LIVE UPDATES
Aktualitet

Incineratorët, Alqi Bllako nuk i mban nervat në gjyq, shpërthen në akuza ndaj SPAK-ut: Akuzat, injorancë profesionale! Do e çoj në Strasburg

Alqi Bllako pretendon se nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil, teksa paralajmëroi se shkeljet e konstatuara do ti ankimojë në KLP dhe deri në Strasburg.

19 Qershor 2023, 11:38 Nga k.m.

Incineratorët, Alqi Bllako nuk i mban nervat në gjyq, shpërthen
Alqi Bllako

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste ka dalë sërish para togave të zeza, në një seancë ku avokatët mbrojtës të të pandehurve për dosjen e inceneratorit të Fierit do të paraqisnin konkluzionet në mbrojtje të klientëve të tyre. Sot, gjatë seancës, Alqi Bllako ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, institucion që e ekuzon për “shpërdorim detyre”. 

Në fjalën e tij në seancë, llako tha se rikthimi tek akuzat fillestare nga ana e prokurorit Dritan Prençi, duke anashkaluar vendimin e gjyqtares paraprake, tregon se është orkestruar goditja e tij në kuadër të një axhende të caktuar, por është ndalur me aq dhe nuk ka dhënë detaje të tjera.

Alqi Bllako pretendon se nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil, teksa paralajmëroi se shkeljet e konstatuara do ti ankimojë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe deri në Strasburg.

"Shkelja e ligjit është aq flagrante sa nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale apo një hakmarrje personale. Vetëm SPAK mund të akuzojë për një detyrë që nuk ka qenë detyra ime. Standart i hapur esktraligjor, duke çuar përpara një axhendë hakmarrjeje personale ndaj personit tim. Kush konsiderohet funksionar i lartë shtetëror e përcakton Kushtetuta. E ftova prokurorin në seancën paraprake të citonte një ligj të vetëm se ku bazohet, nuk dha sqarime sepse diçka e tillë nuk ekziston. Është njësoj si gjykata të çojë për gjykim çështjen me akuzën shpërdorim detyre, ndërsa në konkluzionet përfundimtare prokuroria të ngrejë akuzën vrasje me paramendim. Është haptazi shpërdorimi i prokurorit, me qëllim hakmarrjen personale. Një atentat ndaj gjykatës paraprake. Një shkelje e tillë jo vetëm do ankimohet në KLP, por deri në Strasburg,”- ka deklaruar Bllako në fjalën e tij.

Në këtë seancë ish-deputeti socialist është mbrojtur nga dy avokatë të tjerë ndërkohë që ka njoftuar se Sokol Hazizaj nuk do të jetë më avokati i tij, por nuk i ka bërë me dije arsyet. Dy avokatët e rinj, Artan Kodheli dhe Eduart Sheko pretendojnë se në këtë fazë të gjykimit kur është pranuar gjykimi i shkurtuar nuk mund të ketë ndryshime të akuzës.

DISKUTIMET NË SALLË:

Artan Kodheli: Rëndimi i akuzës për Bllakon është i paligjshëm dhe për ti bërë presion gjykatës në momentin e konkluzioneve përfundimtare. KKP e rregullon në mënyrë shterruese qëndrimet që duhet të mbajë prokurori. Gjykata ka konkluduar se për Alqi Bllakon, do të ketë shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv, jo si funksionar i lartë shtetëror. Asnjë organ akuze nuk mund të ndryshojë një vendim të formës së prerë sidomos në këtë fazë të gjykimit. KPP ndalon kategorikisht një vendim të tillë, jemi në një procedim të gjykimit të shkurtuar. S’mund të ketë fakte të reja në gjykim të shkurtuar. Është veprim arbitrar i prokurorit. E akuzon për shpërdorim detyre duke mos cituar asnjë ligj dhe duke shkelur 10 dispozita ligjore. Prokurori shpërdoron detyrën duke ngritur akuza për shpërdorim detyre. Sekretari i përgjithshëm është funksion i lartë civil.

Eduart Sheko: Prej 18 muajsh ndjekje inkuizitore ndaj Alqi Bllakos me mjete ekstra-ligjore. Prokurori e ka pranuar këtë kërkesë për saktësim akuze. Nëse ishte kundër, ta ankimonte jo ta linte për ta bërë tani. Ky është një akt i pabesë që bëhet pikërisht në këtë fazë.

Alqi Bllako është i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Për ish-zyrtarin e Partisë Socialiste, Alqi Bllakon kërkon 7 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 4 vite e 8 muaj. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

alqi bllako alqi bllako ne spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet