15 Shkurt 2024, 16:25
Nga E.d
Policia
KORÇ- Arrestohet një person në Korçë dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Policia arrestoi 26-vjeçarin me iniciale E. Z pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe u largua nga banesa.
Ndërsa Prokuroria nisi procedimet për R. H., 30 vjeç, Xh. H., 26 vjeç dhe S. S., 33 vjeç, banues në Korçë. R. H. dhe Xh.H të dy vëllezër kanë goditur me mjete të forta 33-vjeçarin dhe kanë thyer xhamat e automjetit të tij.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe u largua nga banesa. Pas ndjekjes nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 26-vjeçari u kap dhe u ndalua.
-Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një konflikt në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë të cilit u dëmtua me mjete të forta një shtetas, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. H., 30 vjeç, Xh. H., 26 vjeç dhe S. S., 33 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi S. S. ka shkuar në banesën e shtetasit Xh. H. dhe e ka goditur atë në parakrah, me mjet prerës. Më pas, shtetasit R. H. dhe Xh. H. (vëllezër) kanë goditur me mjete të forta 33-vjeçarin dhe kanë thyer xhamat e automjetit të tij. Shtetasi S. S. ndodhet në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
policia e korçës
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 15:30
N.F
Foto ilustruese
SARANDË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Sarandë. Mësohet...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 15:10
E.d
Policia
ELBASAN- Procedohen 3 persona për vepra penale të ndryshme në Elbasan. Prokuroria nisi Procedimet për 25-vjrçarin me ini...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 14:43
E.d
Policia
DURRËS- Arrestohet një 28-vjeçar në Durrës dhe procedohet për shkak të moshës, bashkëpunët...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 13:51
M.B
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 48-vjeçar me inicialet H. M., është arrestuar në Shkodër pasi lëvizte me armë m...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 13:33
M.B
Foto ilustruese
FIER- Flavjo Lakrori dhe Juljan Zhavari janë arrestuar në Fier pasi akuzohen si të përfshirë në veprimtarin&e...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 13:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë arriti në 38.2 vjet në vitin 2022, duke u renditur bash...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 13:15
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një 29-vjeçar me inicialet A. I., është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet për disa vjedhje. M&e...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 12:13
TIRANË- Ardhja e sekretarit amerikan, Antony Blinken është shoqëruar me një sërë masash të marra nga Policia e Shtetit...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 12:12
M.B
Foto, droga
LEZHA- Një 21-vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi posendonte lëndë narkotike të dyshuar kanabis...
Aktualitet
15 Shkurt 2024, 12:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Treguesi i aftësive dixhitale shërben si një mjet thelbësor për monitorimin e objektivit të Deka...