LIVE UPDATES
Aktualitet

Inceneratori që “dogji” 26 milionë euro nuk ka prodhuar asnjë kilovat në 2024/ Eksperti: Harxhon më shumë energji se sa prodhon, në Elbasan kërkohen 2 mln euro të tjera për landfill

Ky impiant është i vetmi që ka përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK

3 Prill 2025, 21:42 Nga A.Ll
Inceneratori që “dogji” 26 milionë euro nuk ka prodhuar
Inceneratori i Elbasanit

ELBASAN - Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe është më i vogli mes tre impianteve të planifikuara. Aktualisht, ky impiant është i vetmi që ka përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Kodrina e mbetjeve është fakti i pakkontestueshëm i një inceneratori që mezi mbajti ndezur llambat e tij me energji elektrike.

Inxhinieri Beqir Kilo shprehet se: “Pika parë, ky incenerator nuk realizon djegien e mbetjeve në kushtet optimale. 2) Ky incenerator, nuk shkatërron dioksinat që janë substianca kanceroze. Së treti, ujrat, nuk kanë impiant të trajtimit të ujrave dhe e katërta nuk është menduar çfarë do bëhet me hiret e nxjerra në këtë incenerator. Dhe pesë, inceneratori aktual harxhon më shumë energji se sa prodhon në kohën që ka punuar se tani nuk punon.

Në një përgjigje zyrtare të dhënë nga Administratori i inceneratorit theksohet se për vitin 2022 inceneratori ka funksionuar 24 ditë. Për vitin 2023 ka punuar 7 muaj ndërsa për vitin 2024 nuk ka punuar asnjë ditë në incenerim.

Inceneratori i Elbasanit fiku turbinat dhe kaloi në remont. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi defektin dhe sa kushton riparimi i tij. Sipas anëtares së Këshillit Bashkiak Elbasan, Bianka Çopja: “Për sa kohë një impiant është i fikur përse duhet të paguhet punonjësi”?

Po ashtu, pa përgjigje mbetën edhe pyetjet se kur do të vihej në punë inceneratori dhe çfarë do të bëhet me malin e mbetjeve të patrajtuara në landfill kur të rindizen turbinat

Në të gjithë këto kontrata të firmosura dhe që shkelen nga Bashkia e Eelbasanit nuk ka dijeni se çfarë ndodh. Sipas anëtares së Këshillit Bashkiak Elbasan, Bianka Çopja: “Përgjigjja nga Bashkia Elbasan na erdhi se nuk kishte asnjë informacion për inceneratorin e Elbasanit ndërkohë Eco Elb ka kthyer përgjigje se e ka njoftuar Bashkinë dhe nxjerr kompetencat e nevojshme se ky incenerator nuk punon”.

“Inceneratori që ne kemi nuk ka teknologji për djegien e nevojshme. Duhet të arrijë temperaturën e nevojshme që të shkatërrohen dioksinat që shkarkohen në ajër, nuk prodhon energji, përkundrazi duhet të fusësh energji që të punojë”, tha eksperti Beqir Kila.

Pavarësisht se janë shpenzuar një mal me para Këshilli Bashkiak i Elbasanit kërkon të harxhojë edhe 2 miliard të tjera për të hapur një pikë të re landfilli.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak theksoi se: “Paradoksi më i madh ka ndodh në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak kishin shtuar një memo me idenë për të ndërtuar një landfill të dytë për të kaluar dhe 2 milionë euro të tjera”.

Aktualisht Eco Elb çel dhe mbyll tendera, merr edhe pagesa për ccdo ton mbetje që dergohen në këtë landfill. Likuiditet parash që qarkullojnë në po të njëjtat Bashki pasi rezultojnë aksioner. Që nga xhepi i majt japin dhe në xhepin e djathtë përfitojnënë bazë të përqindjes.

“Ne kemi të bëjmë me një incenerator që nuk është duke djegur mbetje, por është duke djegur paratë e taksapagusve të Elbasanit dhe 7 bashkive”, sqaron Bianka Çopja për Vetting.

Ka të bëjë me shpërdorim detyre për faktin që bëjnë njoftime përkatëse duke bërë njoftime përkatës, tendera me flamur të kuq me vetëm një pjesëmarrës dhe ai pjesëmarrës është fitues.

“Kompania ECO-ELB sh.a, me administrator Leli Kajën, e cila ka në menaxhim inceneratorin e Elbasanit, rezulton që në vitin 2023, të gjithë tenderët që ka kryer, t’i ketë pasur me flamuj të kuq, që do të thotë, ose kanë qenë tendera pa garë, ose me shkelje të tjera gjatë procesit të prokurimit. Janë vetëm me një pjesmarrës dhe ai është fitues”, sqaron Bianka Çopja./ BalkanWeb

 

inceneratori i elbasanit spak

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë