LIVE UPDATES
Aktualitet

Vezaj: Kur prokurorët bëhen ekspertë të medias dhe hetojnë veten, gazetarët "paguajnë" faturën!

Gazetari shkruan se së fundmi, prokurorët e SPAK po tentojnë të vendosin se cili shkrim i një gazetari është në interes publik dhe cili jo.

3 Prill 2025, 21:50 Nga r.ll
Vezaj: Kur prokurorët bëhen ekspertë të medias dhe
foto ilustruese

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme po luajnë rolin e ekspertëve të medias.

Si ilustrim për këtë, Vezaj mori shembull shkrimet e gazetarit Elton Qyno, ku thotë se në vend që të diskutohet për cenimin e gazetarisë dhe të drejtës për të mbrojtur burimet, Gjykata Kushtetuese ka hallin nëse shkrimet e Qyno ishin apo nuk ishin “në interes të publikut”.

Më tej gazetari shton se së fundmi, prokurorët e SPAK po tentojnë të vendosin se cili shkrim i një gazetari është në interes publik dhe cili jo. Sipas tij, prokurorët duke u marrë me median kanë harruar rolin e tyre që është hetimi. 

"Në këtë rast, nuk kemi vetëm një shkelje të të drejtave të gazetarit, por një precedent të rrezikshëm: çdokush që publikon informacione të pakëndshme për SPAK-un, mund të zgjohet një ditë me hetuesit në derë. Ndërsa ata që duhet të jenë realisht nën hetim, vazhdojnë të hetojnë veten—dhe, çuditërisht, del që s’kanë bërë asgjë të gabuar!

Nëse Gjykata Kushtetuese e pranon këtë logjikë, atëherë e vetmja shpresë mbetet Strasburgu. Deri atëherë, gazetarët duhet të mësohen me një realitet të ri: në Shqipëri, burimi i informacionit nuk mbrohet nga ligji, por nga fakti nëse prokurorët kanë humor të mirë apo jo atë ditë.", shkruan Vezaj ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË: 

Kur prokurorët bëhen ekspertë të medias dhe hetojnë veten, Gazetarët “paguajnë” faturën!
#
Interesi publik? Hajde argument, hajde! Në vend që të diskutojmë për cenimin e gazetarisë dhe të drejtës për të mbrojtur burimet, Gjykata Kushtetuese na paska hallin nëse shkrimet e gazetarit Elton Qyno ishin apo nuk ishin “në interes të publikut”. Ndërkohë, nuk kanë asnjë problem me faktin që një gazetari i sekuestruan telefonin, i kontrolluan shtëpinë dhe makinën, dhe e mbajtën orë të tëra në SPAK—për çfarë? Që të zbulojë burimin e informacionit!

Por prisni, historia bëhet edhe më qesharake: tani prokurorët e SPAK nuk janë vetëm hetues, por edhe ekspertë të medias! Ata vendosin se cili shkrim i një gazetari është në interes publik dhe cili jo. Me çfarë eksperience? Me çfarë cilësie? Me çfarë standardi? Apo thjesht sipas qejfit të tyre dhe sipas emrit që del në shkrim? Sipas kësaj logjike, para se të botojë një artikull, një gazetar duhet të pyesë SPAK-un:

• “A është ky lajm në interes publik?”

• “A e konsideroni këtë shkrim investigativ?”

• “Mos më arrestoni, më parë doja të merrja miratimin tuaj!”

Madje, sipas SPAK, gazetari duhet edhe të dërgojë një SMS ku t’u tregojë burimin: “Përshëndetje, kam një informacion konfidencial, ju lutem shkoni arrestoni personin që ma dha!” Ky standard është për të vënë kujën!

Dhe ndërkohë që prokurorët luajnë rolin e kryeredaktorit të medias, ata harrojnë detyrën e tyre bazë: të hetojnë si duhet. Sepse këtu kemi një rast ku prokurorët e SPAK-ut, të cilëve u rrjedhin sekretet hetimore, vendosin të hetojnë… veten e tyre! Për 8 muaj rresht, të njëjtët prokurorë që duhej të ishin nën hetim, hapën një procedim penal, sekuestruan pajisjet e një gazetari dhe, me seriozitet të madh, na thanë se “hetimet janë kryer edhe ndaj vetes”. Domethënë, sekuestruan telefonat e tyre, kontrolluan shtëpitë e tyre, e ndoshta edhe morën në pyetje veten para pasqyrës!

Dhe Gjykata Kushtetuese, në vend që të pyesë:

- A është normale që një prokuror të hetojë veten?

- A janë hetuar realisht këta prokurorë apo thjesht po bëjnë shoë?

- Si mundet që një hetim ndaj një gazetari të ndodhë brenda 24 orëve, ndërsa për veten e tyre u deshën 8 muaj?
… ata pyesin nëse shkrimi i Qynos ishte në interes publik apo jo. Sikur ky të ishte problemi kryesor këtu!

Në këtë rast, nuk kemi vetëm një shkelje të të drejtave të gazetarit, por një precedent të rrezikshëm: çdokush që publikon informacione të pakëndshme për SPAK-un, mund të zgjohet një ditë me hetuesit në derë. Ndërsa ata që duhet të jenë realisht nën hetim, vazhdojnë të hetojnë veten—dhe, çuditërisht, del që s’kanë bërë asgjë të gabuar!

Nëse Gjykata Kushtetuese e pranon këtë logjikë, atëherë e vetmja shpresë mbetet Strasburgu. Deri atëherë, gazetarët duhet të mësohen me një realitet të ri: në Shqipëri, burimi i informacionit nuk mbrohet nga ligji, por nga fakti nëse prokurorët kanë humor të mirë apo jo atë ditë.

P.S. Po përfaqësuesi i OPDAT-it, çfarë donte në seancën gjyqësore kur nuk kuptonte shqip!? Ishte si i dërguari i Dumanit apo i Ambasadës?

flamur vezaj spak gjykata kushtetuese elton qyno

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj