LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- “K****, më ke shkatërruar jetën…”, “Piranjat” sjellin historinë e pazakontë të dashurisë në Devoll, babai s'lejon vajzën të bashkohet me djalin dhe burrin

Dionisi dhe Geralda të dy vuajnë nga sëmundja e verbërisë, u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin pikërisht në klasën ku ata të dy merrnin mësime për personat me aftësi të kufizuara.

2 Tetor 2022, 22:03 Nga k.m.

VD- “K****, më ke shkatërruar jetën…”,

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë sjellë mbrëmjen e së dielës një histori krejt të pazakontë, ku prindërit janë kundër dashurisë së vajzës së tyre. Ngjarja zhvillohet në fshatin Ponçar të Devollit, ku dy të rinj të cilët janë të verbër ranë në dashuri me njëri-tjetrin në klasën ku ata merrnin mësim.

Dionisi dhe Geralda të dy vuajnë nga sëmundja e verbërisë, u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin pikërisht në klasën ku ata të dy merrnin mësime për personat me aftësi të kufizuara.

Hapin e parë drejtë kësaj dashurie të madhe e merr Geralda e cila i kërkon dashurisë së jetës Dionisit që të shkojë e ta “rrëmbejë” në banesën e saj, pasi ishte e bindur që prindërit nuk do ta kuptonin e aq më tepër ta lejonin që ajo të kurorëzonte dashurinë e madhe që ndiente për ish-shokun e klasës.

Dhe ishte pikërisht bashkimi i Dionisit me Geraldën, e cila do të sillte trazira, tërmete dhe drama në jetën e tyre.

Prindërit e Geraldës të xhindosur nga ikja e vajzës së tyre nga shtëpia, pasi sipas tyre ajo nuk mund ta lidhte jetën me një tjetër person të prekur nga verbëria bënë të pamundur t’i ndanin, por dashuria mes tyre ishte aq e madhe, sa misioni i tyre fillimisht dështoi.

Geralda dhe Dionisi u bekuan në jetën e tyre me një djalë, i cili fatkeqësisht ishte i prekur nga i njëjti fenomen që vuanin prindërit e tij.

Por edhe pse tashmë të tre kishin një problem, shikimin, dashuria e Geraldës, Dionisit dhe djalit të tyre ishte aq e madhe sa për të shikimin ishte gjëja e fundit që mund të shkatërronte lumturinë e tyre.

Por problemet e vërteta nisin pas 3 vitesh kur Geralda ngel shtatzënë për herë të dytë, por kjo shtazani nuk shkon mirë dhe ajo e dështon fëmijën. Duke përfituar nga kjo situatë prindërit e Geraldës arrijnë të marrin vajzën dhe nipin e tyre sërish në banesë.

Ndërkohë që vetë Geralda nga ana tjetër i shkruante vazhdimisht Dionisit për tu bashkuar sërish, prindërit e saj tashmë kishin ndërtuar “burgun” brenda banesës, duke mos lejuar askënd që tu afrohej. Edhe pse Dionisi kishte lajmëruar policinë, dhe pavarësisht përpjekjeve të këtyre të fundit dhe punonjësve socialë, Geralda dhe djali i saj nuk arritën të bashkoheshin me Dionisin.

Por gjithmonë ka një shpresë, dhe këtë herë shpresa më e madhe e Dionistit për të ribashkuar familjen ishin “Piranjat”. Pas agjentët e “Piranjave” dëgjuan historinë e madhe të dashurisë, ku hera herës drama triumfon mbi lumturinë, vendosën që të bëjnë gjithçka që kjo familje të ribashkohej për të vijuar e qetë drejt lumturisë. Pavarësisht të gjitha skenarëve të menduar, situata ishte krejt tjetër kur “Piranjat” sëbashku me Dionisin dhe nënë e tij shkuan në shtëpinë e babait të Geraldës.

Ai i priti me “këmbët e para” ku veç kërcënimeve ndaj Dionisit dhe nënës së tij, iu hakërrye edhe gazetares së “Piranjave”, madje kërcënoi dhe dhunoi edhe vajzën e tij Geralda. Me gjithë këmbënguljen e Dionisit, gazetares së “Piranjave” nga njëra anë dhe vetë Geraldës nga ana tjetër, ishte e pamundur të bindje babain e saj.

Në momentin kur u duk sikur situata po qetësohej dha babai i Geraldës po fliste për gazetaren e “Piranjave”, Dionisi arrin të “bashkojë” momentalisht familjen, pasi Geralda merr djalin dhe del në rrugë.

Pikërisht në këtë moment situata agravon dhe del jashtë kontrollit, babai i Geraldës vrapon në rrugë dhe atij i bashkohet edhe bashkëshortja dhe djali, të cilët tërheqin me dhunë vajzën dhe nipin e tyre duke i mbyllur sërish në banesë. Duke parë situatën gazetarja e “Piranjave” telefonon policinë duke kërkuar ndihmë. Pas mbërritjes së uniformave blu situata merr një tjetër rrjedhë, pasi e gjithë familja shoqërohet në komisariat. Por ajo që është më e rëndësishme është fundi, i lumtur nga njëra anë dhe dramatik në krahun tjetër.

Pasi pas daljes nga komisariati Dionisi, Geralda dhe djali i tyre më në fund bashkohen, por me një plagë në zemër për Geraldën, pasi edhe këtë herë prindërit e saj nuk e pranuar këtë lidhje dashurie./Abc

piranjat emisioni piranjat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj