LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U fut për të zbutur sherrin, qëllohet me thikë në qafë Polici në Lukovë, arrestohet pas disa orësh autori

•Qëllohet me thikë në qafë polici 28-vjeçar Redin Caushaj.  •28 vjeçari, me detyrë inspektor i policisë së zonës Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë menjëherë. •Në momentin që ka ndërhyrë, një 60 vjeçar e ka goditur me thikë dhe për pasojë polici është në gjendje kritike për jetën. •Efektivi u qëllua nga Thodhori Mërkuri, i cili u arratis pas ngjarjes, mirëpo u vu në pranga mëngjesin e sotëm. •Gjendja shëndetësore e Caushajt është e rëndë.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Plagosi policin në Himarë, arrestohet pas disa orësh autori, ishte fshehur tek ish-reparti ushtarak në Pilur

U fut për të zbutur sherrin, qëllohet me thikë në
Momenti i arrestimit

VLORË- Arrestohet pas disa orësh 60-vjeçari, Thodhori Mërkuri i cili plagosi me armë zjarri policin Redin Caushi. 

Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga autorin i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00. Burime zyrtare bënë me dije se disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin, ndërkohë për të ndarë sherrin ka ndërhyrë punonjësi i Policisë, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit, por ka marrë goditje me thikë.

Vazhdon të mbetet në situatë kritike, efektivi 28-vjeçar i Policisë së Vlorës, shtruar që mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO- U plagos pasi ndërhyri për të shuar sherrin, Polici 28-vjeçar në luftë me jetën, kolegët i dhurojnë gjak

U fut për të zbutur sherrin, qëllohet me thikë në
Polici i shtruar

VLORË- Tentativa për të shuar sherrin mes dy personave rezultoi fatale për policin 28-vjeçar Redian Caushaj. I riu, prej orësh ndodhet në sallën e operacionit, ndersa thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar gjak gjatë orëve të mesnatës i janë përgjigjur kolegë të 28-vjeçarit. Ndërkohë policia po zhvillon aksion për arrestimin e autorit, i cili duke perfituar nga errësira u largua.

Caushaj u godit me thikë në qafë nga një prej personave të përfshirë në konflikt teksa mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Ndërhyri të 'shuante' konfliktin, polici goditet me thikë në Himarë, 28 vjeçari në gjendje kritike (EMRI)

U fut për të zbutur sherrin, qëllohet me thikë në
Policia

HIMARË- Polici Redin Caushaj ka mbetur i plagosur me thikë nga 60-vjeçari Thodhori Mërkuri. Ai ndërhyri për të ndaluar një konflikt mes disa personave pranë kthesës së fshatit Pilur.

28 vjeçari, me detyrë inspektor i policisë së zonës Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit të orarit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë menjëherë. Por në momentin që ka ndërhyrë, një 60 vjeçar e ka goditur me thikë dhe për pasojë polici është në gjendje kritike për jetën. Autori është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë policia e Himarës, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin. Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën. Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë. Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

redin caushaj plagoset polici ne himare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet