LIVE UPDATES
Aktualitet

Hetimet për inceneratorët, SPAK: 60 mln lekë evazion fiskal përmes skemave të mashtrimit

SPAK deklaron se: Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.

16 Nëntor 2022, 13:22 Nga A.B
Hetimet për inceneratorët, SPAK: 60 mln lekë evazion fiskal
SPAK

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka dhënë njoftimin zyrtar për arrestimin e 5 personave të dyshuar si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Nga hetimi, sipas njoftimit të sotëm të SPAK, ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e  njëzet) lekë.

Nga hetimet e SPAK për inceneratorin e Fierit, rezulton se: Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar.

SPAK ka sqaruar se nga hetimet e kryera sesi ish-ministri Lefter Koka ka përfituar deri në 1.2mln euro nga inceneratori i Fierit. Sipas SPAK, Lefter Koka ka përfituar 146,083,071 lekë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.

Në njoftim thuhet se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka përfituar 15 mln lekë nga Inceneratori i Fierit përmes punësimit fiktiv të babait të tij. Pas hetimeve, rezultuar se personat e mësipërm janë paguar 4 milionë euro për punë të pakryera dhe se Arben Dervishaj manipulonte raportet.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 144/a, 25, 245, 25, 248, 259, 260 dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Objekti i hetimit të këtij procedimi penal janë veprimet e kryera për procedurën e ndjekur në lidhjen e kontratës së koncesionit, me nr.5553/5, datë 24.10.2016, me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, me vlerë të kontraës 32 831 440.85 (tridhjetë e dy milion e tetëqind e tridhjetë e një mijë e katërqind e dyzet) euro, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate koncesioni, lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k.

Në vijim të hetimit, përveç të dhënave të bëra publike në njoftimet e mëparshme në lidhje me këtë procedim penal, kanë rezultuar edhe fakte penale të tjera, si më poshtë:


Së pari, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se nga Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, janë bërë pagesa në drejtim të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 (katërmiliard e dyqind e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e tetëdhjetë e katër) lekë.

Rezulton se nga ana e shtetasit Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier”sh.p.k, në bashkëpunim me shtetasin Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie, janë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 (katërmilion) Euro, për shërbime që nuk janë kryer, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k.

Shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave, nr.3, datë 15.02.2001, “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar. 

Gjithashtu, shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali.

Së dyti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin e lartë shtetëror, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt propozimit dhe marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Kjo vlerë përfitimi është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar “Drejtor Kantieri” tek shoqëria koncesionare e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, në pagën mujore 6000 (gjashtë mijë) euro, pagesa të realizuar për periudhën tetor 2018 deri në janar 2020.

Rezulton se administratorët e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” (ku edhe këtu shtetasi Alqi Bllako ka patur rolin e tij në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit) nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme të tyre, e kanë pasqyruar si të punësuar shtetasin Edmond Bllako, duke bërë pagesa fiktive për shtetasin Edmond Bllako, ndërkohë që rezulton e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga shtetasi Alqi Bllako.

Së treti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology ëaste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Shoqëria “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.

Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.

Shtetasi Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në bashkëpunim me administratorët e shoqërisë “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit. Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, dhe “J.P.Y” sh.p.k.

Së katërti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se shtetasit, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar. Rezulton se gjatë periudhës 01.03.2017-01.05.2017, shoqëria koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka realizuar blerje fiktive nga shoqëritë “Best Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Froggy”sh.p.k, me administrator Regan Merdani, “Frogy 03” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Itneg”sh.p.k, me administrator Gentian Zifla; “Leli-17”sh.p.k, me administrator Enver Sheshi; “Pupa Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani; “R.B-General Servis” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani dhe “R.S.I&T Group” sh.p.k, me administrator Robert Shabani, në vlerën totale 359,490,120 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milion e katërqind e nëntëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekë.

Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë. Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.82, datë 11.11.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, janë miratuar 11 (njëmbëdhjetë) masa sigurimi personale, nga të cilat 10 (dhjetë) masa sigurie “arrest në burg” dhe 1 (një) masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Masat e sigurisë personale janë miratuar për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 144/a, 25, 245, 25, 248, 259, dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal. Ekzekutimi i masave të sigurimit personal po bëhet nga Drejtoria Hetimore Qëndrore e Policisë së Shtetit.

SPAK ndërmori sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve. 11 ishin urdhër arrestet e lëshuara për inceneratiorin e Fierit. Prej tyre 5 janë ekzekutuar ndërsa gjashtë persona mbeten në kërkim.

arrestime per inceneratoret

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen