LIVE UPDATES
Aktualitet

Vëllai i vrau të atin, reagimi prekës i vajzës së Enver Ballës: Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, unë akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, pasi djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait.

4 Shtator 2024, 20:48 Nga r.ll
Vëllai i vrau të atin, reagimi prekës i vajzës së Enver
enver balla

DURRËS- Ka reaguar lidhur me vdekjen e të atit, Blerina Balla vajza e vetme e të 62-vjeçarit, i cili u vra nga djali i tij 30-vjeçar, dyshohet për çështje parash. Blerina prek me reagimin e saj pasi disa kohë më parë kishte humbur dhe të ëmën, ndërsa shkruan se nuk mund të mësohet edhe me humbjen e tij. 

"Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot. Unë akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit. Tani ike edhe ti o bush. O bab të lutem o bab zgjomë nga ky makth.", thuhet në postimin e vajzës.

Vëllai i vrau të atin, reagimi prekës i vajzës së Enver

DINAMIKA E VRASJES

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, pasi djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait. Policia përmes një njoftimi zyrtar ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku thuhet se Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet.

Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa. Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime. 

Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari. Më tej thuhet se 30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes. Kjo vrasje risjell sërish në vëmendje tragjedinë në familjen Meta në të njëjtin fshat, ku kryefamiljari Pëllumb Meta u vra nga tre fëmijët e tij dhe më pas u varros në kasollen pranë banesës së tyre.

blerina balla enver balla vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet