Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
U vodh në Itali, u soll në Shqipëri për t'u shitur! Pianoja e shek. të XVIII i dorëzohet autoriteteve
Piano ‘Clavikorda’ e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë italiane, u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri.
26 Korrik 2022, 11:59Nga A.B
Ulsi Manja
TIRANË- Piano antike e vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, e cila u soll në vendin tonë për t'u shitur, do t'i dorëzohet ditën e sotme autoriteteve italiane. Bëhet fjalë për ‘Clavikorda’ e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë italiane, e cila u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri.
Dorëzimi i saj është bërë nga Ministria e Drejtësisë, ministria e Kulturës për komandatin e Karabinierëve për trashëgiminë kulturore. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se dorëzimi i pianos së shekullit të XVIII e cila ishte vjedhur ne Itali, u shpreh se është një shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia.
‘Është një shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia. Ne duam ta shtrijmë këtë bashkëpunim në të ardhmen pse jo për të bërë të mundur riatdhesimin reciprok të të gjitha veprave të trashëgimisë kulturore. Këto vepra të shkojnë aty ku ishin sepse janë pronë e popullit italian. Janë tregues i qartë i identitetit tonë kombëtar.’- tha Manja.