LIVE UPDATES
Aktualitet

Përgjimi i mikut të Talo Çelës/ Prokuroria e Elbasanit dha "ok", u zbulua depoja e armëve dhe 'pasta' për heroinën, burg për Aqif Bezatin

Sot të dy janë lënë në masën e sigurisë "arrest me burg" nga ana e Gjykatës së Elbasanit.

17 Tetor 2022, 11:47 Nga k.m.
Përgjimi i mikut të Talo Çelës/ Prokuroria e Elbasanit dha
Aqif Bezati dhe Talo Çela

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka zbardhur operacionin e ndodhur katër ditë më parë në Belsh, ku ka rënë në pranga miku i të shumëkërkuarit Talo Çela, Aqif Bezati. Po ashtu, u burgos edhe bashkëpunëtori i tij, Veli Deliu. Sot të dy janë lënë në masën e sigurisë "arrest me burg" nga ana e Gjykatës së Elbasanit. Po ashtu, në seancën e sotme, organi i akuzës thotë se në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit janë zhvilluar kontrolle në shtëpitë e këtyre dy shtetasve, pas mbajtjes së tyre më parë në përgjim. Nga kontrolli në këtë banesë, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri por edhe lëndë plasëse.

Përgjimi i mikut të Talo Çelës/ Prokuroria e Elbasanit dha
Aqif Bezati dhe Talo Çela

Ky që shihni në foto është Aqif Bezati, i cili u mbajt në vëzhgim nga blutë e Elbasanit, të cilët gjatë hetimit kanë mësuar se miku i tij në banesë mbante sende të jashtëligjshme. Nga hetimet ka rezultuar se 60-vjeçari nga fshati Dëshiran i Belshit ishte i përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Krahas armëve, municioneve dhe shumave të konsiderueshme të parave, gjatë kontrollit të banesës së Aqif Bezatit, Policia gjeti dhe 75 bimë të thata opiumi që shihni në këto pamje. Kjo bimë është tejet e veçantë pasi nga përpunimi i saj prodhohet heroina. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më shumë lidhur me aktivitetin e tij. Ndërkohë që duket se nuk ka më shumë detale lidhur me të shumëkërkuarin Talo Çela. Ky i fundit ende kërkohet kudo nga Policia e Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Nga kontrolli në këtë banesë, rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar këto sende të cilësinë e provës materiale: Hetimet me metoda speciale për V.P “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, sekuestrohen armë, municione e lëndë narkotike

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar dhe vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1433, viti 2022 për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278 i K.Penal.

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas regjistrimit të procedimit penal, kanë filluar hetimet pro-aktive duke aplikuar metodat special të hetimit. Konkretisht me vendimin nr.807, datë 12.10.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është kërkuar dhe lejuar përgjimi telefonik i disa numrave.

Ndërsa me vendimin nr.801, datë 11.10.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është lejuar kontrolli i banesave dhe të çdo ambjenti tjetër të lidhur apo ndihmës me to si dhe të automjeteve të ndodhura në këto banesa dhe konkretisht: Banesa e shtetasit V.D., me adresë banesë private fshatit Dëshiran në NJA Grekan në Bashkinë Belsh dhe banesa e shtetasit A.B., me adresë banesë private fshatit Dëshiran në NJA Grekan, në Bashkinë Belsh.

Për ekzekutimin e këtij vendimi nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, janë ngarkuar shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Cërrik dhe DVP Elbasan.

Më datë 13.10.2022, ora 07.00 e në vijim, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.B, ndodhur në fshatin Dëshiran të Belshit.

Nga kontrolli në këtë banesë, rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar këto sende të cilësinë e provës materiale:

- Një armë zjarri e llojit pistoletë TT, model 54 me një krëhër me 8 fishekë, 539 copë fishekë mod.54, kal.7.62 mm;

- Një armë zjarri luftarake mol.56 dhe kal.7.62 mm, 5 krëhëra hark metalik nga të cilët 4 të mbushur me fishekë mod.56 dhe kal.7.62 mm;

- 2835 copë fishekë mod.56 dhe ka.7.62 mm, 9 copë fishekë armë zjarri mod.53, kal.7.62 mm; - - 2 granata dore mësymëse;

- 2 ndezësa të unifikuar;

- 3 granata dore të tipit mbrojtëse me ndezësa dhe unifikuar dhe një granatë dorë mbrojtëse me tapë ebaniti;

- Një qese platike me material bimor të thatë të ngjashëm për nga era dhe karakteristikat fizike me lëndën narkotike të llojit cannabis sattiva me peshë totale 3.6 kg, një sasi bimësh të thata me kërcell dhe boçe të ngjashme me bimën narkotike të llojit opium me peshë totale 1.4 kg;

- 2 aparate telefonik celular, 10 copë fishekë armë gjahu kal.12 mm dhe një sasi e konsiderueshme të hollash prej 54.000 lekë, 260.000 lekë, 1.056.000 lekë, 2.170.000 lekë, 220.000 lekë, 980 pound britanik, 4020 pound britanik, 7.250 euro, 1700 euro.

Më datë 13.10.2022, ora 08.25 e në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.D, ndodhur në fshatin Dëshiran të Belshit. Nga kontrolli në këtë banesë rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar këto sende të cilësinë e provës materiale:

- Një armë gjahu kal.12 mm, një gjerdan me 30 fishek kal.12 mm si dhe dy kuti me nga 6 dhe 19 fishekë kal.12 mm si dhe një aparat telefonik.

Nga ana e policisë gjyqësore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit A.B., i dyshuar për veprat penale të: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/3/4/5 i K.Penal, “Prodhimi dhe Shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe “Pastrimit të produketeve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/1 i K.Penal dhe shtetasit V.D., i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 280 i K.Penal.

Hetimi për këtë procedim penal është ndjekur në bashkëpunim shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Cërrik në DVP Elbasan.

talo Çela aqif bezati

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet