LIVE UPDATES
Aktualitet

U kapën me 324 kg kokainë në Selanik, dënohen me burgim të përjetshëm dy shqiptarë, një serb me 15 vjet

6 Qershor 2022, 18:09 Nga DOSJA
U kapën me 324 kg kokainë në Selanik, dënohen me burgim
Kokaine,Greqi

GREQI- Gjykata Penale e Apelit në Selanik ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarë të cilët në muajin janar u kapën me 324 kg kokainë, një nga sasitë më të mëdha të sekuestruara nga autoritetet ligjzbatuese të qytetit, me një vlerë të vlerësuar mbi 30 milionë euro.

Sipas mediave vendase, të dënuarit me burgim të përjetshëm janë dy shtetasit shqiptar 39 dhe 37 vjeç, një shtetas serb, 38 vjeç është dënuar me 15 vite ndërkohë që është shpallur në kërkim një bashkatdhetar i këtij të fundit, 34 vjeç.

Operacioni policor u organizua nga Prokuroria e AntiDrogës së Selanikut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ndërsa paraprihej informacioni, sipas të cilit, dy shqiptarët do të shkonin nga Athinë në Selanik për të marrë një ngarkesë kokaine. Sipas të njëjtave informacione, i treti së bashku me bashkatdhetarin e tij 34-vjeçar, kishin mbërritur në Selanik me ngarkesën e paligjshme, ku kishin marrë me qira një apartament.

Siç përshkruhet në shkresat zyrtare, në momentin kur në parkingun e pallatit po transportohej një sasi e pjesshme e drogës së konfiskuar, nga minibusi në makinë, u zhvillua operacioni për kapjen e tre autorëve, ndërsa i katërti që po vëzhgonte nga banesa me qira, arriti të arratisej duke u hedhur nga ballkoni.

Ngarkesa konsiderohet e sigurt se ka ardhur nga Amerika Latine. Këto sasi nuk vijnë në Greqi për të shëtitur”, dëshmoi në gjykatë kreu i Prokurorisë së Drogës së Selanikut, që kushton dhjetëra milionë euro.

Dy të pandehurit e parë, të dënuar me burgim të përjetshëm, në kërkim të faljeve mohuan çdo lidhje me drogën. Vetë ata thanë se shkuan në Greqinë e Veriut për të blerë disa makineri dhe dyshekë për hotelin e tyre, ndërsa emëruan një person që, siç pretendojnë ata, u ngriti kurth. 

Ai na shkatërroi jetën”, thanë ata.

Ndryshe nga sa më sipër, 38-vjeçari serb, të cilit i është dhënë zbutja dënimit së mëparshme ligjore, ka pranuar përfshirjen e tij në këtë rast.

 “E pranoj krimin, e pranoj që jam fajtor. Më ofruan të shkoja në Greqi për të bërë diçka të paligjshme. Më duhej për shkak të borxheve. Pothuajse e dija se ishte drogë, por nuk dija as sasinë dhe as llojin e substancës”, tha ai në kërkim të faljes. Ai shtoi se jetonte në Londër dhe kishte një pasaportë false kroate në kohën e arrestimit.

Pas vendimit të Gjykatës të tre të pandehurit janë kthyer në burg, ndërsa për të pandehurin e katërt në kërkim do të hapet çështja nëse dhe kur arrestohet.

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë