Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO/ Nis shembja e pallatit në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë
Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.
19 Dhjetor 2022, 08:24Nga F.M
Shembja tek "Myslym Keta"
TIRANË- Ka nisur shembja e pallatit nr.4 në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë. Fabromat e IKMT-së kanë nisur ta shembin, pa pritur vendimin e gjykatës e cila do të vendoste sot. Banorët janë zgjuar pa gshirë ende dhë kanë dalë poshtë pallatit të rrethuar nga dhjetëra efektivë policie.
Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.
I pranishëm gjatë kësaj përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka bërë me dije se një prej qytetarëve që banon në këtë pallat, ka humbur jetën për shkak të tensionit.