LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ Rrëfimi drithërues i Kimetes nga Kukësi: 30 vite dhunë nga bashkëshorti, pijaneci nuk u bë njeri! (Policia pret tragjedinë)

Përgjigjia që ka marrë nga autoritetet nuk ka qenë mbrojtja, por një copë letër që deri më sot nuk ka rezultuar efikase për jetët e grave në Shqipëri. Madje, 54-vjeçarja thotë se polici i zonës është shprehur se bashkëshorti i saj, nuk është se ka bërë ndonjë gjë tragjike.

3 Dhjetor 2022, 23:02 Nga F.M
VD/ Rrëfimi drithërues i Kimetes nga Kukësi: 30 vite dhunë
Kimete Xhaferri

TIRANË- Ikja nga shtëpia e babait me fustan të bardhë, për Kimeten nuk ishte një rrugëtim drejt lumturisë, por drejt një dhune 30-vjeçare. Në një rrëfim për emisionin “Review”, Kimete Xhaferri nga Kukësi thotë se i shoqi është burgosur tre herë, për shkak të dhunës që ai ka ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve, por gjithmonë është liruar.

E vetmja masë që Policia e Kukësit ka konsideruar të marrë për Kimetën ka qenë një urdhër-mbrojtjeje, letër që nuk e pengon bashkëshortin e 54-vjeçares që të shkojë e ta kërcënojë vazhdimisht pranë banesës.

“Pijaneci kurrë nuk u bë njeri. Ai vetëm pi, shkon në kurbet, pi, nuk sjell para në shtëpi,”- thotë Kimetja, teksa shton se dhuna nuk po i ushtrohet vetëm nga bashkëshorti, por edhe kunati, i cili e telefonon dhe e kërcënon vazhdimisht.

“Edhe kunati, më ka marrë në telefon. Kam shkuar kam bërë denoncim te oficeri i policisë në Kukës, i kam thënë më kërcënon kunati me fjalë banale. E kam ndërruar numrin e telefonit, më kërcënonte gjithë ditën. Kam shkuar te polici i zonës, bëra denoncimin e kunatit. I thashë, po më kërcënon kunati, si e liruat burrin tim?”- shton 54-vjeçarja që edhe këtë natë e kalon me frikën se bashkëshorti dhunues do të konsumojë sërish alkool e ndoshta një ditë do të përmbushë ‘premtimet’ që u jep të afërmve.

 “30 vjet dhunë, durim, durim. U thotë njerëzve, unë do ta dhunoj, do ta djeg me shtëpi, do ta djeg me fëmijët, shtëpia është e babait tim. U thotë njerëzve do ta pres. Unë e mbyll portën. Nuk vjen këtu ditën ai, vetëm natën. U thotë njerëzve, të dalë se do ta pres. Vajzën ma ka dhunuar. Nuk e di kush janë këto socialet,”- shton Kimetja.

Por përgjigjia që ka marrë nga autoritetet nuk ka qenë mbrojtja, por një copë letër që deri më sot nuk ka rezultuar efikase për jetët e grave në Shqipëri. Madje, 54-vjeçarja thotë se polici i zonës është shprehur se bashkëshorti i saj, nuk është se ka bërë ndonjë gjë tragjike.

“Vetëm thonin ec, urdhër-mbrojtjeje. Kur më jepnin urdhër-mbrojtjeje, ai prapë vinte. Ata i thonin mos hajde në shtëpi, duhet të qëndrosh 500 metra larg. Ai prapë vinte, thyente derën. Ai tha që dënimin e ka bërë dhe do vijë në shtëpi. Tha që nuk ka bërë ndonjë gjë tragjike, dhunë, gjak. Këtë përgjigje ma ka dhënë polici i zonës,”- theksoi Xhaferri.

Kimete Xhaferri me siguri që nuk është e vetmja grua që kalon ditët e minutat nën kërcënimet e një njeriu dhunues, por është nga ato të pakta që ka marrë guximin t’i drejtohet derës së Policisë së Shtetit dhe nga më të paktat që ka marrë guximin për ta rrëfyer tmerrin 30-vjeçar përpara një kamere. Por, nëse Policia e Shtetit apo oficeri i zonës në Kukës do presë që bashkëshorti i Kimetes të bëjë ndonjë tragjedi, shanset që ta shohim sërish këtë grua me të njëjtin guxim, apo edhe thjesht ta shohim, do të jenë të pakta…

Rrëfimi i Kimete Xhaferrit:

kimete xhaferri

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët