Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Qindra goma u dogjën mëngjesin e sotëm në Vlorë. • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10 në lagjen '24 Maji', pranë hidrovorit ku shtëllunga tymi kanë mbuluar lagjen përreth. • Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia po heton dhe ka shoqëruar deri më tani 4 persona të cilët do të merren në pyetje. • Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar se menduan që zjarri vinte nga një fabrikë dhe kanë shkuar për të parë. • Ata gjithashtu shprehen se kjo nuk është hera e parë që zgjohen nga shtëllunga tymi. • Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. • Po ashtu në ndihmë kanë shkuar edhe banorë të zonës aty duke hequr menjanë gomat që nuk kanë marrë flakë ende.
3 artikuj për këtë temë.
VLORË- Banorët e lagjes 24- Maji në Vlorë kanë reaguar pas djegies së qindra gomave në zonën e tyre. Ata shprehen të shqetësuar se kjo nuk është hera e parë që ndodh, të zgjohen nga shtëllunga tymi.
Një prej tyre gjithashtu u shpreh se shkoi në zonë pasi mendoi mos ishte djegur ndonjë fabrikë.
“Mendova mos ishte ndonjë fabrikë, a kishte ndodhur ndonjë gjë që kishte marrë flakë. Se mendova që ishin goma. Po kemi parë edhe herë të tjera”, tha ai.
Banorët në lagjen “24 Maji” u zgjuan rreth orës 09:10 nga shtëllunga tymi, pranë hidrovorit ku qindra goma plastike ishin duke u djegur. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke shpërndarë kështu nëpër lagje, tymin me përmbajtjet plastike të gomave. Policia ka shoqëruar deri më tani 4 persona të cilët do të merren në pyetje, si të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje./Dosja.al
VLORË- Policia ka reaguar lidhur me zjarrin që ka rënë pranë hidrovorit në lagjen '24 Maji' në Vlorë. Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se janë shoqëruar 4 persona të cilët do të merren në pyetje lidhur me djegien e qindra gomave në këtë zonë.
"Rreth orës 09:10, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr pranë hidrovorit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve po digjen disa goma automjetesh. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Të gjithë qytetarët e lagjes Çole por edhe lagjeve pranë janë zgjuar nga shtullungat mbytëse të tymit.Zjarri dyshohet se është i qëllimshem, ndaj grupi hetimor po vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al
VLORË- Katastrofë mjedisore po ndodh në Vlorë. Me qindra goma dhe mbetje plasike u janë vënë fjakën mëngjesin e sotëm në ish-Fushën e Aviacionit në Vlorë.
Të gjithë qytetarët e lagjes Çole por edhe lagjeve pranë janë zgjuar nga shtullungat mbytëse të tymit. Mësohet se zjarri gomave u është vënë qëllimisht nga persona të paidentifikuar për të marrë telat që ato kanë.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Po ashtu në ndihmë kanë shkuar edhe banorë të zonës aty duke hequr menjanë gomat që nuk kanë marrë flakë ende.