LIVE UPDATES
Aktualitet

U dhunua nga 2 persona, drejtori i OSHEE në Lezhë: Nuk i njihja! Goditja erdhi për shkak të detyrës! S’tërhiqem nga puna

Në seancën e sotme, Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa, të dy 27 vjeç, akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje për shkak të detyrës ndaj Përndrecës, por asnjë prej të dyve nuk i ka pranuar akuzat e ngritura.

24 Dhjetor 2022, 11:32 Nga k.m.
U dhunua nga 2 persona, drejtori i OSHEE në Lezhë: Nuk i njihja!
Edmir Përndreca

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg pa afat" për 2 personat e arrestuar, si dhunuesit e drejtorit të OSHEE-së në Lezhë, Edmir Përndreca. Në seancën e sotme, Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa, të dy 27 vjeç, akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje për shkak të detyrës ndaj Përndrecës, por asnjë prej të dyve nuk i ka pranuar akuzat e ngritura. E megjithatë gjyqtari Ilir Perdeda e cilësoi të ligjshme arrestimin e tyre dhe vendosi masën e sigurisë ‘burg pa afat’, duke marrë parasysh edhe kërkesën e prokurorit Sabri Kastrati.

Pas vendimit, Edmir Përndreca foli për mediat duke u shprehur se nuk i njihte personalisht të rinjtë që e dhunuan, por edhe njëherë nguli këmbë se goditja i ndodhi për shkak të detyrës. Megjithatë thekson se kjo ngjarje nuk do të ndikojë në punën e tij, veçse do ta itensifikojë atë.

"Goditja është për shkak të detyrës, absolutisht që po se nuk kam pasur probleme të tjera dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër veçse për shkak të detyrës dhe duke pretenduar gjithmonë që me treguesit kemi arritur në nivelet maksimale. Normale që prishen interesa dhe ndodh edhe kjo, qoftë edhe lëvizje punonjësish që prishin interesa dhe për ato. Edhe kjo, pjesë e kësaj është. Jemi rikthyer në punë pa u tërhequr në asnjë moment për të zbatuar ligjin dhe për të bërë detyrën sepse prandaj jemi këtu. Nuk kam pasur asnjëherë probleme me 2 të akuzuarit, nuk i kam njohur. Si do kisha problem me to? Falenderoj strukturat që vunë në vend dinjitetin e drejtuesëve. Besimin e kam të plotë që do të flasë vetëm ligji përderisa ka marrë një rrugë tjetër dhe nuk besoj se do të marrë rrugë tjetër. Nuk ka pasur incidente të kësaj natyre, është diçka ekstreme se nuk mund t’i dalësh një zyrtari kështu. Ka zyrë e komunikim, por jo rrugëve. Këto veprime nuk do të më pengojnë në punë. Do vijoj si më parë dhe me ritme më të shpejta për ta çuar arritjen e treguesve dhe perspektivat e mia deri në nivelet maksimale për sa kohë të jem në këtë detyrë,"-tha drejtori i OSHEE në Lezhë.

Ngjarja ndodhi më datë 30 nëntor, pas itensifikimit të kontrolleve të OSHEE, për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonteve debitor. Autorët besohet se kanë ndjekur lëvizjet e drejtorit të OSHEE dhe më pas i bënë pritë, duke i përplasur mjetin dhe më pas e qëlluan me sende të forta. Pas goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë. Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, shkoi drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

edmir përndreca dhunohet edmir përndreca sebastjan malotaj leonard pepa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet