7 Shkurt 2025, 09:15
Nga E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Bëhet e ditur se Elden Dushku qarkullonte me armë zjarri dhe municioni luftarak në automjet. Gjithashtu është sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni luftarak. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Flagranca 1”. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 33-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 1”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ky shtetas qarkullonte me armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
elden dushku
Aktualitet
7 Shkurt 2025, 07:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një p...
Aktualitet
7 Shkurt 2025, 07:33
E. D
fotot ilustruese
KORÇË- Autori që plagosi 26-vjeçarin Kostandin Ziu, është identifikuar nga policia. 22-vjeçari&nb...
Aktualitet
7 Shkurt 2025, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- E gjithë Europa i ka dhënë përparësi ndërtimit të hekurudhave si një mjet më eficient ...
Aktualitet
7 Shkurt 2025, 07:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi se investitorët privatë që duan të hyjnë në marrëdh&eu...
Aktualitet
7 Shkurt 2025, 07:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kt...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 22:19
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Konstantin Ziu është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Korçë. Ziu u paraqi...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 22:14
N.F
Anastasia Sadiku, motra e 12-vjeçarit
TIRANË- Dhimbja i lexohej në sy, e megjithatë me gjithë forcë, me duart që i dr...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 22:11
N.F
Anastasia Sadiku
TIRANË- Një rast tronditës u shënua më 8 Janar të këtij viti kur Leo, vetëm 12 vjeç, humbi...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 22:00
N.F
Anastasia Sadiku
TIRANË- “Dua drejtësi për vëllain tim”, kështu është shprehur mes lotësh motra e 12 vj...
Aktualitet
6 Shkurt 2025, 21:33
N.F
Arben Frroku
STRASBURG- Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vlerësuar se procesi gjyqësor kundër Arben Frrokut, ...