LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Hedhja e vajit në rrugën e Prrenjasit, kryepolici lëshon gojën para gazetares: Ju dhimbset ju? T’i .....

Qytetarët thonë se në këtë rrugë hidhet vaj duke bërë që makinat të rrëshqasin dhe qytetarët të rrezikojnë jetën e tyre.

11 Maj 2023, 21:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Hedhja e vajit në rrugën e Prrenjasit, kryepolici lëshon
Emisioni Stop

TIRANË- Në mënyrë të përsëritur transmetohet një lajm për hedhjen e qëllimshme të vajit në rrugën e Prrenjasit. Edhe në redaksinë e emisionit “Stop” kanë ardhur ankesa të shumta, për një ngjarje që ndodh në aksin rrugor nga ‘Pengu Oil’ drejt Qafë Thanës.

Qytetarët thonë se në këtë rrugë hidhet vaj duke bërë që makinat të rrëshqasin dhe qytetarët të rrezikojnë jetën e tyre. Pretendimet e qytetarëve lidhen me punonjësit e serviseve dhe karrotrecëve, të cilët sipas denoncuesve, e hedhin vajin me qëllime përfitimi që të dëmtohen makinat dhe t’i rregullojnë aty.

Stopi: Kam përplasur makinën, që në pikë të mëngjesit.

Stopi: Dola nga rruga, rrëshqita, kur po ktheheshim nga…

Stopi: Jo, s’binte shi. As vetë nuk e di…

Qytetari: Lart në Qafë Thanë?

Qytetari: Hedhin vaj ata. Hedhin vaj. Vaj makine të djegur, hedhin që të përplasen.

Stopi: Po kush e hedh, mor burrë?

Qytetari: Hedhin këta të karrotrecit. Hedhin vaj, që të goditen.

Stopi: Po këta i kap zona e Prrenjasit, apo?

Qytetari: Po këta të Prrenjasit e hedhin.

Stopi: Ishte aty një karburant, që kishte karrotreca, nja 3-4 karrotreca. Sapo kalon kthesa.

Qytetari: Ata e hedhin. Hedhin vaj në rrugë ata edhe nuk duket fare.

Stopi: Doja t’ju pyesja, se mbrëmë im shoq ka bërë një aksident me makinë. Ai thotë, se ka pas vaj në rrugë, prandaj kam bërë aksident.

Punonjësi: Në çfarë vendi ka ndodhur?

Punonjësi: Është njëri atje, që ka karrotrec. Edhe bën vaki.

Punonjësi: Ata, që kanë atë karrotrecin…

Me kamera të fshehtë “Stop” takoi zotërinë e servisit, i cili bën pazar, për ta çuar makinën në Tiranë dhe më pas sugjeron që makina ta rregullohet aty.  Në radhë ishin edhe makina të tjera, që kishin rrëshqitur në rrugë dhe kishin ndaluar në servis.

Stopi: Si kaluat? Këto të karrotrecit, di gjë, ku janë?

Stopi: Sa kushton të marrësh një makinë në Qafë-Thanë, për ta çuar në Tiranë?

Punonjësi: S’bëhet fare makina?

Stopi: Kam frikë të eci me atë.

Punonjësi: Jo, jo, që ta bëjnë këtu në servis, apo nuk e ke idenë?

Stopi: Po s’e di, se as nuk marr vesh shumë.

Punonjësi: Vemi, shkojmë e marrim. Shkojmë në dy-tre servise, që mund të gjejmë ndonjë… ca ke prishur, radiator, a parakolp, a…? Ja dhe ky u spostua, ka carë gomat, ka çarë radiatorin e hidraulikut.

Stopi: Edhe ai nga rrëshqitja?

Punonjësi: Po, nga rrëshqitja.

Stopi: Gjithë rruga me vaj. Ata, që e hedhin bëjnë mirë, se kështu siç ecin këtu tek neve… gjithë ato aksidente.

Punonjësi: Rrumpallë! Ja, si i kam unë. Dy copë i mora në mëngjes, në Qukës andej. Do i çoj në Elbasan.

Stopi: Edhe ato nga rrëshqitja?

Punonjësi: Nga rrëshqitja, po!

Qytetari 1: Të është dëmtuar shumë makina? Të duhet karrotrec?

Stopi: Po, por kushton goxha, kështu që… Nuk e mora vesh, se si dola jashtë rruge.

Qytetari 3: Kanë hedhur vaj aty.

Qytetari 1: Ca vendi, tek kthesa?

Qytetari 1: Po vaj…Janë këto, që kalojnë maunet.

Stopi: Këto të karrotrecave, se…

Qytetarët shprehen se i janë drejtuar punonjësve të policisë, por askush nuk mban përgjegjësi. “Stop” u drejtuam në stacionin e policisë Përrenjas, ku biseduam me komandantin Emin Spaholli.

Ky i fundit thotë, se kanë shkuar në vendin e pretenduar për hedhje vaji, por nuk kanë gjetur gjurmë vaji dhe kanë pastruar rrugën. Edhe pse thotë se ka dëgjuar nga kolegët se aty hidhet vaj, përsëri nuk është ndjekur çështja.

Në fund kur kryepolici mendon, se e ka mbyllur telefonin, por dëgjohet të ofendojë gazetarët me fjalor rruge.

Gazetarja: Zoti Emin përshëndetje.

Gazetarja: Të shqetëson Viola Lito gazetare nga emisioni “Stop”.

Gazetarja: Në fakt t’u drejtova këtu te stacioni i policisë për shkak edhe të ankesave që kamë për rrugën e Qafë Thanës, nga Pengu Oil, deri në Qafë Thanë për vajin që hedhin në rrugë. Keni dijeni ju për këtë?

Emin Spaholli: Po ishim dje, u morëm me atë punë, por më raportuan, që nuk ishte vaj. Ishte nga lagështira. Se ajo Qafë Thana rrezikohet. Një vesë shi, ajo bëhet si gjalp, rrëshqet.

Gazetarja: Nga ankesat që ne kemi është që karrotrecat dhe serviset hedhin vaj aty dhe është për një kohë të gjatë aty.

Emin Spaholli: Po mirë, mbase mund të ketë ndodh më përpara, po dje nuk ishte kështu.

Gazetarja: Do ta hetoni të paktën që ta dini se ju me dy tre orientime që mund të keni e gjeni se kush e heq vajin?

Emin Spaholli: Mirë mo mirë, ne atë punë kemi. Do ta shikojmë.

Gazetarja: Ju ankesa, vetëm dje keni patur?

Emin Spaholli: Po për këtë periudhë dje, se unë s’kam qenë. Kam qenë i komanduar në Elbasan dhe dje fillova. Herët e herët ka patur më përpara.

Gazetarja: Nga lagështira ka qenë dhe më përpara?

Emin Spaholli: Ka patur dhe hedhje vaji. I kemi larë me zjarrfikësen, i kemi rregulluar.

Gazetarja: Ideja është që të gjenden, që të parandalohen, të merren masa.

Emin Spaholli: Mirë, mirë dakord! S’është detyra juaj ajo. I kemi ne detyrat.

Gazetarja: Po pra, por detyrat duhet që t’i zbatoni jo t’ju themi ne që t’i zbatoni.

Emin Spaholli: Ëëë ju dhimbset shumë ju ë?

Gazetarja: Po më shumë se sa ju na dhimbsen.

Gazetarja: Të ju ishin dhimbsur do i kishit marrë masat.

Emin Spaholli: E kemi në ndjekje, e kemi…

Gazetarja: Në rregull do rikthehemi sërish.

Emin Spaholli: Hajde…! T’i pres, t’i q*.. robt!

Gazetarja: O komandant, të paktën më shaj në fytyrë ose kështu siç e ke telefonin, mos shaj pasi mbyll telefonin.

Gazetarja: Je komandant, mos më thuaj mua ato fjalë që thua. Ku je?

Emin Spaholli: Unë do vij nga dreka aty.

Gazetarja: Nga dreka? Tani, tani, ku je?

Emin Spaholli: Tani jam larg unë!

Gazetarja: Dhe ma thuaj atë fjalën meqenëse je larg?

Emin Spaholli: Çfarë thashë mo, çfarë thashë?

Gazetarja: Çfarë fjale the kur mbylle telefonin?

Emin Spaholli: Asgjë! Sa halle kemi ne thashë, do ju japim dhe shpjegime gazetarëve!

Gazetarja: Vetëm këtë the? Se e kam të regjistruar që the një fjalë tjetër.

Emin Spaholli: Mirë, në rregull!

Emin Spaholli: Ohu unë jam në moshë, babai jot mund të jem…

Gazetarja: Kur ta shikosh në emision nxirrja pak kuptimin me kë e ke patur dhe të kthjellohesh.

Emin Spaholli: Mirë, mirë…!

Marrë nga tvklan.al

emisioni stop

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet