Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dy turistët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
TIRANË- Dy turistë francezë janë shpëtuar nga Policia pasi kishin mbetur të bllokuar dhe pa ujë e ushqim afër shpellës së Pëllumbasit. Policia lokalizoi dhe iu ofroi ndihmë 2 turistëve francezë që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Gryka e Skoranës", te shpella e Pëllumbasit.
as disa orësh kërkime, para mesnatës, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 turistët francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak se kishin humbur orientimin dhe nuk kishin më as ujë, as ushqim. Pasi iu kanë dhënë ndihmën e parë, për shkak të terrenit te rrezikshëm, shërbimet e Policisë kanë kërkuar shërbime të specializuara për të nxjerrë turistët nga vendi ku ishin bllokuar.
Dy turistët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Operacion kërkim-shpëtimi, i zhvilluar rreth 5 orë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të Forcës së Posaçme "Shqiponja", Njësia Alpine e FNSH Tiranë dhe RENEA. Policia lokalizon dhe iu ofron ndihmë 2 turistëve francezë që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Gryka e Skoranës", te shpella e Pëllumbasit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pasditen e djeshme kanë marrë njoftim se 2 turistë kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur, gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur "Gryka e Skoranës", afër shpellës së Pëllumbasit. Menjëherë janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Tiranë. Pas disa orësh kërkime, para mesnatës, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 turistët francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak se kishin humbur orientimin dhe nuk kishin më as ujë, as ushqim. Pasi iu kanë dhënë ndihmën e parë, për shkak të terrenit te rrezikshëm, shërbimet e Policisë kanë kërkuar shërbime të specializuara për të nxjerrë turistët nga vendi ku ishin bllokuar.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar Njësia Alpine e FNSH Tiranë dhe shërbime të Repartit Special RENEA, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e turistëve nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar dhe së bashku me shërbimet e tjera të Policisë i kanë shoqëruar me këmbë turistët, deri në vendin ku i priste ambulanca.
Dy turistët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan.
Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Fredi Beleri TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur në Himarë, i cili ndodhet në burg, Fredi Beleri, vijon betejën për liri në...
foto ilustruese TIRANË- Shtyhet për herë të dytë regjistrimi i nxënësve në arsimin parauniversitar. Sipas vend...
Foto ilustruese DIBËR- Katër minatorë jaën aksidentuar mëngjesin e sotëm. Ata ishin nisur për të shkuar në pun...
Policia SHKODËR-Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar 12 831 bimë narkot...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ përmes një kërkese të depozituar në KQZ kërk...
Aksident SARANDË- Aksident në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kardhiq-Sarandë, pranë Sh...
Inceneratori i Elbasanit për trajtimin e mbetjeve urbane me djegie duhet të ishte transferuar 7 bashkive të Rajonit, ku aksioneri kryesor duhej...
Moti TIRANË- Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në...
Gazetarja LAÇ- Në dhjetor 2021, “Stop” ishte në Laç për problemin e bashkëshortëve Grimci, të cil&e...
Denoncimi LEZHË- “Stop” ishte në Lezhë, pasi një zonjë tregoi se çfarë lojërash ka bërë ish...