LIVE UPDATES
Aktualitet

Çudira në Vlorë, qytetari ther dhe ruan mishin brenda kabinës elektrike

Hodo Koçaj ther dhe ruan frigoriferin e mishit te kabina elektrike

11 Korrik 2022, 23:07 Nga I.A
Çudira në Vlorë, qytetari ther dhe ruan mishin brenda
Kastriot Lesko

VLORË- Kastriot Lesko një qytetar nga Vlora thotë se ka një shqetësim pasi ngjitur me shtëpinë e tij pronari Hodo Koçaj ther dhe ruan frigoriferin e mishit te kabina elektrike.

Denoncuesi: Quhem Kastriot Lesko. 5 metra larg nga dritarja e shtëpisë time në kabinën elektrike theret mish dhe frigoriferi është brenda në kabinën elektrike. Në fillim e kanë marrë gjoja sikur nuk dinin gjë dhe pastaj janë bërë të sëmurë dhe nuk kanë kthyer më përgjigje. Heshtja e tyre do të thotë bashkëpunim. Kjo pjesa këtu është kabina elektrike në pronësi të shtetit.

Gazetarja: Domethënë këtu brenda tek kjo godina është transformatori i të gjithë zonës?

Denoncuesi: Është motori elektrik që prodhon korent funksional. Ja dhe motori i frigoriferit këtu. Brenda kësaj është transformatori i lagjes, është edhe mishi.

Gazetarja: Kush e ka këtë në pronësi?

Denoncuesi: Pronari i thertores është Hodo Koçaj.

Ai tregon se ka vajtur në të gjitha institucionet për t’u ankuar. Përfaqësues nga AKU rajonale Vlorë erdhën, panë dhe ikën, tregon denoncuesi. E njëjta situatë u përsërit edhe me AKU qendrore. Odiseja vazhdoi me AKM, rajonin 5, bashkinë, por askush nuk mori masa.

Denoncuesi: Shkova në institucionet shtetërore. AKU-ja Rajonale e Vlorës. Dega Rajonale e AKU Vlorë dërgoi një inspektor…

Gazetarja: Kjo është përgjigjja që Drejtoria e AKU-së Vlorë i ka kthyer përgjigje qytetarit. Drejtoria inspektuese të DRAKU Vlorë kanë realizuar 2 procedura inspektimi të plota pranë subjektit, objekt denoncimi në adresë të ushtrimit të aktivitetit nga ana e tij. Nga inspektimet e kryera, janë marrë masat administrative përkatëse: Gjobë dhe paralajmërim për shkeljet e konstatuara. Domethënë subjekti në fjalë ka marrë gjobë, por…

Denoncuesi: Vazhdon aktivitetin.  Në këto kushte, iu drejtova dhe Tiranës.

Gazetarja: Dhe ja ku vjen dhe kthim-përgjigjja. Në ambientin ku pretendohet se kryhet procesi i therjes së kafshëve, në momentin e kontrollit nuk u konstatua gjurmë therjeje, por…

Denoncuesi: Kasapi vete me mish direkt kur inspektori i Tiranës është prezent atje.

Me kameran e fshehtë të emisionit investigativ “Stop” një qytetar shkon të blejë mish, por tregtari nuk ia tregon se ku e mban kecin.

Qytetari: Si kalove? Ke mish keci?

Qytetari: Vetëm këtë pjesën këtu ke?

Pronari Hodo Koçaj: Po, shpatull! Do më shumë? Sa kile do?

Qytetari: Ku e di unë? Ja të shoh…

Pronari Hodo Koçaj: Po do një kec të gjithë, përshembull…

Pronari Hodo Koçaj: 6 kilosh, 7 kilosh…

Qytetari: Ke ndonjë të gjallë aty, apo s’ke?

Pronari Hodo Koçaj: Jo, të gjallë s’kam!

Qytetari: Po kur e ke të therur?

Pronari Hodo Koçaj: Pardje i kam ther kecat.

Qytetari: Ok, ta shohim! Nuk vij dot ta shoh vetë unë ë…?

Gruaja: Jo,se do ta sjelli vetë ai, aq kile sa i the ti.

Pronari Hodo Koçaj: Me vulë e ke, me vulë!

Pronari Hodo Koçaj: 73 mijë lekë!

Qytetari: Bëj nja 30 mijë, 35 mijë lekë! Po varja mo burrë, se kush do më shikojë mua..!

Pronari Hodo Koçaj: Jo, jo, se duhen ato! Më jep 1 mijë lekë!

Qytetari: Rrofsh, faleminderit!

Pronari Hodo Koçaj: Mirupafshim!

Pas qytetarit, me Hodo Koçaj komunikon dhe emisioni investigativ “Stop”.

Gazetarja: Jam Odeta nga emisioni investigativ “Stop”. Më ka ardhur një ankesë dhe kam ardhur për ta verifikuar. Ju tregtoni mish. Më kanë thënë që e magazinoni mishin tek një kabinë elektrike. E vërtetë është kjo?

Pronari Hodo Koçaj: Kabina është këtu.

Gazetarja: Është shtetërore kabina?

Pronari Hodo Koçaj: Po, funksionale, ja ku është këtu.

Gazetarja: Po ti mishin e ke magazinuar aty brenda?

Pronari Hodo Koçaj: Jo, dhomën frigoriferike e kam tek dhoma ime e punës.

Pronari Hodo Koçaj: E kanë parë të tjerët. Të AKU-së, të gjithë e kanë parë.

Gazetarja: Sipas pretendimit, nuk ka reaguar AKU dhe varet si e kanë parë.

Pronari Hodo Koçaj: Unë kam rezultuar shumë në rregull.

Gazetarja: Ku është kabina këtu?

Pronari Hodo Koçaj: Kabina është këtu mbrapa.

Gazetarja: Aty, pra tek kabina më ço.

Pronari Hodo Koçaj: Kabina është mbrapa, çfarë pune kam unë me kabinën?

Gazetarja: Pretendohet që ti brenda kabinës ke frigoriferin e mishit.

Pronari Hodo Koçaj: Më kanë ardhur ato, asnjë gjë të kabinës elektrike…

Gazetarja: Kor nuk kam ardhur unë këtu. Unë nuk punoj as tek AKU, as tek OSHEE shyqyr Zotit, unë punoj tek “Stop”-i.

Ndërkohë që emisioni “Stop” ka tentuar të lidhet me anë të telefonit me inspektorët e AKU-së, pronarët kanë pastruar ambientin që kur të vijnë nuk ka prova.

Gazetarja: E pastrove, mbarove punë?

Gazetarja: Frigoriferin e hoqe?

Pronari Hodo Koçaj: Jo, është dhoma ajo brenda.

Marrë nga tvklan.al

hodo koçaj kastriot lesko

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet