LIVE UPDATES
Aktualitet

Çudira shqiptare/ I ka “ikur shikimi”, por punon mbi zetor. Rastet e zhvatjes së fondeve të Kempit

Kjo e fundit tha se pacienti në fjalë është plotësisht i verbër dhe po të mos e mbajë e shoqja, mund të bjerë në kanal.

2 Tetor 2023, 22:55 Nga I.A
Çudira shqiptare/ I ka “ikur shikimi”, por punon mbi zetor.
traktor

ELBASAN- Në 22 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast në fshatin Shirgjan të Elbasanit për një denoncim që lidhet me shtetasin Jorgo (Zani) Shehu (Çehu). Ai prej prej vitesh merr kemp për verbërinë e po kështu bashkëshortja merr kujdestarinë për të. Fotot dhe videot që emisioni “Stop” transmetoi tregojnë se Jorgo, apo Zani i kryen lëvizjet e punët pa asnjë vështirësi.

“Stop” mori takim me mjeken e familjes së Jorgos. Kjo e fundit tha se pacienti në fjalë është plotësisht i verbër dhe po të mos e mbajë e shoqja, mund të bjerë në kanal.

Gazetarja: Është i verbër?

Mjekja: Është i verbër zemër! Janë genetike.

Gazetarja: Nuk shohin fare doktoresha?

Mjekja: Nuk shohin, e merr e shoqja përdore.

Gazetarja: Ju po më thoni, që ai nuk ka mundësi, të bëjë asnjëlloj pune?

Mjekja: Ua… ai nuk sheh fare, moj zemër. Ai desh u përplas te hekurat, po mos ta kishte mbajt e shoqja. Ky ka vite, që është i verbër.

“Stop” shkoi në shtëpinë e pacientit dhe e gjeti duke larë oborrin.

Gazetarja: Bashkë me bashkëshorten, bashkëshortja merr kujdestari, ju keni verbëri të plotë dhe i bëni të gjitha punët vetë.

Jorgo Çehu: Çfarë punësh kam bërë unë moj motra ime? Ku kam bërë unë punë? Unë nuk kam bërë asnjë lloj pune vetë. Asnjëlloj pune. Unë me shoqërues nuk dal deri aty.

Gazetarja: Ti qenke duke larë oborrin?

Jorgo Çehu: Çfarë oborri? Oborri është këtu… Jam unë që rri këtu.

Gazetarja: Si e shpjegoni që vini vetëm për të bërë rinovimin e Kempit nga Greqia?

Jorgo Çehu: Jo moj motër ça…

Jorgo Çehu: Ça të shoh? As 1% ça do shoh? Unë dal me shoqërues kudo ku vete.

Gazetarja: Kur ju kemi parë nëpër video, nëpër foto që na kanë dalë. Ne na kanë ardhur foto dhe video duke vjelë rrush në Greqi?

Jorgo Çehu: Rrush unë? Ça thua moj motër.

Gazetarja: Duke bërë pazarin i vetëm në rrugët e Greqisë.

Jorgo Çehu: Po ça thua moj motër ça thua.

Gazetarja: Edhe këtu besoj se po ju tregonte gruaja se ku ta lanit oborrin?

Jorgo Çehu: Jo moj motër, këtu markushi.

Duke i hyrë më thellë kësaj problemtike, Shërbimi Social Shtetëror ka një fond prej 18 miliardë Lekësh për 17 537 persona me aftësi të kufizuar, ku hyjnë ata me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike. Ndërsa invalidë pune, pagesa e të cilëve mbulohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore janë në rang vendi 66 920 persona dhe fondi i akorduar është 6.3 miliardë Lekë për vitin 2023. Janë pothuajse 100 mijë personat që përfitojnë pagesa invaliditeti.

Në këtë material, “Stop” sjell persona në nevojë që nuk përfitojnë asgjë dhe të tjerë që marrin pagesë invaliditeti e punojnë si muratorë, apo në majë të zetorit.

Qytetari: Mua më thanë, që është usta i mirë. Tani…

Refik Rondo: Po të tregoj punëra unë, të shpie edhe nëpër punëra.

Qytetari: Ti bën vetëm suvatime, apo bën… ? Ça bën tjetër?

Refik Rondo: Jo, unë mure, suvatime bëj.

“Stop” udhëtoi në fshatin Gurishtë të qytetit të Elbasanit për bashkëshortët Coha. Ata trajtohen me ndihmë ekonomike dhe Zonja Coha merr Kemp nga Shërbimi Social për 3 diagnoza, por nga ana tjetër aktiviteti i tyre familjar është kultivimi i duhanit.  

Qytetari: Si je zotëri? Si kalove?

Qytetari: Si të kam? Me këtë zetorin i punon, o?

Banori: Ky hë, ky ka makinë mbledhëse, ka zetor, ka makinë, ka rimorqo, plug.

Xhevahir Coha: Vitin, që vjen, shpresoj dhe mendoj, të zbres poshtë në fushë. I kam gjetur tokat dhe nuk do vë 10-15-të do vë 20-të, 30-të, 40-të domethënë nën ujë.

Xhevahir Coha: Familjarisht, familjarisht!

Qytetari: Po mirë! Asnjë ndihmë nga shteti nuk merr, se më bën çudi kjo?

Denoncimi i radhës e çoi “Stop” në fshatin Zeshtikë të Kryevidhit në qytetin e Rrogozhinës.

Qytetari: Idrizi këtu e ka shtëpinë?

Bashkëshortja: Këtë e ka e punon vetë. Ene atë po e punon vetë, po asaj i mungon një vegël.

Qytetari: Si e shtyni këtej në fshat, apo?

Bashkëshortja: Shpi, me tokat me bagëtitë. Ça të bëjmë?! Avash-avash më i kemi mbjellë jonxhë e grurë.

Qytetari: Po shteti ju ndihmon ndonjë çikë?

Bashkëshortja: Ça të na ndihmojë shteti me pension 140 mijë?

Bashkëshortja: Jo! Asnjë ndihmë, asnjë gjë.

Në Lalar të Fierit, “Stop” ka udhëtuar për rastin e Arben Fejzos, i cili prej më shumë se 20 vitesh është deklaruar si i verbër.  

Qytetari: Po e doja për tokën, për të pluguar.

Qytetari: Dua të plugoj për grurë, qilizmat në fund të tetorit!

Bashkëshortja: Rrinë të dy si shefat, punon rri bashkë me çunin në zetor, ore. Ashtu, mo ki merak fare!

Qytetari: Po ça ka nga syri ai?

Bashkëshortja: Po i ka ikur pak shikimi edhe shikon shumë pak.

Qytetari: Po a e nget atë zetorin ai?

Bashkëshortja: Ashtu e nget ai vjen vërdallë këtu, po…

Qytetari: Ore hajde me çunin ti atje, po do ta punosh ti hë!

Arben Fejzo: Ore, unë do ta punoj, mos ki merak!

Refik Rondo në Gjirokastër, për shkak të një diagnoze “sëmundje gjaku” trajtohet me Kemp me afat deri në 2026-ën dhe në të zezë punon murator.

Qytetari: Mua më thanë, që është usta i mirë. Tani…

Refik Rondo: Po të tregoj punëra unë të shpie edhe nëpër punëra.

Qytetari: Ti bën vetëm suvatime, apo bën … Ça bën tjetër?

Refik Rondo: Jo, unë mure suvatime bëj.

Informacionet e mbërritur në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan, kanë bërë që stafi të shkojë në fshatin Bathës të Elbasanit. Aty u konstatua se 2 familje përfitojnë asistencë në mënyrë të padrejtë.

Banori: Ka, po s’janë këtu ata.

Qytetari: Kam për një Ilir Muça, se si e kishte ai…

Banori: Ah, ata janë nga lagja matanë.

Qytetari: Po më thanë, që s’e gjen këtu, se, se ku është…

Banori: Po në Greqi, rri në Greqi.

Qytetari: Hë, rri në Greqi ai.

Qytetari: Po ky Fred Yzeiri ka? Fred Yzeiri ka?

Qytetari: Me se merret ai? I shërben vetë tokave ai?

Banori: Është punëtor i shkathët, se është çun i ri. Është punëtor i madh. Është i fuqishëm për punë.

Qytetari: Ai s’i jep domethënë.

Banori: Ka dhe gruan të fuqishme. Punojnë të dy.

Banori: Ka rrush, qershi. Ai del i pari me prodhime.

“Stop” u ndalua në Njësinë Administrative të Shirgjanit, ku u konfimua nga kjo njësi se Ilir Muça dhe Fred Yzeiri trajtohen me ndihmë ekonomike. Ilir Muça vjen çdo 3 muaj për të ju përgjigjur detyrimit për t’u paraqitur pranë zyrës së ndihmës ekonomike dhe për të bërë deklarimet, megjithëse pjesën më të madhe të kohës ai është jashtë kufijve të vendit tonë. Gjithashtu, Fred Yzeiri ka deklaruar që ka tokë bujqësore, por nga ana tjetër nuk ka deklaruar se ka të ardhura nga kjo tokë bujqësore dhe automatikisht ka qenë përfitues i ndihmës ekonomike.

Biznesmeni Gjergj Luca shprehet i revoltuar me mënyrën e shpërndarjes së asistencës sociale nga ana e bashkive.

Gjergj Luca: Skema e asistencës sociale është kriminale për bashkitë. 120 mijë familje me asistencë sociale kur të gjitha bizneset nuk kërkojnë punëtorë. Po kjo është skandaloze dhe për mua, kryetarët e bashkive që kanë të afishuara nëpër zyrat e punës letrat që biznesi kërkon njerëz, duhet të merren nën hetim për krim dhe për abuzim me pushtetin. Ky është qëndrimi im. Kam shkuar në një rreth të varfër dhe të shkatërruar. Kam investuar 3.2 milionë Euro për të hapur një fabrikë sepse më kanë thënë që “ke 1 mijë vetë”. Kam qeshur dhe kam thënë “më sill 300 vetë” dhe më tha “nuk ka problem, kam 3 mijë njerëz me asistencë sociale” dhe unë mbylla investimin tim pas 3-5 mujve pasi më kanë ardhur në punë 55 vetë dhe ai rreth ka 3 mijë vetë me asistencë sociale që është një katund, nuk është rreth.

Marrë nga Tv Klan

jorgo shehu gjergj luca

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Tetor 2023, 20:34 h.k

Bllokohet turisti zvicerian në Karaburun

Gjiri i Shen Andreas KARABURUN-Një turist zvicerian është bllokuar në gjirin e Shën Andreas në Karaburon ditën e sotme. ...

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve