Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga ky operacion janë sekusestuar 16.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 90 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash dhe 5 celularë.
TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën teksa po shkëmbenin 16 kilogramë koakinë në një parking. Nga ky operacion janë sekusestuar 16.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 90 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash dhe 5 celularë. Shkëmbimi i drogës po kryehej në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës. Në pranga kanë rënë Demokrat Dylgjeri, Haziz Zylfa, Vladimir Kani dhe Hyxhers Mete.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, operacioni policor i koduar "Lokacioni", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë. U kapën në flagrancë duke shkëmbyer 16.2 kg lëndë narkotike kanabis, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 16.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 90 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash dhe 5 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Lokacioni". Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 32 vjeç, H. Z., 23 vjeç, V. K., 23 vjeç dhe H. M., 23 vjeç.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit H. M., në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Bolonja të Italisë, pasi u kapën me 4 kg kokainë, 1.5 kg marihuan&...
Baste sportive TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë pasi kishin përshtatur di...
Suela Saliaj dhe Renato Muhaj SHBA- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Florida një police nga ...
Sibora Gagani dhe Marco Romeo ITALI- Italiani, Marco Romeo i cili dyshohet për vrasjen e shqiptares dhe një gruaje tjetër i ka dër...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me m...
Foto ilustruese TIRANA- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8-të në shkollën 9-vjeça...
Foto ilustruese KAVAJA- Një 34-vjeçar me inicialet J. K., është shoqëruar nga policia e Kavajës pasi dyshohet se ka plagosu...
Foto ilustruese FIER- Një automjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në ecje...
Foto ilustruese SHBA-Sipas mediave amerikane, vajza e vogël i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të &...
Foto ilustruese TIRANË-Në një letër të firmosur nga 56 organizata të shoqërisë civile drejtuar Këshillit t&eu...