LIVE UPDATES
Aktualitet

250 euro batanija, “Piranjat” vizitojnë kampin e shqiptarëve në Francë, biseda me trafikantin nga Vlora që u “premton” klandestinëve ëndrrën angleze

Të shumta kanë qenë rastet të asfiksisë nga gazi, ngrirjes nga kamionët frigoriferike. Që nga muaji maj të këtij viti në ditë kur deti është i qetë me dhjetëra gomone nisen nga brigjet e Francës veriore me destinacion Doverin një qytet anglez.

2 Tetor 2022, 21:56 Nga k.m.
250 euro batanija, “Piranjat” vizitojnë kampin e
Foto ilustruese

Emisioni i “Piranjava” nën moderimin e Arilena Arës dhe Florian Binajt ka bashkëpunuar me një gazetare të medias britanike, Daily Mail, për të sjellë një reportazh të sakrificave të shqiptarëve për të kaluar nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar. Britania e Madhe është kthyer prej shumë vitesh në destinacionin më të preferuar të rinjve shqiptarë që kërkojnë të lënë vendin për një jetë më të mirë, me mijëra kamionë që hyjnë çdo ditë në Britani nëpërmjet tunelit të La Mansh prej dy dekadash. Por sistemimi në brendësi të kamionëve krahas tarifave të larta ka sjellë edhe tragjedi.

Të shumta kanë qenë rastet të asfiksisë nga gazi, ngrirjes nga kamionët frigoriferike. Që nga muaji maj të këtij viti në ditë kur deti është i qetë me dhjetëra gomone nisen nga brigjet e Francës veriore me destinacion Doverin një qytet anglez. Trafikantët reklamojnë kalimin nëpërmjet kanalit të La Manshit në Tik Tok.

Në këtë platformë trafikantët reklamonin masivisht ofertat për kalimin ilegal drejt Britanisë së Madhe, kundrejt shumave që varionin nga 6 deri në 7 mijë paund. Ndërsa në fund të gushtit mund të siguroje vend në një gomone edhe për 3 mijë euro. Me një kapacitet prej 8 personash, gomonet nisen nga Franca me një kapacitet 3-fish më të madh, duke rrezikuar jetën e emigrantëve klandestinë.

Për të kuptuar më mirë këtë situatë ekipi i “Piranajve” udhëtuan drejt Dunkirk në Francë, një qytet bregdetar me 15 mijë banorë, i kthyer në pikë të rëndësishme për nisjen e gomoneve drejt ishullit. “Piranja”t zbuluan se një hotel ngjitur me stacionin e trenit është kthyer në pikë grumbullimi të shqiptarëve. Kafja e godinës është plot me shqiptarë dhe bisedat për çmimet e rrugës apo qendrimi në kampe është temë e ditës.

Grupi i xhirimit të “Piranjave” u vendos në stacionin nga ku nisen të gjithë shqiptarët që i drejtohen Mbretërisë së Bashkuar në rrugë ilegale. Piranjat kanë folur madje me trafikantët, duke u shtirur si persona që duan të shkojnë në Angli me gomone.

Gjithashtu Piranjat u takuan me grupet e shqiptarëve që u dëbuan nga kampi bazë pas një operacioni të policisë franceze. Ata rrëfejnë se kanë kaluar ditë dhe net rrugëve, teksa thonë se kanë blerë batanije 180 dhe 250 euro për të kaluar natën. Qendrimi me ditë të tëra në pritje të një gomoneje ka sjellë nevojën e ndërtimit të një kampi me tenda në pyll në afërsi të bregdetit në qytetin francez Dunkirk. Piranjat kontaktuan me një të ri nga Vlora i cili bashkëpunonte me trafikantët duke i gjetur atyre persona të gatshëm për të hipur në gomone. Trafikanti nga Vlora u shpjegoi Piranjave detajet e udhëtimit dhe pagesave.

Koha e keqe dhe dallgët e detit kanë paralizuar nisjen me gomone për në Angli, megjithatë ekipi e Piranjave vëren se askush nuk bën mbrapa, të gjithë presin aty me shpresën se do të ketë përmirësim të motit. Njëri prej trafikantëve u tregoi Piranjave rrugën për kampin me rreth 700 klandestinë që ishin në pritje të nisjes së gomoneve për në Britani.

Nga investigimi i Piranjave në qytetin francez, duket se bëhet fjalë për një mënyrë tepër të organizuar të trafikimit, secili nga djemtë ka grupin e vetë të klientëve dhe duke zbatuar rregulla të pashkruara ata përpiqen të jenë korrekt me njëri-tjetrin. Ndërkohë trafikanti vlonjat u arrestua nga Policia franceze, por më pas u lirua, pasi ishte i pajisur me dokumentacionin përkatës për qëndrimin në BE./ABC

trafiku i shqiptareve drejt anglise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet