LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestua për mashtrim dhe shpërdorim detyre, Apeli dënon me 12 vite burg noteren Rezarta Koçi

Nga ulja e dënimit përfundimisht do të kryejë tetë vite burg. Noterja u arrestua më 4 shkurt 2022 për mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre.

9 Prill 2024, 20:23 Nga N.F
U arrestua për mashtrim dhe shpërdorim detyre, Apeli dënon me 12
Rezarta Koçi

TIRANË- Noterja Rezarta Koçi është dënuar ditën e sotme me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit. Nga ulja e dënimit përfundimisht do të kryejë tetë vite burg.

Noterja u arrestua më 4 shkurt 2022 për mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre. Në grackën e këtyre mashtimeve ishin pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, ndërsa përmes mashtrimit kishte arritur të përvetësonte 2 mln euro, që më pas i kalonte në llogarinë personale.

Njoftimi: 

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Nga materialet e referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në përmbajtje të tyre rezulton se ndaj noteres me iniciale Rezarta Koçi në periudha të ndryshme kohore, janë paraqitur kallëzime nga shtetasit me inicialet E. Q, P. Z, E. N, F. D, duke pretenduar se duke shpërdoruar detyrën u ka vjedhur një shumë parash.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurës me iniciale R. K, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”,  kryer në katër raste dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 135 dhe 186/2  të  Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 313, datë 08.02.2023 ka vendosur:

1.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës P. Z, dhe dënimin e saj në bazë të nenit 135 të Kodit Penal me 5 (pese) vjet burgim.

2.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës E. Q dhe dënimin e saj në bazë të nenit 135 të Kodit Penal me 5 (pese) vjet burgim.

3.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës E. N dhe dënimin e saj në bazë të nenit 135 të Kodit Penal me 5 (pese)  vjet burgim.

4.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës F. D dhe në bazë të nenit 135 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pese) vjet burgim.

Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave” më shumë se një herë,” dhe dënimin e saj në bazë të nenit 186/2 të Kodit Penal me 2 (dy) vjet burgim. Në zbatim të nenit 55 të K. Penal, në bashkim të dënimeve, e dënon të pandehurën R. K me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 te Kodit te PR. Penale, i ulet 1/3 e masës se dënimit duke e dënuar përfundimisht te pandehurën R. K me 10 (dhjetë) vjet burgim. Vuajtja e dënimit i fillon te pandehurës nga dita e arrestimit te saj ne lidhje me këtë çështje. Dënimi te kryhet ne një burg te sigurisë se zakonshme. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga e pandehura me iniciale R. K, e cila kërkoi:

1.Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si më poshtë:

Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “vjedhje me shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal i cilësuar 4 herë, në “mashtrim” duke e cilësuar vetëm një herë sipas nenit 143 të Kodit Penal. Shtimin në kualifikimin e veprës penale edhe të rrethanave lehtësuese: “pendimi i thellë i të pandehurës” dhe “përpjekje për pakësimin e pasojave të veprës penale”, të parashikuara nga neni 48 shkronjat “ç” dhe “d” të Kodit Penal.

Zbutjen e masës së dënimit duke caktuar për të pandehurën R. K një dënim deri 5 vjet burgim në maksimum brenda kufijve të dënimit të parashikuar për veprën penale “mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës R. K për veprën penale të “falsifikimit të dokumentave”, të kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
Në rast të mos pranimit të ndryshimit të kualifikimit sipas nenit 143 të Kodit Penal, ndryshimin e kualifikimit duke e cilësuar veprën penale të kryer prej saj vetëm 1 herë sipas nenit 135 të Kodit Penal. Zbutjen e dënimit të së pandehurës R. K duke caktuar ndaj saj një dënim jo më shumë se 5 vjet burgim.

Në rast se pas caktimit të dënimit do të rezultojë se masa e mbetur e dënimit do të jetë më pak se 2 vjet burgim, urdhërimin e vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në banesë sipas nenit 59/a shkronja “a” të Kodit Penal, me qëllim që e pandehura R. K të mund të ushtrojë përgjegjësinë prindërore për dy fëmijët e saj të mitur përkatësisht 8 vjeç dhe 13 vjeç.


Në përfundim të gjykimit, më datë 04.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Lutfije Celami dhe anëtare znj. Miranda Andoni dhe z. Qemal Zaimi, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit Nr.313 datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me ndryshimin si vijon: – Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal pas bashkimit të dënimeve, e pandehura R. K dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim. – Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale pas uljes së dënimit me 1/3, e pandehura R. K  dënohet përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.

rezarta koçi gjykata e apelit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë