguar më 22 Dhjetor, por më 10 Janar të vitit 2025. Një pagesë e kam kryer, kurse tjetrën jo sepse nuk isha përgatitur. Jam drejtuar tek “Stop” sepse nuk kam gjetur asnjë rrugëdalje tjetër që nga roja atje, e të gjithë më thonë që e ka fajin sistemi. Si puna ime ka edhe të tjerë që duhet të paguajnë taksat. Jo vetëm që janë rritur, por edhe duhen paguar dyfish”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

U paraqit më 10 Janar 2025 dhe i thanë se duhet ta paguante dyfish për shkak të 9 ditëve që kishin kaluar. “Stop” shkoi tek zyra e pagesave.

Qytetari: I kanë mbaruar plakut në 22 Dhjetor taksat dhe i ka paguar në datën 5-së.

Informacioni: Janar?

Qytetari: Po!

Informacioni: Ka paguar 24-ën, që duhet ta paguante në Dhjetor dhe 25-ën që jemi tani sepse kur kalon dhjetorin, hyn automatikisht edhe vitin tjetër.

Qytetari: Për 9 ditë paguan 24-ën? Po se 9 ditë i bien ato.

Informacioni: S’i bien 9 ditë.

Qytetari: 22 Dhjetor me…

Informacioni: Në Dhjetor të 2023-shit ke paguar Janar – Dhjetor ’23.

Qytetari: Po!

Informacioni: Se taksa është vjetore nuk është… Vetëm për 9 ditët e dhjetorit. Ke paguar 24-ën e vitit të kaluar Janar – Dhjetor 24, 12-muaj dhe Janar – Dhjetor 25. 12 muaj të tjerë. Në total 2 vite dhe ke të drejtë, që në janarin e vitit, që vjen do paguash janar-dhjetor ’26. 1 Janar vitit, që i përket deri në 31 Dhjetor vitit, që i përket.

Qytetari: Po ta paguaja unë për shembull në datën 22 deri në 22 dhjetor prapë…

Informacioni: Ishe pa taksa të paguara, por me taksa të vlefshme për qarkullim. Pra, ti kishe të drejtë, që 25-ën ta paguaje në dhjetor, po ishte prapë e papaguar 25-sa, kurse tani e ke të paguar dhe të vlefshme për qarkullim dhe 26 e paguan në janar. Ky është ndryshimi.

Pano Soko ekspert ekonomie shpjegon se taksat parapaguhen dhe nuk mund të jenë për vitin paraardhës. Nëse viti kalendarik quhet nga Janari deri në Dhjetor, nuk ka asnjë kuptim që të paguhet taksa për një vit që ka kaluar.

“Taksa e regjistrimit është një kuotë vjetore që paguan çdo përdorues mjeti një herë në vit dhe në këmbim merr një leje nga shteti për të përdorur rrugët e veta. Pra taksa e regjistrimit nuk është një shumë që regjistrohet pa një qëllim sepse para shtetit dëmi që shkakton ti tek rrugët duhet riparuar dhe për këto para shteti merr taksën e regjistrimit. Tani nëse ti e ble një herë taksën e regjistrimit për një vit kalendarik, për 365 ditë nuk ka rëndësi dita se kur fillon dhe kur mbaron viti. Sa herë që ti paguan taksën e regjistrimit që nga ai moment ke të drejtë që për 365 ditë ke të drejtë që të përdorësh rrugën e Republikës së Shqipërisë. Për të gjithë periudhën që ti nuk ke paguar, ka njerëz që vonohen përshembull, vonohen në taksën e regjistrimit, ka kuota gjobe, por kurrë nuk bëhet taksa aq më tepër me përshtatjen e vitit kalendarik. Është pa sens përshtatja me vitin kalendarik. Çdo njeri ble biletën për të përdorur rrugët e vendit për 365 ditë, duke paguar shumën e caktuar në shtet siç e ka përcaktuar shteti. Çdo manovër përtej këtij qëllimi ligjor për të cilin është vendosur taksa është në shkelje të të drejtave dhe duhet patjetër të refuzohet apo kundërshtohet. Si çdo biletë tjetër, përshembull kur shkon në stadium ti paguan biletën për një ndeshje që do të fillojë, jo për ndeshjen që ka mbaruar, pra ti ble biletën nga minuta e parë deri në minutën e 90-të për të parë ndeshjen që po vjen jo atë ndeshje që ka mbaruar. E njëjta gjë edhe bileta që blihet për përdorimin e rrugëve, taksa e regjistrimit është një tip bilete”, sqaroi eksperti Pano Soko./tvklan.al

arben gosturani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet