LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohen të tjera abuzime te inceneratori i Elbasanit/ Kontrata skandaloze, 7 bashki i paguajnë "Eco Elb" miliona lekë për shërbime që nuk i kryen

Prej muajsh të gjitha mbetjet e bashkive të Qarkut Elbasan që po depozitohen në landfill nuk po trajtohen, duke krijuar një mal me plehra që po rrezikojnë një krize të re mjedisi në Elbasan

3 Prill 2025, 21:32 Nga A.Ll
Zbulohen të tjera abuzime te inceneratori i Elbasanit/ Kontrata skandaloze,
Inceneratori i Elbasanit

ELBASAN - Mbi një det të trazuar apo të qetë kjo pamje dhe këto pulëbardha do të ishin parajasa që cdo familje do të donte të  shihte në muzgun e mbrëmjes. Por nëse zbulojmë gjysmën tejtër të realiteti këta shpend janë mbi mbetje të kontaminuara që ushqehen në këtë territor të inceneratorit të Elbasanit një oaz i fëlliqur është kthyer tashmë.

Por a i duhej një incenerator i tillë i ndërtuar në atë vend në Elbasan?

Dampa e Paperit kishte një depozitim 100 vite pa ndërtuar fare incinerator. Elbasani pati 2 studime njëri studimi për mbetjet ishte në landfillin e Papërit, objekti ishte në uzinën nr. 12 në Kombinatin Metarlurgjik dhe ishte bërë dhe studimi i vizibilitetit që ishte parashikuar dhe që për 100 vite Elbasani dhe bashkitë e tjera mbetjet do t’i kalonin në këtë landfill, por nga ana tjetër një grup pune i Bashkisë së Elbasanit gjykoi që të ndërtohej në dampën e TEC-it por jo me studim të thelluar në këto kushte landfilli ekzistues për një kohë prej 5 vitesh është i bllokuar.

Sipas inxhinierit Beqir Kila “inceneratori që është ndërtuar nuk është në parametrat teknik që duhet të plotësojë”.

Një lagje e tërë pranë impiantit të përpunimit të mbetjeve jeton dhe mbijeton si të ishin inekzistent për shtetin dhe pushtetin vendor.

Një nga banotët e zonës shprehet: “Këtu po na merret fryma. Nuk duhet të ishte vendos inceneratori”.

Më tej, inxhinieri Beqir Kila shton: “Ky landfill nuk i plotëson kushtetet teknike në asnjë drejtim, gjithë tymrat që nxjerr dhe shkarkohen për banorët përreth, është problem serioz”. Këtij venddepozitimi i është vënë flaka që të ulet sasia e mbetjeve. Janë të gjitha materiale kanceroze kështu që për banorët është problem serioz, plus ndotjen e lumit Shkumbin dhe florën dhe faunën kjo zonë është e dëmtuar, shumë e dëmtuar. Një katastrofë mjedisore ndotja në lumin Shkumbin që më pas shkarkohen deri në detin Adriatik. Peshqit që mund të kapin amatorët janë të toksifikuar kanë element të rëndë në përbërjen e tyre. Çfarë ndikon direkt në shëndetin e njerëzve që konsumojnë këta peshq që kapen në ujrat e Shkumbinit.

Pa asnjë lloj trajtimi paraprak, gropat janë mbushur dhe janë kthyer në male.

Inxhinieri Beqir Kila u shpres se: “Për qytetarët e Elbasanit evadimi i tyre në një vend tjetër që shumë, shumë i mirë për qytetarët e Elbasanit, por ia hoqëm Elbasanit dhe ia çuam zonave përreth në rrethinat e ish-Kombinatit Metalurgjik i çuam veç ndotjen nga ajri edhe ndotjen me landfill”.

Prej muajsh të gjitha mbetjet e bashkive të Qarkut Elbasan që po depozitohen në landfill nuk po trajtohen, duke krijuar një mal me plehra që po rrezikojnë një krize të re mjedisi në Elbasan.

Inxhinieri Beqir Kila sqaron më tej se: Këto mbetje krijojnë probleme dhe me ujrat nëntokësore. Fashtarët e zonës kanë hap puse. Ndoten ushqimet që merr kafsha e më pas e merr njeriu. Nga një studim me institutin e Gjermanisë dhe Institutin e Tokave në Institutin Bujqësor ëhstë zonë e e kontaminuar e gjithë sipërfaqja. Me elemente toksik dhe të rrezikshme plumbi, kromi, kaliumi etj”.

Landfilli po kthehet në një gropë financiare dhe një burim rreziku potencial pasi mali me mbetje ka riskë për shpërthime zjarresh dhe infeksionesh. Sipas inxhinerit Kila “vend depozitimi mbetjesh i është vënë flaka për të ulur nivelin i mbetjes ky. Djegia masive është shumë e vështirë të eleminohet flaka do ditë të tëra ju e dini se çfarë flake bën plastika”.

Duke u kthyer përsëri në vitin 2014 kohë e emergjencës mjedisore inxhineri Kika shton se “kjo  është edhe një humbje e madhe ekonomike për vendin tonë”.

Që nga viti 2022, sasia e mbetjeve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme, duke e rritur atë deri në 8 herë më shumë, një shqetësim që ka ngritur alarmin për ndikimin negativ në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve.

Anëtarja e këshillit bashkiak Bianka Çopja u shpreh se: “2022 ka qënë e njëjta kontrat e2023  dhe 2024 e njëjta kontrate me të njëjtata kushte dhe objekt për sa kohë një kontrat nuk zbatohet pse duhte të firmoset”.

Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe është më i vogli mes tre impianteve të planifikuara. Aktualisht, ky impiant është i vetmi që ka përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Gjashtë vite më vonë… Në kurriz të inceneratorit hapet një kompani.

Eco Elb është kompani e krijuar në 18.11.2021 dhe ka në objekt të aktivitetit “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme, organike, të ngurta, të gjelbërta,..etj, në territorin administrativ të të gjithë bashkive të Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator). Kompania trashëgoi inceneratorin e Elbasanit të ndërtuar nga Albtech Energy e cila kishte një kontratë të dorëzimit me çelësa në dorë të impiantit të djegies së mbetjeve në Elbasan.

Në dhjetor 2021 inceneratori i Elbasanit kaloi nën sekuestro.

Eksperti Pano Soko thotë: Që në sekuestron paraprake që u bë me shumë vonesë sepse u prit nga momenti që kaloi pronësia nga kompania tek Bashkia e Elbasanit, u prit që të sekuestrohej duke u bërë deri diku e pavlefshme sepse duhej të bllokohej aktiviteti në momentin e thithjes së fondeve nga shteti drejt kompanisë private.

Teksa janë dhënë dënime për një sërë personash të lidhura me këtë projekt.

Kontratat janë firmosur në mbledhjet e thirruara nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit për çdo vit me të njëjtin objekt.

Por nga 4 proceset e grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme, organike, të ngurta, të gjelbra dhe incenerimin të parashikuara vetëm grumbullimi i mbetjeve aktualisht kryhet duke u shkelur me të dyja këmbët kontratën e firmosur mes firmës dhe bashkive ku edhe këto të fundit janë aksionere.

Anëtarja e këshillit bashkiak Elbasan, Bianka Çopja thekson se: “Janë të gjithë janë përgjegjës sepse bashkitë janë edhe pronari edhe klienti në këtë incenerator”.

Ndërsa Pano Soko sqaron se: “Inceneratori i Elbasanit shërbeu që një grup njerëzish duke përdorur pushtetin finanaciar dhe politik për të arritur të përfitonin fonde publike në dëm të qytetarëve.

Aksionerë të Eco Elb aktualisht janë Bashkia Cërrik me 8 për qind, Gramsh me 8 për qind. Elbasan 52 për qind, Peqin 8 për qind, Belsh 8 për qind, Librazhd 8 për qind.

Në kushtet e shkeljes së kontratës në mënyrë ciklike janë shkruar dhe rishkruar por Eco Elb është paguar sipas kontratës por punën e incenerimit edhe pse nuk e ka kryer.

Biank Çopja thotë për Vetting se “objekti i kontratës i lidhur mes 7 bashkive të Eco Elb sh.a ka 4 pika kryesore që është pranimi, përpunimi, grumbullimi dhe incenerimi. Në të vërtetë incenerimi nuk ka ndodhur, nga një përgjigje e ardhur nga Eco Elb sh.a. Në momentin që një nga këto pika nuk kryhet, duhej kryer ndërprerja e kontratës. Të 7 bashkitë nuk duhet të kalojnë asnjë fond pasi ky incenerator nuk po i përmbahet objektit të kontratës.

Mbetjet e riciklueshme që duhet të grumbulloheshin diku nuk gjenden dyshohet se janë shitur nën dorë pa fatura dhe paratë nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Bianka Çopaj sqaron se: “Këto mbetje që trajtohen dhe ndahen janë mbetje që hapen ankande për t’u shitur në asnjë prej viteve 2022, as 2023 as 2024 nuk është kryer ankandi. Pyetja qendron ku janë këto mbetjet? Ndërkohë që janë grumbulluar diku këto mbetje, duhet të jenë grumbulluar diku, nuk besoj se janë brenda në incenerator të jenë lënë aty për 3 vite… Del pikërisht që janë shitur privatisht dhe këto pagesa të jenë marrë privatisht dhe këtë e sqaron vetëm Eco Elb dhe në përgjigjen e tyre sqaron se nuk ka pasur ankand dhe as nuk ka asnjë prodhim energji”./ BalkanWeb

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion