LIVE UPDATES
Aktualitet

"Vendos presjen, tyryfyle analfabete"/ Si u mbyll përballja mes ndihmëses e gjyqtares, vendimi: S'ka fyerje

Por, gjykata ka vendosur që fjalët 'tyryfyle', 'histerike' dhe 'analfabete' nuk janë fyerje. Për të treja ka një argument.

11 Dhjetor 2022, 22:27 Nga F.M
"Vendos presjen, tyryfyle analfabete"/ Si u mbyll përballja mes
Gjykata

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka sjellë një përballje të një gjyqtarjeje me ndihmësen ligjore në gjykatë. Shkak janë bërë ofendimet e njëpasnjëshme që ndihmësja ligjore J. B, 44 vjeçe pretendon se ia ka bërë gjyqtarja. Por, gjykata ka vendosur që fjalët 'tyryfyle', 'histerike' dhe 'analfabete' nuk janë fyerje. Për të treja ka një argument. 

Postimi:

Gjykata vendos: analfabet dhe tyryfyle nuk janë fyerje

A është apo jo fjala analfabet fyerje? Po fjala tyryfyle? Epo Gjykatat në Shqipëri thonë që jo. Për më tepër gjykata ka hyrë aq në detaje saqe në 30 faqe vendim është marrë edhe me vlerën e presjes. Historia e famshme e presjes së Leninit që thuhet se e shpëtoi gjatë rregjimit carist, është rimëshëruar në vendin tonë gjatë një gjykimi penal në Tiranë në të cilin e akuzuar për presjen ishte një gjyqtare dhe akuzuese një ndihmëse ligjore. Gjyqtarja me inicialet B. H për katër vite me radhë u akuzua për fyerje nga ndihmësja ligjore J. B, një 44 vjecare një këmbëngul se u fye më shumë se një herë. Për këtë juristja paditëse dorëzoi punën disa vjecare, disa opinione ligjore, relacione paraprake për vendimet që më pas i shpallte gjyqtarja. Në to gjyqtarja shkruante përbri gabimeve ortografike shënime që në shqip kanë kuptim fyes si “analfabete, tyryfyle, bli nje abetare, ver presjen histerike”.

Por gjyqësori heton konfliktin dhe merr rolin e profesorëve të gjuhës shqipe. Na mëson përherë të parë se çfarë është fyerje dhe çfarë jo. Dy gjykata ndër vite vlerësuan kuptimin e secilës shprehje dhe u ndalen gjatë tek presja.

- A është presje histerike, apo presja kur nuk shkruhet e ben tekstshkruesin histerik???? Kjo është dilema gjyqësore për kedo që pret radhën dhe stokun e dosjeve që mezi gjykohen! Kur paditësja kërkon (në kushtet e një drejtësie që po zbrazet nga vettingu) dënimin e gjyqtares për akuzën e fyerjes sepse I cënoi dinjitetin, gjyqtarët vlerësojnë se ska vend për të pranuar një pretendim të tillë.

Provat që dorëzoi ndihmësja ligjore në këtë process të rrallë:

1. Vendim i cështjes 2015 të shpallur nga gjyqtarja në 2017 në të vilin ajo bën një korrigjim në tekstin e ndihmëses duke shtuar presjen e duke shkruar “ ke dy vjet që nuk e vë këtë presje, bli nje abetare!’

2. Relacion numër akti 87gjyqtarja shton presjen dhe i shkruan “vër presjen histerike”

3. Relacion 1899, shton me shkrim dore: ç’është kjo shkarravinë!

4. Projekt vendim 5436, gjyqtarja korrigjon mbiemrin Lleshi në Lleshaj dhe shton “ Lleshaj o analfabete”

5. Relacion 9857 gjyqtarja shton në projekt vendim “tyryfyle, shkruaj saktë të paktën numrat”

6. Relacion 9340 gjyqtarja shton në punën e ndihmëses “vazhdo fli mbi dosje, lajmëro kur të zgjohesh”

Për këtë luftë “presjesh” më herët ishin vënë në dijeni një sërë insitucionesh që nga ministria e organet e gjyqësorit dhe në fund investohet edhe gjykata. Ndihmësja ligjore saktëson se në shënimet e gjyqtares kuptimi shqip i frazave që iu shkruan me shkrim dore janë fyerje, denigrim dhe cënim dinjiteti.

Në këtë gjykim, gjyqtarja e akuzuar shpjegon se shkroi “analfabete” për vartësen në mënyrë që ajo të merrte masa për lëvrimin e gjuhës shqipe dhe se nuk synoi ta fyente, por dha një opinion për të treguar realitetin.

Për konsideratën “tyryfyle” gjyqtarja shton se pavarësisht kuptimit që cilëson një person të shpërndarë, kjo fjalë nuk gjendet në fjalorin shqip; kështu që nuk është fyerje.

Dhe sa për presjen HISTERIKE APO HISTORIKE gjyqtarja e akuzuar detajon se nëse do kishte dashur ta fyente do shkruante: moj histerike vër presjen! Por ajo kishte dashur të shkruante VER PRESJEN HISTORIKE ngaqë kishte dy vjet që vartësja nuk e vinte.

“Mos vënia e presjes në dy vjet e konvertoi atë në historike”,- shpjegon e paditura. Gjyqtarja këmbengul se keqkuptimi buron nga kaligrafia e shkrimit të saj.

Për t’i bindur kolegët se historia e presjes duhej mbyllur në favor të saj, gjyqtarja shton edhe vendimin e vettingut që e konfirmoi atë në detyrë.

Gjykata kryen një hetim të imtësishëm, merr informacione për ndihmësen ligjore, aftësitë e saj, përkushtimin, 32 opinione të përgatitura prej saj, projekt relacione dhe dhjetëra projekt/vendime dhe në fund nuk konsideron se fjala analfabete, tyryfyle janë fyerje.

“Këto fjalë nuk janë bërë me qëllim për të fyer dinjitetin e akuzueses , por për të treguar qartazi mospajtimin me punën e ndihmëses ligjore,”- deklaron gjykata e shkallës së dytë në shpalljen të pafajshme të koleges.

Kurse për presjen që i solli pafajësinë gjyqtares B.H gjykata deklaron: Nisur nga sintaksa e fjalisë duket që përmbajtja e shënimit të bërë nga e akuzuara është “vër presjen historike” dhe jo “vër presjen histerike”. Për rrjedhojë vërejtja nuk ka asnjë fjalë apo shprehje që mund të interpretohet si ofenduese.

KAQ, të dielë të mbarë kudo që i keni vënë presjet. Se kështu i ndodhi dhe Leninit. Urdhëruan: Të lirohet, e pamundur të pushkatohet. Kur presja duhej : Të lirohet e pamundur, të pushkatohet!

anila hoxha

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë