LIVE UPDATES
Aktualitet

Vettingu, dy qëndrimet e ndryshme të KPK për gjyqtaren Blerina Muço

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 1 nëntor 2023 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Blerina Muço, pasi shumica e trupës e përbërë nga relatori Roland Ilia dhe anëtarja Brunilda Bekteshi konkluduan se ky subjekt rivlerësimi nuk arriti nivel të mjaftueshëm për pasurinë, si dhe se në vlerësimin tërësor të çështjes u evidentuan probleme që cënojnë besimin e publikut tek drejtësia. Kryesuesja e trupës së KPK, Pamela Qirko ka dalë në pakicë duke arsyetuar se Muço ka arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit.

3 Janar 2024, 19:52 Nga DOSJA
Vettingu, dy qëndrimet e ndryshme të KPK për gjyqtaren Blerina
Blerina Muço

TIRANË- Shumica e trupës së KPK vlerëson se gjyqtarja e Tiranës, Blerina Muço duhej shkarkuar pasi nuk arriti nivel të mjaftueshëm për pasurinë dhe në vlerësimin tërësor rezultojnë probleme që cënojnë besimin e publikut, ndërsa pakica del kundër duke arsyetuar se është e besueshme në të tri kriteret e rivlerësimit.

Nga Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 1 nëntor 2023 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Blerina Muço, pasi shumica e trupës e përbërë nga relatori Roland Ilia dhe anëtarja Brunilda Bekteshi konkluduan se ky subjekt rivlerësimi nuk arriti nivel të mjaftueshëm për pasurinë, si dhe se në vlerësimin tërësor të çështjes u evidentuan probleme që cënojnë besimin e publikut tek drejtësia. Kryesuesja e trupës së KPK, Pamela Qirko ka dalë në pakicë duke arsyetuar se Muço ka arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit.

Blerina Muço e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 kur është emëruar në Gjykatën e Beratit. Prej më shumë se dy dekadash ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Vlerësimet ndryshe për pasurinë

KPK është ndarë në vlerësimin e një apartamenti me sipërfaqe 138 m2 në Tiranë, të blerë në vitin 2000 kundrejt çmimit 5 milionë lekë, me burim të deklaruar një kredi po në vlerën 5 milionë lekë, të përfituar sipas një vendimi të qeverisë të vitit 1999 “Për trajtimin me strehim të funksionarëve politikë dhe nëpunësve të administratës së lartë shtetërore”. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti dhe bashkëshorti i saj e kanë regjistruar apartamentin në emër të tyre, përpara se të aplikonin për kredi e për rrjedhojë edhe përpara lëvrimit dhe likujdimit të shumës 5 milionë lekë. Po ashtu, hipotekimi i apartamentit është vendosur si garanci.

“Komisioni nuk bie dakord me shpjegimet e subjektit se ishte kusht ligjor që pasuria të regjistrohej në fillim në emër të palës blerëse pranë ZVRPP-së, pastaj të aplikohej për kredi dhe më pas t’i kalohej vlera e përfituar nga kredia palës shitëse”, shprehet shumica dhe shton se legjislacioni shqiptar parashikon forma të ndryshme të blerjes së pasurisë së paluajtshme edhe me kusht, të cilat mund të ishin ndjekur nga subjekti i rivlerësimit si magjistrate dhe nga bashkëshorti i saj.

Qirko në pakicë vlerëson se parashikimet e VKM-së nr.102 të vitit 1999 janë të qarta dhe e shkarkojnë krejtësisht subjektin nga barra e provës. “Nënshkrimi i kontratës së shitblerjes si kusht për lëvrimin e kredisë është qartësisht një kusht i paracaktuar me VKM, për pasojë subjekti nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi dhe të ndëshkohet për këtë”, argumenton Qirko dhe evidenton se është provuar se kredia ka shërbyer për pagesën e çmimi të apartamentit.

Ndërkohë, ka rezultuar se subjekti nuk ka kërkuar dorëheqjen nga çështje gjyqësore me palën shitëse të apartamentit. Për arsye se çështjet janë gjykuar disa vite më vonë nga kryerja e transaksionit, KPK vlerëson se nuk provohet gjendja e konfliktit të interesit, megjithatë i ka çmuar këto gjetje në kontekstin e cenimit të integritetit si pjesë e vlerësimit të aftësive profesionale, si dhe duke i mbajtur në konsideratë në vlerësimin tërësor.

Por, në vijim shumica konstaton se në dy çështje të shqyrtuara nga subjekti, ka vonesa të theksuara në fillimin e gjykimit dhe mbajtjen e tyre për një kohë të gjatë pa kryer veprime, me qëllim favorizimin e një shoqërie në cilësinë e palës ndërgjyqëse. KPK vlerëson se në këto dy raste, subjekti është ndodhur në situatën e konfliktit të interesit.

Sipas pakicës, subjekti në asnjë rast nuk ka qënë në kushtet e konfliktit të interesit. “…Konstatohet se subjekti nuk ka gjykuar asnjë çështje në periudhën që bashkëshorti i saj ka qënë në një marrëdhënie interesi me shoqëritë e mësipërme. Ajo ka gjykuar ose po gjykon çështje gjyqësore me palë shoqëritë e mësipërme, pasi ka kaluar një periudhë më shumë se 7-vjeçare”, vëren Qirko dhe shton se rrethanat e konstatuara nga shumcia nuk mund të konsiderohen si shkaqe të rëndësishme njëanshmërie, që do të sillnin detyrimin e subjektit për të hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore. Ajo e gjen të pabazuar konkluzionin e shumicës se kjo rrethanë duhet konsideruar si një shkak për vendosjen e masës disiplinore ndaj subjektit.

Për një automjet me të blerë në vitin 2004 kundrejt çmimit 700 mijë lekë, subjekti ka deklaruar si burim të ardhurat nga pagat. Ajo ka shpjguar se janë përjashtuar nga pagesa për zhdoganim, për shkak të funksionit të bashkëshortit në atë kohë si deputet.

Shumica konkludon se Muço nuk arriti të provojë moskryerjen e detyrimeve doganore për këtë automjet. Gjithashtu, konstatohet se subjekti nuk shpjegoi në bazë të kujt dispozite ligjore në fuqi ka përfituar përjashtimin nga detyrimet doganore dhe nuk sqaroi as procedurën e ndjekur për këtë përfitim. Në vijim, Ilia dhe Bekteshi theksojnë se ligji “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, parashikon që deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij, të mos paguajë detyrimin doganor për mjetet e punës që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet.

“Subjekti nuk provoi të ishte në kushtet e përcaktuara nga kjo dispozitë ligjore, për më tepër konstatohet se ky automjet është disponuar si automjet personal”, shprehet shumica dhe ka përfshirë si shpenzim në analizën financiare të vitit 2004 vlerën 323 mijë lekë, sipas deklaratës doganore.

Qirko vëren se automjeti është blerë gjatë kohës kur bashkëshorti subjektit ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. “…Ndryshe nga shumica, vlerësoj se bashkëshorti i subjektit ka qënë i përjashtuar nga ky detyrim bazuar në nenin 17 të Ligjit nr.8550, datë 18.11.1999 ‘Statusi i deputetit’, ku parashikohet se: Deputetit i lejohet që vetëm në një rast gjatë mandatit të tij të mos paguaj detyrim doganor për mjetet e punës, që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet”, argumenton Qirko.

Trupa e KPK është ndarë dhe në vlerësimin e të ardhurave të bashkëshortit të subjektit. Shumica ka përfshirë në analizën financiare vetëm të ardhurat sipas vërtetimeve të Institutit të sigurimeve Shoqërore. Ndërsa Qirko në pakicë vlerëson se shumica me të padrejtë ka rënduar pozitën e subjektit duke konsideruar në analizë gjendjet e llogarive bankare, ndërkohë që ka përjashtuar shumat e transferuara aty.

Qirko thotë se këto shuma duhet të konsiderohen të ligjshme, pasi janë transferuar rreth 80 mijë euro në llogarinë e bashkëshortit të gjyqtares Muço gjatë periudhës 2005-2010, si dhe se është provuar se ato rrjedhin nga marrëveshje bashkëpunimi të bashkëshortit.

Pakica pranon se për të ardhurat e krijuara nga bashkëshorti subjektit nuk janë përmbushur detyrimet tatimore. Por, duke i’u referuar legjislacionit të vetingut të magjistratëve dhe jurispudencës së Kolegjit, ajo vlerëson se nuk mund të ketë penalizim në kuadër të procesit të rivlerësimit në drejtim të vlerësimit të ligjshmërisë së të ardhurave të realizuara nga shërbimi i konsulencës, për sa kohë nuk provohet që mospërmbushja e detyrimeve nga ana e palës paguese ka qenë e ditur nga bashkëshorti subjektit dhe rrjedhimisht e pranuar prej tij.

Pakica sjell në vëmendje dhe një kërkesëpadi të ngritur për përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe çmon se duhet përfshirë në analizën financiare shuma prej 73 mijë euro të përfituara nga bashkëshorti për shërbimin e konsulencës.

Ky arsyetim i pakicës do të përmbyste bilancin negativ të konstatuar nga shumica në vlerën totale 9.6 milionë lekë. Sipas Qirkos, përfshirja e vlerës 73 mijë euro do të linte një bilanc negativ në shumën 913 mijë lekë për periudhën 2003-2016, mungesë që nuk e konsideron si deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.

Cënimi i besimit

Shumica vlerëson se Muço ka bërë deklarim të pasaktë lidhur me gjendjen cash në shtëpi në deklaratat periodike vjetore në raport edhe me gjendjen cash në deklaratën “veting”.

“…Subjekti është munduar të shfaqë në mënyrë të pasaktë faktet dhe rrethanat lidhur me deklarimet e bëra sa i përket gjendjes cash ndër vite. Gjithashtu, subjekti ka pretenduar në mënyrë jo të drejtë se deklaratat periodike vjetore të bashkëshortit të saj nuk i janë vënë në dispozicion nga Komisioni”, konstaton shumica dhe vlerëson se pretendimet e subjektit janë kryer në kundërshtim me ligjin, duke shtrembëruar faktet dhe provat shkresore.

Sipas Ilias dhe Bekteshit, veprimet e Muços për të shfaqur një situatë tjetër joreale, cenojnë figurën si magjistrate. Këtë vlerësim, KPK e ka konsideruar në qëndrimin përfundimtar, bazuar edhe në çështjet e tjera.

Qirko në pakicë vlerëson se një deklarim i pasaktë në deklarimet e mëparshme periodike nuk mund të konsiderohet se është bërë në kundërshtim me ligjin e për rrjedhojë, nuk është element i mjaftueshëm për t’u konsideruar si një shkak i vetëm dhe i veçuar që prodhon situatën e deklarimit të pamjaftueshëm.

Gjatë hetimit është konstatuar se subjekti dhe bashkëshorti i saj, në periudha të ndryshme dhe në dokumente shkresore dhe zyrtare kanë përdorur mbiemra të ndryshëm nga mbiemri i regjistruar në gjendjen civile. Nga regjistri i gjendjes civile që nga periudha e martesës së subjektit rezulton se mbiemri zyrtar i saj dhe i bashkëshortit është Muço. Ndërkohë janë përdorur edhe mbiemra të ndryshëm në dokumentacione dhe shkresa zyrtare dhe private si Muça, Muçi dhe Muçaj. Në të gjitha vendimet gjyqësore dhe aktet gjyqësore, subjekti i rivlerësimit ka përdorur mbiemrin Muça.

Komisioni konstaton se subjekti, edhe pse jep shpjegime lidhur me këtë situatë absurde të përdorimit në dokumente zyrtare të mbiemrit Muça, i ndryshëm nga mbiemri zyrtar Muço, përsëri vazhdon me koshiencë përdorim e këtij mbiemri edhe në përgjigjet mbi rezultatet e hetimit.

Kjo sjellje e Muços konsiderohet se cenon etikën, rolin dhe figurën e një magjistrati dhe është marrë në konsideratë në qëndrimin përfundimtar.

Qirko sipas kënvështrimit të saj, vlerëson se ky veprim i Muços nuk përbën shkelje të ligjit apo cënim të besimi të publikut tek sistemi i drejtësisë.

“Është e vërtetë që në disa raste subjekti nuk ka përdorur mbiemrin e saj, sipas gjendjes civile, duke mos treguar kujdesin e nevojshëm, por nuk është konstatuar asnjë rast kur vendimet e saj të jenë cënuar nga gjykatat më të larta për këtë shkak, si dhe nuk ka rezultuar asnjë rast i cënimit të të drejtave të palëve në gjykim”, vëren Qirko.

Në vlerësimin tërësor të çështjes, shumica çmon se subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar saktë dhe mjaftueshëm pasuritë dhe ligjshmërinë e burimit të krijimit të tyre; si dhe se ka pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet dhe krijimin e kursimeve në vite që janë të mjaftueshme për shkarkim.

Për figurën Muço ka marrë vlerësim pozitiv, ndërsa për profesionalizmin, prej shumicës arrihet në konkluzionin se subjekti ka shfaqur mangësi të theksuara në mënyrë të përsëritur në lidhje me afatet e gjykimit të çështjeve; se nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për të shmangur gjykimet e saj në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore, të cilat në dukje kanë cenuar paanshmërinë e magjistratit; ka përdorur mbiemra të ndryshëm nga mbiemri zyrtar në praktika, akte të ndryshme dhe në të gjitha çështjet e gjykuara në gjykatë; se ka kryer veprime duke shtrembëruar faktet dhe provat shkresore, si dhe veprimet e saj kanë pasur si qëllim shfaqjen e një situate tjetër, joreale lidhur me deklaratat periodike të bashkëshortit – gjetje që janë konsideruar se cenojnë figurën e saj si magjistrate.

Shumica ka çmuar që të vlerësojë kriterin profesional duke analizuar të gjitha gjetjet e konstatuara dhe ka konkluduar se në procesin e vetingut të gjyqtares Muço evidentohen probleme të tilla, që mund të cenojnë kriteret e rivlerësimit. “[…]Pasi u evidentuan elemente të arsyeshme, të konsiderueshme apo të perceptueshme që cenojnë besimin e publikut”, arsyeton shumica.

Qirko bie dakord me shumicën se sjellja e subjektit të rivlerësimit në disa raste nuk ka qenë në përputhje me kërkesat dhe përcaktimet ligjore lidhur me aftësitë organizative të një gjyqtari. Por, sipas saj, problemet e konstatuara nuk ngrihen në nivelin e një shkaku shkarkues, apo për t’u konsideruar në vlerësimin tërësor.

Lidhur me cënimin e besimit të publikut, Qirko vëren se për të arritur në një konkluzion të tillë duhen analizuar të dhënat nga të tre kriteret e rivlerësimit. “…Çmoj se problematika që kanë shoqëruar punën e gjyqtares, për sa kohë që nuk konsiderohen të mjaftueshme për ta kualifikuar subjektin e rivlerësimit, si të papërshtatshme në kuptim të nenit 61, pika 4 e ligjit nr. 84/2016, nuk mund të konsiderohen apriori se kanë cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, argumenton pakica dhe vlerëson se Muço duhej të ishte konfirmuar në detyrë./Reporter.al

blerina muco

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje