27 Shkurt 2024, 10:36
Nga N.F
Pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 45-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Rinas. Arrestimi i 45-vjeçarit ka ardhur pasi ai u kap me disa armë dhe kanabis me vete. Më tej në njoftimin e policisë mësohet se i arrestuari kishte qëllim shitjen e tyre.
Policia nga ky operacion ka sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri shotgan, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine dhe sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Rrethi". Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 45-vjeçar që posedonte armë zjarri, me qëllim shitjen.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri shotgan, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine dhe sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", pas informacioneve të siguruara për një shtetas i cili do të transportonte armë zjarri nga Shkodra drejt Rinasit, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Rrethi". Si rezultat, në Rinas, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 45 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 45-vjeçarit, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me DVP Shkodër u ushtrua kontroll në banesën e tij, në Shkodër, dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri shotgan me municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine, sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika. Nga verifikimet e kryera dyshohet se 45-vjeçari i arrestuar i ka siguruar armët e zjarrit, me qëllim shitjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
rinas arrestim arme droge
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 10:22
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
MAL I ZI- Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm n...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 10:10
N.F
GJIROKASTËR- Një 41-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Gjirokastër pasi u kap në flagr...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 10:09
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Më shumë se një në 3 të rinj të moshës nga 15-29 vjeç në Shqipëri vuajn&eu...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 09:56
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 09:41
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Dosja "21 janari: do të shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë në orën 13:00, ku pritet të merr...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 09:44
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi, ka dalë në një konferen...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 09:21
Foto ilustruese
TIRANË- E mësonte babai të përdorte armët/ Arrestohet 16-vjeçari në Tiranë, i ati shpallet n&eum...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 08:56
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërrin sot për herë të parë në Tiranë n&eum...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 08:39
h.k
Volodymyr Zelensky
TIRANË-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë për herë të parë Shqipëri...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 07:21
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Lutfie Muka Meta, motra e të ndjerit Pëllumb Meta ka folur në një intervistë ditën djeshme pë...