LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Deputeti finlandez e pyet për krimin. Kreu i EuroJust: Kemi 14 skuadra hetimi për grupet kriminale shqiptare (Projekti për Ballkanin Perëndimor)

Në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor, eurodeputeti finlandez ka pyetur se edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar në BE, cilat janë bashkëpunimet e EuroJust për të parandaluar grupet kriminale në këtë vend. 

5 Dhjetor 2024, 14:29 Nga I.A
VIDEO/ Deputeti finlandez e pyet për krimin. Kreu i EuroJust: Kemi 14
Sebastian Tynkkynen dhe Michael Schmid

BRUKSEL- Deputeti finlandez Sebastian Tynkkynen ka kërkuar llogari nga kreu i EuroJust Michael Schmid në lidhje me krimin shqiptar. Në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor, eurodeputeti finlandez ka pyetur se edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar në BE, cilat janë bashkëpunimet e EuroJust për të parandaluar grupet kriminale në këtë vend. 

“Nga pikëpamja e kriminalitetit ndërkombëtar dhe në lidhje me zgjerimin e BE, dua t’ju them se ka kriminelë shqiptarë në Finlandë, këta njerëz kryejnë krime në Finlandë edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar i BE doja t’ju pyesja “Çfarë lloj bashkëpunimi keni apo nuk keni brenda Eurojust me vendet kandidate dhe si do të ndikojë zgjerimi në këtë aspekt në Europën Perëndimore? Si i vlerësoni ju vetë sfidat që lidhen me zgjerimin? Ç’mund të na thoni për këtë?” tha Tynkkynen.

 

Ndërkohë që kreu i Eurojust, Michael Schmid u shpreh se niveli i bashkëpunimit me Shqipërinë është rritur. Sipas tij janë 13 ose 14 çështje hetimore që lidhen me Shqipërinë dhe se pjesa më e madhe tyre  kanë të bëjnë me prokurorët italianë. Po ashtu Schmid në përgjigjen e tij theksoi se tashmë kanë një tjetër projekt për të fultuar krimin, i cili quhet “Crimejust në Ballkanin Perëndimor”. Sipas tij, ky projekt do të vlej për të prezantuar metodat dhe instrumentat që përdorin edhe për hetuesit shqiptarë që të rrisin efikasitetin.

“Flm për pyetjet. Janë shumë të rëndësishme. Për disa vende jo anëtare, janë gjithsej 13 besoj, ka zyra të prokurorëve nga këto vende në qendrën tonë ku ne mund t’i takojmë si kolegë të njëjtë me ata të vendeve anëtare. Mes tyre ka edhe nga vende të Ballkanit Perëndimor, ka edhe nga Shqipëria. Duhet të them se nga niveli i prokurorëve, unë shpesh u them prokurorëve të vendeve anëtare se mund të vijnë tek ne dhe të bashkëpunojnë pasi bashkëpunimi është i njëjtë me ato të vendeve anëtare. Me Shqipërinë nuk e kam numrin ekzakt, por kemi 13 apo 14 çështje hetimore ndaj në këtë drejtim mendoj se bashkëpunimi ecën mirë. Së fundmi për përmirësimin e bashkëpunimit, kemi edhe një projekt që quhet “Crimejust në Ballkanin Perëndimor” dhe ideja e këtij projekti është të prezantojë metodat dhe instrumentat që përdorim ne për të bashkëpunuar edhe për hetuesit shqiptarë që të shtojmë çështjet në hetim dhe besoj se kjo ka pasur sukses në të shkuarën” u shpreh Schmid.

sebastian tynkkynen michael schmid

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet