LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Krimet e diktaturës përmes dëshmive të të mbijetuarëve

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 dekada nga renia e komunizmit ata thonë se, për këtë shtresë të prekur të shoqërisë, është bërë shumë pak nga autoritetet shtetërore, në adresë të kujtesës historike.

12 Qershor 2022, 21:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Krimet e diktaturës përmes dëshmive të të
Foto Ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet shumëvjeçare ndaj tyre dhe familjeve të tyre. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 dekada nga renia e komunizmit ata thonë se, për këtë shtresë të prekur të shoqërisë, është bërë shumë pak nga autoritetet shtetërore, në adresë të kujtesës historike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Mimoza Picari sjell më shumë hollësi nga Tirana.

Në Shqipëri ende ka një debat të hapur mbi krimet e komunizmit dhe ndarjen me të shkuarën, dhe pse kanë kaluar mbi 3 dekada nga rrëzimi i diktaturës. Sipas të dhënave të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, për 45 vjet në këtë regjim, rreth 35 mijë burra dhe gra u burgosën për motive politike.

Mbi 7 mijë u ekzekutuan, u vranë ose vdiqën në to. 60 mijë shqiptarë gjithashtu u internuan në kampe përqendrimi, 7 mijë prej të cilëve humbën jetën në to. Një e mbijetuar 88 vjeçare, Klara Merlika, bashkëshortja e Fatos Merlikës, djalit të ish-kryeministrit Mustafa Merlika, ishte 10 vjeç kur u internua nga Shkodra me familjen në vitin 1945. Babai i saj ishte pjesëmarrës në rezistencën e armatosur kundër regjimit komunist në Mirditë. Fillimisht u dërguan në kampin e Beratit dhe më pas në atë të Turanit në Tepelenë.

Ajo rrëfen për Zërin e Amerikës kushtet ç’njerëzore aty, ku njerëzit vdisnin nga uria dhe mungesa e shërbimeve mjekësore.

“ Turani, ka qenë i tmerrshëm. Brenda 24 orëve kanë vdekur 25 fëmijë nga dizanteria. Varret e fëmijëve kanë humbur. Më kujtohet një nënë që shkoi i mori eshtrat fëmijës së saj, dhe i mbante poshtë jastëkut. Tre herë është varrosur gjyshja ime. Për herë të tretë e varrosën në breg të Bënçës. Gjovalin Vasia ka pas bërë një vjershë, ku kam shtuar dhe vetë disa vargje - O ju male që më rrethoni, edhe

Bënça vjen valë-valë, varret tona i ka marrë. S’të erdhi keq, s’pate mëshirë, varret më kush nuk i di. Gjithë në Vjosë na i çove ti- shprehet për Zërin e Amerikës Klara Merlika, ish e përndjekur politike.

Gjergj Hani, nga qyteti i Durrësit ishte 16 vjeç, kur tentoi të arratisej në vitin 1985, në lindje të vendit, përmes fshatit Lin në Pogradec. Aty pikaset nga forcat e kufirit dhe arrestohet, dënohet dhe dërgohet në burgun e Qafë- Barit. Pas një amnistie, lirohet një vit më vonë dhe sërish tenton të arratiset, por pa sukses. Arrestohet, dënohet sërish dhe këtë herë fiton lirinë pas rrëzimit të regjimit komunsit në vitin 1991. Ai kujton për Zërin e Amerikës dhunën e egër ndaj tij dhe të burgosurve të tjerë kur mbërritën në burgun e Qafë Barit.

“Kur zbritëm nga autoburgu, në të dy anët u rreshtuan policë, dhe kur ne kaluam na goditën me bishta kazme, në mënyrë të verbër. Shpesh e kam pyetur veten si ka mundësi të kishin një urrejtje të tillë. Zakonisht njeriu të urren, por të urren kur ka një eksperiencë të drejtpërdrejtë me ty, i kë bërë diçka. Ne për ta ishim njerëz që nuk na njihnin, nuk na kishin parë kurrë. Ata lëshuan një dhunë të verbër, e cila më shoqëroi gjatë gjithë kohës aty”- tha për Zërin e Amerikës Gjergj Hani, ish i burgosur politik.

Vuajtet dhe përndjekjet do të shoqëronin gjithë jetën edhe Lavdie Nelën nga qyteti i Kukësit, bashkëshortja e poetit dhe mesuesit Havzi Nela, i cili dënua me varje në litar në gusht të vitit 1988, pas 20 vitesh burg, për tentativë arratisje dhe agjitacion e propagandë. Ajo kujton fillimin e vuajteve të mëdha për të dhe Havziun në vitin 1967. 33 vjeçari Havzi Nela ishte kundërshtar i hapur i sistemit komunist.

“Në një mbledhje e kritikuan rëndë. Pse nxitoni për të bërë kolektivizimin ju thoshte komunistëve. Ai nuk pranoi të prishte kisha e xhamia. Kur i kanë vënë kazmën në Topojan xhamisë edhe nxënësit kanë qarë bashkë me të. Nuk ka pranu me e prish. Aty filloi përpndjekja jonë e madhe nga sigurimi i shtetit”- shprehet për Zërin e Amerikës Lavdie Nela, ish e dënuar politike.

Sot pas më shumë se 50 vitesh Lavdie Nela ruan në kujtesën e saj një moment tejet të vështirë, kur po arratisej me bashkëshortin Havzi Nela, përmes zonës në kufi me Ish-Jugosllavinë, në pranverë të vitit 1967.

“U nisëm, ishte një rrugë të gjatë. Bora duke u shkrirë. Ishte prill, muaji më i bukur. Kur arritëm tek piramida 18 ktheva kokën nga vendlindja ime Shishtaveci. Kisha 3 muaj pa shkuar tek nëna ime, nga frika se ndiqnin Havziun. Nuk e shpjegoj dot dhimbjen që kam ndjerë. Thashë lamtumirë nënë e dashur dhe ti baba, nuk do të më shihni më. Pashë dritën e ndezur në guzhinë dhe ktheva kokën u largova”- vijon mes lotësh ish e dënuar politike.

Tentativa e Havzi dhe Lavdie Nelës për t’u arratisur dështoi. Ata u dorëzuan nga autoritetet jugosllave tek ato shqiptare, dhe u dënuan përkatësisht me 15 dhe 10 vjet heqje lirie. Ata do të përshkonin një rrugë të gjatë plot vuajte nëpër burgje dhe internime. Havziu ridënohet gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Spaçit, ndërsa Lavdia pas dy vitesh lirohet dhe internohet në Kalimash të Kukësit, ku punoi në minierën e kromit. Pas lirimit në vitin 1988 Havzi Nela tenton sërish të arratiset dhe pasi kapet nga rojet kufitare, dënohet me varje në litar. Lavdia ruan me fanatizëm letërkëmbimet me të nga burgu, dhe disa dorëshkrime me poezi. Duket se jeta e saj ka ndalur aty.

Vitet 90’ pas rënies së komunizmit, ishin plot shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por mjaft prej atyre që i mbijetuan vuajtjeve në burgje, dhe kampe internimi, sot pas më shumë se 30 vitesh kanë këtë qasje, për atë që prisnin me ardhjen e demokracisë, dhe atë që ndodhi.

“Ishte e pakuptueshme për mua, se si shumë komunistë, u ngrysën komunistë dhe u gdhinë demokratë. Në raport më atë që prisnim, nuk jemi askund”- thotë Gjergj Hani, ish i dënuar politik.

“Njerëzit mund ta ndryshojnë emrin brenda 24 orëve por shpirti i tyre nuk ndryshon. Ne jemi të lirë sot që flasim, ashtu si na mbushet mendja neve, por tjetër gjë s’kemi fituar.”- Klara Merlika, ish e përndjekur politike.

Studiues, përfaqësues të institucioneve për krimet e komunizmit, dhe të shoqatave të të dënuarve dhe përndjekurve politikë, kanë ngritur në vijimësi shqetësimin se e shkuara ende nuk zbardhur, dhe se përgjegjësit e krimeve të komunizmit nuk janë dënuar.

“Ai përqendrim që ka qenë sidomos në 10-15 vitet para pas rënies së komunizmit, vetëm tek kompensimi material, për mendimin tim nuk ishte i duhuri. Në mënyrë paralele duhej të ishte punuar dhe me politikat sistematike të ndëshkimit të atyre që ishin persekutorë të të përndjekurve politikë. Duke mos ndëshkuar krimet e së shkuarës ne instaluam kulturën e pandëshkueshmërisë, e cila vijon të jetë dhe sot e kësaj dite aktuale”- u shpreh për Zërin e Amerikës Jonila Godole, zv. Kryetare e bordit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Në Shqipëri edhe 30 vite pas renies së diktaturës ende nuk ka një muze të posaçëm për dikatutën, përgjegjës për krimet e komunizmit, dhe një memorial qëndror kombëtar në nder të viktimave. Shqipëria është i vetmi vend në bllokun ish-komunist të lindjes, ku është bërë shumë pak për ballfaqimin me të kaluarën dhe pasojat e saj. Studiues dhe analistë thonë se përpjekjet e autoriteteve zyrtare përmes politikave simbolike nuk mjaftojnë për zbardhjen e së shkuarës komuniste 45 vjeçare, dhe vendosjen e drejtësisë për mijëra viktima të pafajshme të atij regjimi.

Marrë nga VOA

klara merlika fatos merlika krimet e diktatures

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend