LIVE UPDATES
Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit Visart Cengu, xhaxhai: Nëse Kobra lirohet, do reagojmë. S'na përdhos dot orientali që ka menaxhuar ‘Kallashin’

Ai tregon se nipi i tij, kishte ardhur nga Franca për festat e fundvitit. Pasi kaloi natën e ndërrimit të viteve me familjen, prindërit dhe tre motrat, të hënën u nis për në Prizren me dy shokë për të konsumuar një darkë.

5 Janar 2023, 10:00 Nga F.M
Përcillet për në banesën e fundit Visart Cengu, xhaxhai:
Besim Cengu

KUKËS- Visart Cengu, 31-vjeçari që u vra nga Dibran Hoxhaj (Kobra) pas sherrit për faturën 400 euroshe që nuk pranoi të paguajë, është përcjellë për në banesën e fundit. Xhaxhai i viktimës, Besim Cengu në një intervistë për “5pyetjet.al”, paralajmëron autorin dhe drejtësinë. Ai tregon se nipi i tij, kishte ardhur nga Franca për festat e fundvitit. Pasi kaloi natën e ndërrimit të viteve me familjen, prindërit dhe tre motrat, të hënën u nis për në Prizren me dy shokë për të konsumuar një darkë. Por mbrëmja në lokalin e natës “Kobra” në Prizren rezultoi fatale. Besim Cengu thotë se nëse ‘kobra’ do të lirohet nga burgu siç ka ndodhur gjithmonë, ai do ta vendosë vetë drejtësinë në vend.

Intervista:

Përse shkoi nipi me dy shokët në Prizren?

Nipi ka qenë emigrant. Është kthyer nga Franca para një muaji. Është djali i vetëm. Pas festës në shtëpi me prindërit dhe tre motrat iku në Prizren me dy shokë moshatarë, që i ka edhe fqinj. Shkuan të konsumonin një darkë meqë ishin ditët e pushimit.

A mendoni se qëndron versioni që konflikti ka nisur për faturën?

Kjo është një version i atij djalit atje për të dalë nga situata. Është version i atyre. Këta kanë shkuar kanë ngrënë darkë dhe nuk kanë paguar faturën? Kjo është skandaloze. Nuk ndodh. Por ka një problem, personi që ka kryer krimin, është me më shumë se 35 precedentë.

A mendoni se do të ketë drejtësi apo autori do të dalë nga burgu sikur ka ndodhur më parë?

Fëmijët tanë nuk ishin të armatosur. Ai ka pasur truproja. Kur ke “mashën pse djeg duart”? Unë e njoh atë vend komplet. Të gjitha lokalet në periferi të Prizrenit janë të infektuara, ose janë lokale nate, shfrytëzohen prostituta dhe e dyta aty është edhe elementi i krimit, armës. Këta (djemtë) nuk e kanë ditur këtë formë, kanë shkuar për një darkë dhe ngecën në atë vend.

Çfarë ndodh nëse autori del nga burgu?

Unë e njoh shumë mirë situatën aty. Ne jemi në një periudhë ku duhet të zgjojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qytetare por edhe qeverisje së dy krahëve, që duke lënë këta njerëz jashtë, këta me siguri do të ndikohen negativisht tek krahu tjetër. Nëse do ta nxjerrin vrasësin e djalit me siguri do të nxitet krahu tjetër. Kur merret masa amortizohet situata. Ky nuk është kërcënim. Duhet drejtësi. Kurrë më figura të kësaj natyre. Janë mbeturina orientale. Personi ka mbi 10 vite ecën edhe i veshur si oriental, po përdhos edhe mentalitetin religjioz, futet në xhami dhe falet, na jep mend ne. Kjo është e tmerrshme. Ky është personi, që ka menaxhuar një femër me një emër arme (Kallashi). Nëse ai del nga burgu, do të zgjojë tek ne reagimin me siguri. Nuk janë larg. Janë shumë afër. Prej fshatit ku është ky djali, autori, unë jam stërnip.

Nëse nga pala tjetër do të kishte iniciativë, do t’i prisnit për ta dëgjuar?

Nuk e besoj. Nëse gjykoj këtë veprimin e fundit të atij djalit, nëse e gjykojmë se ka ardhur si rezultat i një kulture edukimi nga ajo familje, është shumë e vështirë me pasur burra prej atyre me ardhur me diskutuar. Ne nuk jemi familje patriarkale. Ne edhe tolerojmë edhe gjykohet, edhe di të flasë dhe gjykojë. Ne nuk do të fillojmë luftën. Ne jemi një komb, popull dhe mentalitet, ky është rast i veçuar. Nuk mund të na komandojnë këta njerëz. Këta kokëqethur, me zinxhir sa një gisht në qafë. Mjaft më me këta njerëz. Nuk mund ta ngrenë zvarrë popullin si ky ordiner. I mbylli derën vëllait. I kanë mbetur tre motra, prindi dhe nëna e vet krahëthatë. Si mundet që të dalë prapë ky njeri dhe të qarkullojë prapë, kjo do të ishte skandaloze. Dobësia më e madhe e shtetit në Kosovë.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Dibran Hoxhaj dhe pesë të tjerët u lanë në burg nga Gjykata, masë e dhënë një ditë më parë. I riu i njohur si ‘Kobra’ është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visart Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.

visar cengu dibran hoxhaj besim cengu

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri