LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendimi/ Gjykatësi gjobit Bashkinë e Gjirokastrës me 560 milionë Lekë për një aksident

Gjithçka nisi pas një aksidenti në vitin 2020 në lagjen “Kodra e Shtufit” në qytetin e gurtë. Një vajzë e mitur 6 vjeç me aftësi ndryshe, duke luajtur përpara pallatit të saj, rrëshkiti në cep të një rruge dhe ra nga një lartësi 6 metra. E mitura shpëtoi paq nga ky aksident.

1 Korrik 2022, 23:21 Nga F.M
Vendimi/ Gjykatësi gjobit Bashkinë e Gjirokastrës me 560
Ramiz Lala

GJIROKASTËR- Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë Lekë të vjetra nga Gjykata Administrative për aksidentin e një fëmijë. Por bashkia thotë se vendimi është absurd dhe mbi të gjitha shuma e dëmshpërblimit është e ekzagjeruar. Ky është rasti që ka trajtuar sonte emisioni Stop në Tv Klan. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Ramiz Lala, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës.

Gjithçka nisi pas një aksidenti në vitin 2020 në lagjen “Kodra e Shtufit” në qytetin e gurtë. Një vajzë e mitur 6 vjeç me aftësi ndryshe, duke luajtur përpara pallatit të saj, rrëshkiti në cep të një rruge dhe ra nga një lartësi 6 metra. E mitura shpëtoi paq nga ky aksident. Por familja e vajzës hapi gjyq dhe gjyqtari Ramiz Lala ka dhënë një dëmshpërblim për familjen një shumë të ekzagjeruar, 560 milionë Lekë të vjetra.

“Vlera është shumë e lartë, për ne është rast i paprecedent, është në vlerën 56 milionë Lekë të reja. Ndaj e bëjmë publike këtë rast, sepse mendojmë se taksapaguesit gjirokastritë nuk kanë pse të ngarkohen me një shumë kaq të madhe. Vlerësojmë që është një vendim që nuk qëndron nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, që në vlerësimin tonë, nuk janë marrë parasysh shumë prova dhe fakte. Nga ana njerëzore e kuptojmë shumë situatën, madje shprehim dëshirën tonë për ta ndihmuar por brenda limitit, nënkupton brenda mundësive tona, që një fëmijë me aftësi ndryshe, por nga ana ligjore vlerësojmë që vendimi i gjykatës nuk qëndron”, thotë drejtoresha juridike e Bashkisë së Gjirokastrës.

Por prokurori i Gjirokastrës, Julian Çafka, në hetimet që ka bërë për ngjarjen e vitit 2020, nuk e gjen Bashkinë Gjirokastër përgjegjëse për aksidentin që ndodhi, duke argumentuar se ana e rrugës ku rrëshkiti fëmija i takonte privatit dhe duhet të rrethohej nga privati, dhe jo nga instancat të pushtetit vendor. 

Për Bashkinë e Gjirokastrës vendimi konsiderohet absurd dhe i dyshimtë. Aq më tepër, kur nëna e fëmijës, e cila është edhe kujdestare e vajzës me aftësi ndryshe, punon si sekretare në Gjykatën Civile të Gjirokastrës.

Një zyrtare e Bashkisë së Gjirokastrës u paraqit në Gjykatën Administrative për të takuar gjykatësin që ka dhënë këtë vendim. E pajisur me kamera të fshehtë nga emisioni Stop, zyrtarja e bashkisë “u prit me këmbët e para” nga gjyqtari Ramiz Lala. Ai kërkoi që zyrtarja e bashkisë të nxirrej jashtë.

Por kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, thotë se vendimi i Gjykatës Administrative është apeluar dhe për gjyqtarin Ramiz Lala është bërë kallëzim në SPAK.

Kryebashkiaku Flamur Golemi: Si mjek shpreh gjithë keqardhjen për çfarë ka ndodhur për një fëmijë me aftësi ndryshe, për fëmijën dhe për familjen. Si kryetar bashkie kam gjithë përgjegjësinë dhe patjetër do i shkoj deri në fund së bashku edhe me stafin, edhe drejtoria juridike e ka filluar tashmë procedurën për të ndjekur gjithë hapat ligjorë për t’i shkuar deri në fund kësaj historie se në fund kam përgjegjësi për çdo taksë që derdh taksapaguesi gjirokastrit.

Marrë nga tvklan.al

ramiz lala bashkia e gjirokastres

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen