LIVE UPDATES
Aktualitet

Vettingu/ "I ishte shkelur e drejta e një gjykimi të drejtë", Strasburgu gjobit Shqipërinë, shteti duhet ti paguajë Admir Thanzës 3500 euro

Brenda tre muajve Thanza ka afat t’i drejtohet Dhomës së Madhe për të kundërshtuar edhe shkarkimin që është vlerësuar proporcional.

4 Korrik 2023, 16:46 Nga k.m.
Vettingu/ "I ishte shkelur e drejta e një gjykimi të
Admir Thanza

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, GJEDNJ, ka gjetur shkelje të nenit 6 të Konventës në të drejtën për një proces të rregullt ligjor gjatë procesit të vetingut të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza si dhe i ka njohur atij një dëmshpërblim prej 3500 eurosh për kostot dhe shpenzimet.

Megjithatë, Gjykata e Strasburgut vlerëson se nuk ka pasur mangësi në vendimarrjen mbi vlerësimit pasuror të Thanzës, e cila shërben më vete si shkak ligjor për shkarkimin. Gjithashtu, Strasburgu vlerësoi se nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës.

Sipas vendimit, ish-gjyqtarit Thanza nuk i janë dhënë mundësi të mjaftueshme për të mbrojtur veten lidhur me mosdeklarimin prej tij të lidhjeve me krimin e organizuar, ndërkohë që arsyetimi i institucioneve të vetingut mbi këtë çështje konsiderohet “i papërshtatshëm dhe formal”.

Problemet për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza nisën gjatë vetingut të kryer ndaj tij, ku në përfundim të hetimit administrativ, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë; kishte fshehur dhurata nga palët që kishte gjykuar; kishte kryer deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit; si dhe kishte kontakte të papërshtatshme.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar në KPK më 10 korrik 2018, përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit bëri të ditur se ishte zbuluar një dënim me 40 ditë burg për vjedhje në Itali në vitin 1999, të cilën Thanza nuk e kishte pasqyruar në vetëdeklarim. Vendimi i shkarkimit të Thanzës u gjet i drejtë dhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Paralelisht me procesin e vetingut, Thanza iu nënshtrua edhe një procesi penal për mosplotësimin e saktë të formularit të dekriminalizimin dhe u dënua me 9 muaj burg në maj të vitit 2019, që u konvertua në 18 muaj shërbim prove. Në vitin 2021, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata respektive vendosi sekuestrimin e banesës dhe të një garazhi të Thanzës.

Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar të mjaftueshëm njohjen e shkeljes së nenit 6 të Konventës, ndërsa ka rrëzuar kërkesat e tjera të subjektit. Në vendim thuhet gjithashtu se Thanza nuk ka arritur të tregojë se shkarkimi i tij ka sjellë pasoja të tjera negative, si refuzimi i punësimit në një pozicion të caktuar në shërbimin civil, apo pengimin për të kryer veprimtari si ekspert. Po ashtu, sillet në vëmendje se ai mund të punojë dhe si avokat. “Për rrjedhojë nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës për shkak të shkarkimit nga detyra të kërkuesit,” citohet në vendimin e GJEDNJ-së.

Pranë GJEDNJ-së janë depozituar edhe të tjera çështje nga gjyqtarë dhe prokurorë që janë larguar nga detyra për shkak të pocesit të vetingut, pjesa më e madhe e të cilëve janë rrëzuar. Në rastin e ish-prokurorit Besnik Cani, GJEDNJ gjeti shkelje të konventës për sa i përket të drejtës për t'u gjykuar nga një gjykatë e krijuar me ligj, për shkak të zgjedhjes së paligjshme të Luan Dacit si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ndërkohë, ish-prokurorja Antoneta Sevdari fitoi të drejtën e saj në GJEDNJ, pasi vendimi për shkarkimin e saj u gjet si masë disporporcionale kundrejt problemeve të vërejtura në pasurinë e krijuar nga bashkëshorti para martese. Megjithatë, u theksua se rasti i Sevdarit është i veçantë dhe nuk sugjeron ndonjë problem sistematik në procesit e vetingut./BIRN

admir thanza

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet