LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ "Vis Martinaj është gjallë, nëse i ka ndodhur gjë, s'kam më frymë", flet taksisti: Komunikoj tek familja e tij, 3 persona vranë Brilantin

Taksisti ka treguar se e parandjen që Ervis Martinaj është gjallë dhe mirë, ndërsa shton se nëse provohet që ka vdekur, edhe ai vetë nuk ka më jetë.

28 Shtator 2022, 16:57 Nga k.m.
VD/ "Vis Martinaj është gjallë, nëse i ka ndodhur
Uljan Kolgjegja

TIRANË- Taksisti Uljan Kolgjegja jo pak herë e ka shprehur hapur adhurimin që ka ndaj dy kushërinjve Martinaj, Brilantit dhe Ervisit, por sot ka folur për herë të parë për atë që e lidh me familjen nga Laçi. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Shqipëria Live”, taksisti ka treguar se e parandjen që Ervis Martinaj është gjallë dhe mirë, ndërsa shton se nëse provohet që ka vdekur, edhe ai vetë nuk ka më jetë. Po ashtu, ka dhënë edhe detaje lidhur me gjendjen e familjarëve të Martinajt duke i cilësuar si shumë të mërzitur me lajmet që dalin për fatin e 40-vjeçarit. E teksa fliste për ta, “i shpëton” goja dhe thotë se Brilant Martinajn e kanë vrarë 3 persona, që do të marrin dënimin e merituar nga ligji sepse i prenë në mes ëndrrat një të riu.

“Brilantin e kam pasur si vëllanë e vogël. Visin e kam mbretin tim. Pa Visin nuk kam frymë. Atë ditë që do vdesë Visi, atë ditë do jem edhe unë në botën tjetër. Kam parandjenjë që Visi do jetë mirë. Brilantin e kam vëlla të vogël. Sa kam mbushur 18 vjeç e kam çuar me taksi në Europë, në Amsterdam. Atë që i kanë bërë për Brilantin...Zoti vonon por nuk harron. E takoja shpesh. Herën e fundit folëm për punët tona, nuk thuhen ato gjëra. Gjëra çunat. Ka pasur shumë qejf muzikën, ndiqte muzikën. Mbaronte pas Stresit. Ishte i muzikës. Vëllai im. Për Visin, pa atë nuk kam frymë. Nuk vendos as familjen time para tij. Ta dijnë mirë. Është parandjenja ime që nuk e ka gjetur gjë. Komunikoj javë për javë. Iki tek Brilanti, shkoj edhe tek ata. Mediat nxjerrin gjëra, kuptoje vetë si janë bërë. Unë u jap kurajo. Unë Visin e kam bërë tatu tek dora para 2 viteve. Brilanti thoshte ma bëj edhe mua tatuazh. Këmbëngultë gjithmonë, edhe ka qenë prezent edhe Stresi. Do e bëj portret Brilantin. Unë nuk e kam bërë për klientët këtë gjë. Nuk flasin për fotot që kam vendosur unë. Ata që i kanë prerë ëndrrën e Brilantit kanë bërë shumë gabim. Zoti vonon por nuk harron, për ata të tre e kam. Do marrin dënimin që meritojnë. Dënimin e marrin nga shteti. E vendos ligji. Normale që e vendos ligji. Luani ecën vetë. Është mbreti im, Visi. Nuk preket Visi, le ta harrojnë të gjithë,”-tha në fjalën e tij taksisti.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

uljan kolgjegja zhduket ervis martinaj brilant martinaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet