LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush është shqiptarja që dhunoi deri në vdekje djalin e saj në Spanjë (EMRI+FOTO)

Arrestimi u bë pasi përfundoi autopsia e trupit të vogëlushit ku analizat treguan se fëmija kishte goditje dhe një histori të frakturave të mëparshme, gjë që nënvizon se vdekja mund të ishte e dhunshme. Autopsia është kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Alicante të martën e kaluar, sipas të njëjtave burime.

16 Qershor 2022, 14:51 Nga d.a
Kush është shqiptarja që dhunoi deri në vdekje djalin e saj
Shqiptarja qe vrau djalin ne Spanje

SPANJË- Agjentët e Gardës Civile arrestuan të hënën Hatixhe Kamxhiu, 32-vjeçare me kombësi shqiptare, pasi dyshohet se vrau djalin e saj dy vjeç në qytetin Bigastro të Alicante, sipas burimeve të hetimit.

Sipas mediave vendase, arrestimi u bë pasi përfundoi autopsia e trupit të vogëlushit ku analizat treguan se fëmija kishte goditje dhe një histori të frakturave të mëparshme, gjë që nënvizon se vdekja mund të ishte e dhunshme. Autopsia është kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Alicante të martën e kaluar, sipas të njëjtave burime.

Garda Civile dyshon se goditja aksidentale e supozuar në kokë, e pretenduar nga Kamxhiu, është shkaktuar pikërisht nga vetë ajo.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar ku shqiptarja pretendoi se djali i saj kishte goditur aksidentalisht kokën në një tavolinë. Kur u transferua në spital, u konstatua se trupi i 2-vjeçarit kishte disa fraktura. Djali tjetër i gruas, vëllai binjak i viktimës, gjithashtu u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Alicante-s me vendim gjykate. Sipas të njëjtave burime, nga analizat mjekësore të kryera rezultoi se ai kishte shenja të lëndimeve të mëparshme.

Nëna u shtrua në repartin psikiatrik të Hospital de la Vega Baja pas një tentative vetëvrasjeje. Më në fund ajo ka dalë nga spitali dhe është arrestuar.

Agjentët kanë raportuar edhe te shërbimet sociale të Këshillit Bashkiak, sipas protokollit dhe sipas informacioneve, nëna ka marrë ndihmë financiare për disa muaj pasi nuk kishte burime financiare dhe ishte e vetme me tre fëmijët, dy binjakët dhe një vajze 8 vjecare.

Vdekjet e dhunshme të të miturve nga duart e prindërve të tyre vazhdojnë të lënë figura të zeza në komunitetin e Valencias. Një nga rastet më të fundit ndodhi në qytetin e Valencias Sueca, prillin e kaluar, kur një baba vrau djalin e tij 11-vjeçar.

spanjë nena vret djalin e saj hatixhe kamxhiu


Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri