LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Bashkia Devoll, tender fiktiv 100 milionë lekë për investime në rrugë, paratë 'avullojnë'

Nga një investigim i Piranjave në terren rezulton që plani i investimeve nuk është realizuar. Fshatrat e parashikuar për të përfituar nga investimi nuk kanë marrë as edhe një karrocë me çakull. Paratë e tenderit nuk dihet se ku kanë përfunduar.

24 Mars 2023, 22:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Bashkia Devoll, tender fiktiv 100 milionë lekë për
Eduard Duro

DEVOLL- Rreth 100 mln lekë tender fiktiv ka bërë bashkia e Devollit në korrik të vitit të kaluar për investime në infrastrukturën rrugore, kryesisht për rrugët e fshatrave dhe rrugët bujqësore. Më konkretisht, në 13 korrik të 2022, bashkia Devoll i jep tenderin firmës Rej sh.p.k me fond limit 9.7 mln lekë të reja.

Por çfarë ka ndodhur në realitet. Nga një investigim i Piranjave në terren rezulton që plani i investimeve nuk është realizuar. Fshatrat e parashikuar për të përfituar nga investimi nuk kanë marrë as edhe një karrocë me çakull. Paratë e tenderit nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Ndërsa kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro reagon keq dhe mbyll derën kur vihet në vështirësi nga Piranjat për të dhënë llogari se si janë shpenzuar 100 mln lekët e tenderit, sheh si rrugë për të dalë nga situata.

Piranjat: Çfarë ka bërë bashkia me 97 mln lekë?

Kryetari: Do të jap përgjigje me shkrim

Piranjat: Sa gjasa ka të jetë një tender fiktiv?

Kryetari- Zero mundësi. Nëse një kg mungon dhe nuk ka ardhur, unë jap dorëheqjen.

Ky zotëri quhet Eduard Duro, dhe është kryetari i bashkisë Devoll. Arsyen pse reagon i nervozuar nga pyetjet tona, po e tregojmë tani.

Në 13 korrik të vitit 2022 bashkia e Devollit lidhi kontratën me objekt  “Materiale ndërtimi dhe mirëmbajtjes” me fond limit 11.330. 428. 00 dhe vlerë kontrate: 9.751.902, me firmën fituese “Rej sh.p.k”

Por çfarë parashikohej të bëhej?

Sipas kontratës do të kryheshin punime për të plotësuar nevojat e kësaj bashkie.

Shërbimet do të konsistonin në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, konkretisht shtrimin me çakull të rrugëve bujqësore dhe të brendshme, rehabilitimin e kanalizimeve, riparimin e rrethimit të varrezave, etj.

Dhe për këto nevoja, Bashkisë së Devollit iu deshën 97 mln lekë (të vjetra).

Një shifër jo e vogël, e cila besojmë se do t’i ketë lënë të kënaqur banorët e zonave të cilët prej vitesh kërkojnë të investohet në infrastrukturë.

Por më mirë të shkojmë t’i pyesim vetë.

Sipas këtij dokumenti në fshatin Maçurisht të Njësisë Proger është përdorur 415 m3  “çakëll, mbeturina për mbushje” për çakullimin e rrugëve bujqësore. Goxha sasi.

“Nuk është hedhur asnjë karrocë me çakull. Vijnë tani vetëm për vota”.

“Po bëhen gropa- gropa, nuk i mirëmbajnë, t’i rregullojnë. Më shumë na duhen rrugët e fushave. U mbushën para 4 vjetësh me granil, kurse tani nuk është bërë merak kryetari i bashkisë të hedhë një lopatë  zhavorr. Janë rrugët për ibret”, thonë banorët

“Kur hapen ato gropat hedhim dy-tre makina që e sheshojmë, e rregullojmë”.

Piranjat: Domethënë nja 10-20 m3.

Meço: Po. 2-3 makina me nga 10 m3, vetëm për rrugën kryesore. Për rrugët e arrave nuk ka sjellë.

Piranjat: Sa mendoni ju që duhen për Maçurishtin?

Meço: Duhet të paktën të punojnë 20 ditë kamionët me dy kamionë.

Meço: Po, 400 e mos mbi të”.

Sipas kryeplakut të fshatit Maçurisht, Sulejman Meço është hedhur rreth 30 m3 çakëll, por nëse do të bëjmë një krahasim me sasinë e supozuar të investuar prej 415 m3 çakëll, diferenca që del është e frikshme. Këtu, ose çakulli ose lekët për ta blerë, janë zhdukur. Por nejse, vazhdojmë.

Telefonata me Xhuma Mekolli, kryeplaku i Vranishtit:

“Rrugë ka, por nuk janë me çakëll. Kanë ardhur 7 makina me çakëll. Për rrugët e arave nuk kanë hedhur.

Le të bëjmë një përllogaritje edhe për Vranishtin, gjithmonë bazuar në fjalët e kryeplakut.

7 makina (max) 20 m3 secila= 140 m3, ndërsa vlera e shënuar në preventiv është 685 m3 çakëll. Sërish para të humbura.

Po në Pilur çfare ka ndodhur?

“Infrastruktura është zero. Kryetari i bashkisë ka dhënë disa ndihma për shtrimin e rrugëve, por janë minimale. Shumë pak çakull kanë sjellë”. Arben Xama, kryeplak i fshatit Pilur.

Bashkia Devoll deklaron se në këtë fshat është hedhur 280 m3 çakëll. Po se ku është hedhur vetëm bashkia mund ta dije.

Le të dëgjojmë njëherë administratorin e Njësisë “Progër”, se mbase mund të na e arsyetojë.

“Çakullimi i fundit është bërë vjeshtën që shkoi. Është planifikuar edhe këtë vit për të ndërhyrë. Sidomos në Maçurisht dhe Cangonj. Kanë nevojë për ndërhyrje, presim përmirësimin e motit dhe do ndërhyjmë. Këto janë rrugë që kemi gjetur.

Piranjat: Në Bashkinë Devoll…

Arben Xama: Ciao! Interpretime për parti mund t’i bëni kur të doni.

Piranjat: Në 4 vite, nuk keni bërë asnjë rrugë të re?

Adminstratori, me plot bindje thotë se në shtatorin e vitit të kaluar është investuar në çakullimin e rrugëve. Ndërsa nga vëzhgimi ynë në terren, realiteti flet krejt ndryshe.

Situata është e njëjtë në të gjithë fshatrat. Asnjë investim edhe në njësinë Miras –harta.

“Asnjëherë s’janë shtruar. Qeverisë ja kërkojmë, që asfalti të bëhet në Poncarë. Të paktën të lidhemi me fshatin, pale me Europën që nuk lidhemi.”

“Kam 50 vjet këtu, e nuk është shtruar asnjë rrugë”.

“Kam hedhur vetë zhavor me makinën time”

Zahir Pasho, kryeplaku i Ponçarës:

“Po të vish në fshatin tonë, të shikosh si është rruga brenda në fshat do zësh kokën me dorë. Ka premtuar që do ta bëjë tani po me sa duket mos është ndonjë asfalt elektoral.

Administratori njësisë Miras, Marjol Babi:

“Ka degraduar rruga brenda në fshat. Ngaqë e kemi lënë pas dore për arsye që do ta asfaltojmë brenda këtij viti.

Piranjat: Nuk keni marrë asnjë kamion me çakull?

-Gjatë këtij viti jo, vitin që shkoi po, kemi çakulluar. Vitin që kaloi, në tetor-  nëntor janë hedhur disa kamionë me çakull. Nga shirat ka ikur, prapë. Sa keni hedhur në tetor? Gati 5 kamionë kemi hedhur  me nga 20 metër kub që marrin. Në Ponçarë tek rrugët e arrave sa makina çakull keni hedhur?  Në rrugët e arrave nuk kemi hedhur.”

Pra, 5 kamionë me nga 20 m3= 100 m3. A i afrohet vallë 100 m3 çakëll sasisë prej 419 m3 të shënuar te preventivi?

Meqë jo, ku shkuan 319 m3 çakëll, ose 15 kamionë (20-5), apo nuk kanë ekzistuar fare?

Edhe në Njësinë Hoçisht nuk ka lajme të mira.

“Ka rrugë kryesore që janë shtuar me çakull. Vjet janë bërë. Gati tërë rrugët e fshatit po çakullohen për së dyti janë çakulluar. Në 10 kamionë me 5m3. Domethënë rreth 100 m3? Mund të kenë ngrënë dhe më shumë. Po granilin nga e merrni? Granili është marrë diku në minierën e Bitinckës, po sipër i hedhin granil të mirë të bërë me makineri”, thotë kryeplaku i njësisë Hoçisht.  

Ok! Le të themi se janë hedhur 10 kamionë me nga 5m3, që bëjnë 50 m3 çakëll. Prapë një shifër që nuk korrespondon me vlerën e shënuar në dokument prej 910 m3 material (për rrugë bujqësore dhe të brendshme).

Kësaj i thonë të vjedhësh dhe në çakull.

Tezbi Agolli, kryeplak Stropan:

“Rrugët e arrave nuk janë të shtruara as me çakull. Në periferi të fshatit ka sjellë. Sa çakull mund të ketë erdhur. Janë shtruar goxha rrugë, pak asfalt ka. Mund të kenë ardhur 20 kamionë të mëdhenj ccakëll.”  

Që bëjnë 400 m3 çakëll. Në preventiv sasia shënon 710 m3 material në total.

Pra, gati gjysma e sasisë, ka avulluar.

Këto janë rrugët e arrave që i kemi përmendur kaq shpesh dhe nuk i shikojmë asgjëkundi as granilin as çakullin nga to të cilat bashkia ka paguar paratë një më një.

Bazuar në dokument, vihet re se janë shpenzuar goxha para edhe për blerje “hekur beton i zakonshëm” me sasinë prej 2200 kg x 650 lekë, që bëjnë 1.430.000 L

Edhe pse në treg të lirë, hekurin mund ta blesh me 100 lekë kg, bashkia ka preferuar që ta blejë 550 lekë më shtrenjtë. 

Por abuzimet nuk kanë mjaftuar me kaq.

Bashkia e Devollit ka arsyetuar se ka blerë 1000 kolona betoni për rrethimin e varrezave që janë nën administrimin e saj. Për ta parë  nga afër këtë investim “madhështor”, preferuam te shkojme vete.

Piranjat: Me ccfarë është e rrethuar varreza?

Kryeplaku: Me shufra hekuri edhe me kafazë, i rrethuar anembanë.

Piranjat: Kolona betoni nuk ka aty?

Kryeplaku: Jo, kolona betoni jo. 

Varrezat në fshatin tonë, pjesërisht janë me avulli dhe mbi avulli janë të vendosura rrjetë teli…  Jo, s’ka kolona betoni.

Po të flasësh për varrezat e fshatit Çetë, mund të jenë gati më të masakruarat. Rrethimi i varrezës mund të jetë bërë para 10 viteve. Disa shtylla që kanë qenë, edhe rrjeta janë gati të rrëzuara. Ka prej hekuri, ka edhe prej druri.

Piranjat: Kolona betoni s’bëhet fjalë?

Kolonat e betonit, të cilat supozohej se do të shërbenin për rrethimin e varrezave të këtyre fshatrave nuk u panë gjëkundi në terren.

Mos vallë këto materiale janë ende në magazinë?!

Për të mësuar se ku janë kolonat e blera, takojmë Përgjegjësin e Shërbimeve Publike, Altin Cane:

“Materialet janë shkarkuar nëpër fshatra. Punimet që kemi bërë, beton, hekur, çakull. Unë s’e mbaj mend kur kanë ardhur materialet, këtu janë magazinuar.

E përballim me faktin e çmimit të hekurit që është blerë 650L.

“Hekuri merret sa e merr ai i tenderit dhe këto nuk janë çmime që i vë bashkia, por i vendos ai që ka marrë tenderin. S’ka ç’më duhen çmimet”.

Piranjat: 100 mln lekë tender dhe unë s’po shoh materiale në terren.

Altin Cane: Të çoj unë ti shohësh, edhe një kg çimento, se janë me kartë. I ke me datë kur kanë ardhur materialet. S’i mbaj mend fiks. Punët i kemi me situacione. Pak materiale kemi në magazinë, se janë hedhur të tjerat. Kemi tubat brenda. Të çoj unë t’i shohim.

Piranjat: Çfarë ke bërë me 700 m3 çakëll?

Altin Cane: Rrugët bujqësore të fshatrave, t’i tregoj unë.

Piranjat: Mua s’më duken aq tuba sa janë në letra.

Altin Cane: Tubat vijnë edhe i shpërndaj. S’i marr në shtëpi. I kam vënë.

Piranjat: Për 3 muaj i vure ti?

Duke qenë se Përgjegjësi i Shërbimeve Publike nuk është shumë i qartë, le të pyesim më mirë kryetarin, zotin Eduard Duro.

Piranjat: Me kaq shpenzime, keni ndërtuar një qytet nga e para?

Eduard Duro: Jo, kemi bërë punë publike në Bashkinë Devoll.

Piranjat: Nga kanë ardhur 700 kamionë me çakull këtu?

Eduard Duro: Kanë kaluar në rrugët bujqësore.

Piranjat: E di se ku kanë shkuar këto materiale?

Eduard Duro: Mund të bëni një vizitë, se edhe sot, dje shpërndajnë kamionë, nëpër rrugët bujqësore, të arave.

Piranjat: Me 700 kamionë do ishte bllokuar qarkullimi.

Eduard Duro: Nuk vijnë në një ditë. Unë nuk i di të gjitha. Merret sektori i shërbimeve publike. Në fund firmos unë. Shkoni te ndërmarrja e shërbimeve.

Piranjat: Çfarë ka bërë bashkia me 97 mln lekë?

Eduard Duro: Do të jap përgjigje me shkrim.

Piranjat: Sa gjasa ka të jetë një tender fiktiv?

Eduard Duro: Zero mundësi. Nëse dyshon mund të denoncosh. Nëse një kg mungon dhe nuk ka ardhur, unë jap dorëheqjen.

Piranjat: Pse e ke marrë hekurin 6 herë më shtrenjtë?

Eduard Duro: Duhet të pyesim…

Eduard Duro: Mund të jetë edhe lapsus shifra këtu.

Eduard Duro: Nuk kam info për këtë

Eduard Duro: Nuk kam info. Para meje firmosin të tjerë.

Piranjat: Më jep lotin tjetër, keni abuzime.

(Kryetari mbyll derën me forcë).

Marrë nga Syri

eduard duro

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit