Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
VIDEO- Nis dëbora e parë edhe në Bjeshkët e Valmorit në Mirditë, ulen temperaturat
Më herët gjatë ditës së sotme u raportua se edhe në Bulqizë, dëbora kishte nisur në male, pas reshjeve të shiut që prej ditës së djeshme kanë qenë mjaft intensive gati në gjithë Shqipërinë. Temperaturat kanë shënuar gjithashtu ulje të temperaturave.
4 Nëntor 2023, 19:32Nga r.ll
debora ne bjeshket e valmorit
MIRDITË- Reshjet e dendura të shiut duket se po i lënë vendin dimrit të vertetë, dëborës dhe temperaturave të ulëta. Majat e maleve janë zbardhur edhe në Bjeshkët e Valmorit në Mirditë ku ka nisur dëbora e parë për këtë vit.
Më herët gjatë ditës së sotme u raportua se edhe në Bulqizë, dëbora kishte nisur në male, pas reshjeve të shiut që prej ditës së djeshme kanë qenë mjaft intensive gati në gjithë Shqipërinë. Temperaturat kanë shënuar gjithashtu ulje të temperaturave.
E njëjta gjë është raportuar edhe në Kukës dhe në Gramoz të Kolonjës.
Kujtojmë se që nga dita e djeshme në vend ka mbërritur stuhia Ciaran që ka prekur pjesën më të madhe të Evropës, duke sjellë erëra të forta dhe përmbytje në shumë zona të vendit.