“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
U bllokua nga reshjet e dëborës/ Rihapet qarkullimi në aksin rrugor bypass-Qafë Murriz në rrugën e Arbrit
Sipas njoftimit të policisë edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë - Klos- Ulëz, janë të hapura. Aksi rrugor Peshkopi- Kala e Dodës - Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
21 Janar 2024, 10:04Nga r.ll
foto nga dibra
TIRANË- Segmenti rrugor i rrugës së Abrit, bypass-Qafë Murrizë, është rihapur për qarkullim pasi ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Sipas njoftimit të policisë edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë - Klos- Ulëz, janë të hapura. Aksi rrugor Peshkopi- Kala e Dodës - Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.
Policia e Dibrës është e gjitha në gatishmëri të plotë me patrulla të shpërndara në çdo aks rrugor, dhe i'u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe në rast emergjence të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse.